• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndizet konflikti në PD: Basha mbledh Kuvendin Kombëtar dhe nis spastrimet nga njerëzit e Berishës! Ish-kryetari shton kërcënimet dhe mobilizon të vetët

17/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Ndizet konflikti në PD: Basha mbledh Kuvendin Kombëtar dhe nis spastrimet nga njerëzit e Berishës! Ish-kryetari shton kërcënimet dhe mobilizon të vetët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Plas konflikti mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut demokrat Lulzim Basha. Deklaratat e ditëve të fundit të Berishës se do të rikthehet në krye të PD kanë trazuar ujërat në selinë blu.

Ish-kryeministri po kërcënon hapur Bashën, por duket se ky i fundit dje i është kudër përgjigjur. Pasi u rizgjodh në krye të PD, Basha ka vendosur të spastrojë partinë nga themelet, duke larguar të gjithë berishistët që punuan kundër tij. Ditën e premte do të mblidhet Kryesia, e cila do të vendosë për të nisur një analizë të thellë në degë mbi humbjen e 25 prillit.

Po ashtu ajo do thërrasë Kuvendin Kombëtar i cili do vulosë reformimin e PD.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite: 1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill. 2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit”, thuhet në njoftimin që u ka shkuar anëtarëve të Kryesisë.

Sipas burimeve, pas analizës, Basha do të largojë të gjithë ata që nuk punuan si duhet. Pra duket se do të nisë një pastrim rrënjësor i partisë dhe duket se do të ikin shumë individë që njihen si më pranë Berishës.

Berisha shton sulmet

Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha ka intensifikuar sulmet e kërcënimet. Ditën e djeshme ai postoi një video nga 25 vjetori i themelimit të PD, duke dërguar sërish mesazh se ai mund të tentojë të marrë partinë. Postimi i kësaj videoje tregon se ish-kryeministri, i alarmuar nga shpallja “non grata”, po përpiqet të vijë në krye të partisë për të mbrojtur veten.

“Sikur 1000 të mbeti, do të mbetem njëri prej jush. Sikur 100 të mbeti, do të mbeti njëri prej jush. Sikur vetëm 1 të mbeti, do të jem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike. Zoti i bekoftë demokratët. Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin e saj, shqiptarët kudo që janë”, shprehet Berisha.

Mbështetësit e Berishës akuza Bashës

Në të njëjtën ditë janë mobilizuar kundër Bashës edhe mbështetësit e tij. Emra si Arben Imami, Bujar Nishani, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli apo Arben Ristani dolën në një konferencë për mediat duke sulmuar liderin demokrat Basha për zgjedhjet në PD. Edith Harxhi deklaroi se zgjedhjet e 13 qershorit as nuk mund të quhen zgjedhje pasi ishin jashtë çdo standardi.

“Këto zgjedhje nuk ishin zgjedhje, nuk ishin as zgjidhje, ishin jashtë çdo standardi vendor, e jo më ndërkombëtar për t’u quajtur zgjedhje.

Nuk ka përfunduar me datën 13 qershor, kjo do të vazhdojë dhe ky grup ka të njëjtin qëndrim. Këto nuk ishin zgjedhje”, u shpreh Harxhi. Edhe ish-ministri i PD, Arben Imami sulmoi Bashën se nuk duhet ta mbajë listën e votuesve të fshehtë pasi sipas tij PD nuk është subjekt terrorist.

“Këto zgjedhje janë përtej njohjes apo mosnjohjes. Kandidatët nuk kanë pasur listat. Edhe sot pasi kanë mbaruar zgjedhjet kandidatët nuk kanë listat e partisë. I them z. Basha që ti nuk je kryetar i një subjekti terrorist, komunist, që i mban të fshehta listat e partisë. Në një parti si PD nuk mund të ketë lista të fshehta”, tha Imami.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In