• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ne jemi si afganët, por afganët e Europës! Edi Rama për “Der Spiegel”: Merkel do të na mungojë së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin!

07/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Ne jemi si afganët, por afganët e Europës! Edi Rama për “Der Spiegel”: Merkel do të na mungojë së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ne jemi si afganët, por afganët e Evropës,” thotë kryeministri Edi Rama për Jan Puhl, në një intervistë për gazetën e njohur gjermane ”Der Spiegel”, ku flet për strehimin e qindra refugjatëve nga Afganistani, për zhgënjimin nga Bashkimi Evropian dhe për faktin që mungesa e Merkelit do të ndihet së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin.

Vendi juaj është bërë shtëpia e afganëve, të cilët kanë ikur kur talebanët morën përsëri pushtetin, në mes të gushtit. Sa janë dhe sa do të qëndrojnë?

Tani ka rreth 1 000 afganë dhe amerikanët po sjellin akoma. Ne mund të marrim deri në 4 000. Këta njerëz ishin përballë talebanëve dhe u shërbyen trupave të NATO-s, për shembull si përkthyes. Ne nuk duhet t’i zhgënjejmë. Ata do të qëndrojnë derisa të marrin viza për në SHBA. Procedurat do të marrin shumë kohë.

Shqipëria nuk është vendi më i madh dhe më i pasur në Evropë. Si ndodhi që u arrit deri në këtë pikë?

Fillimisht u futëm nga organizatat joqeveritare për t’u dhënë ndihmën afganëve. Ne thamë menjëherë ”po” sa na u kërkua nga qeveria amerikane. Ata ishin nën presion sepse kishte vetëm disa vende që donin të merrnin refugjatë.

Pse Shqipëria ra dakord?

Ne nuk mund të kishim refuzuar! Kodi i nderit i shqiptarit vjen që nga Mesjeta. Mikpritja luan një rol qendror dhe kjo është e vërtetë edhe sot. ”Shtëpia juaj i përket Zotit dhe mikut”, thotë ky kod nderi. Kjo nuk është vetëm për atë mik që ju ftoni, për të të gjithë ata që ju trokasin në derë. Tradicionalisht për ne e pamundur të refuzosh ndokënd. Kjo është edhe arsyeja pse Shqipëria ishte vendi i vetëm pas Luftës së Dytë Botërore që kishte më shumë hebrenj se para fillimit të saj.

A do të thotë kjo se edhe popullata e mbështet atë? Vendimi për të marrë mijëra afganë?

Ne jemi të ndarë për gjithçka në Shqipëri dhe ndonjëherë nuk pajtohemi edhe për faktin se sa është ora. Por, partitë tona nuk ndryshojnë në këtë çështje. Ne kemi pasur gjysmë milion refugjatë të regjistruar gjatë Luftës së Kosovës. Në vitet e fundit më shumë se 3 000 iranianë erdhën tek ne, anëtarë të opozitës të cilët ishin persekutuar brutalisht. Ne jemi si afganët, por afganët e Evropës. Vendi ynë ishte plotësisht i izoluar nën regjimin e Enver Hoxhës, madje as pjesë e Traktatit të Varshavës. Te pika e kthesës, të gjitha institucionet u rrëzuan dhe vendi ishte si në luftë civile. Në atë kohë shumë anije u mbushën me njerëz dhe u nisën drejt Italisë. Ne e kemi përjetuar të qenit refugjatë.

Në vendet e tjera evropiane politikat e migrimit janë shumë të diskutueshme, ekziston frikë nga refugjatët që janë karburanti i partive populiste të krahut të djathtë. Pra, a janë shqiptarët imunë ndaj pakënaqësisë?

Hapja jonë është një trashëgimi e madhe dhe të shumtë duhet të jenë ata që duhet të marrin prej saj. Edhe ne jemi një vend anëtar i NATO -s, vetëm se kontributi ushtarak i Shqipërisë nuk është i madh. Por, shumë besojnë se ne mund të ndihmojmë ndryshe. NATO është një bashkësi vlerash. Ne thjesht nuk mund të kthejmë shpinën në këto momente. Është tronditëse se si ekstremi i djathtë po dikton sot debatin lidhur me emigrantët në shumë vende, veçanërisht në ato të pasura.

Deri në vitin 2018 nën qeverisjen tuaj, Shqipëria nuk ka pranuar të ndërtojë qendra pritjeje të refugjatëve për llogari të Bashkimit Evropian. Përse i keni thënë “jo” kësaj?

Ne nuk donim të shndërroheshim në një vend grumbullimi për refugjatët e padëshiruar nga BE-ja. Përndryshe ne do të duhej të viheshim në shërbim të një politike antiemigracion të vendeve vërtetë të pasura. Nuk e donim këtë.

Shqipëria synon prej kohësh që të anëtarësohet në BE, por pa shënuar progres në këtë. A jeni të zhgënjyer?

Nuk jemi të zhgënjyer, por jemi bërë më realistë. Ne e kemi idealizuar BE-në, ne vazhdojmë të jemi një ndër vendet më pro europiane në kontinent. Por, sot e dimë më mirë se si funksionon BE-ja. Ne mësojmë nga Europa si të ndërtojmë një shtet transparent dhe demokratik. Europa zotëron dijen dhe na e siguron këtë. Edhe kjo është një vlerë në vetvete. Anëtarësimi të ndodhë kur të ndodhë. Është krejt e qartë për mua: ne ishim të fundit që hoqëm dorë nga idea e komunizmit dhe do të jemi po të fundit që do të heqim dorë nga ideja e Evropës. Dikush mund të vërë në dyshim Vatikanin, por jo Zotin. Ideja e një Evrope të bashkuar është Zoti.

Sot, mbi të gjitha, ju jeni në favor të një afrimi më të madh me SHBA-në. Çfarë lloji marrëdhënieje do të dëshironit të kishit me SHBA-në? Atë të një partneriteti të veçantë, për shembull? Shumë vende të tjera që kanë vështirësi me BE-në do të kishin ëndërruar për këtë.

Gjatë periudhës së komunizmit na thuhej që SHBA ishte mishërim i së keqes. Por ne u bëmë adhurues të Amerikës. Shqiptarët janë sot më pro-amerikanë se sa vetë teksanët. Fatmirësisht, s’jemi të detyruar të zgjedhim mes SHBA-së dhe BE-së. Ne duam marrëdhënie të mira me të dy.

A do t’ju mungojë Angela Merkel, e cila ka qenë gjithmonë e interesuar për Ballkanin? Presidenti francez, Emmanuel Macron, për shembull, madje i bllokoi bisedimet e anëtarësimit me shtetet e Ballkanit.

Emmanuel Macron është shumë herë më i ndershëm sesa shumë politikanë të tjerë, të cilët fshihen pas premtimesh të bukura. Ishte Merkel ajo që i shpëtoi nderin kontinentit në atë kohë. Evropa do ta kishte humbur shkëlqimin e moralit të saj, nëse do të na kishte mbyllur kufijtë. Merkel do të na mungojë së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In