• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndërkombëtarët plasin bombën: Tregojnë si Meta i shpëtoi aferës me bllokun 700 mijë euro! Pafajësia e tij cilësohet dështim flagrant i drejtësisë

31/03/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ilir Meta bën gati dekoratën për Vilson Blloshmin, i nipi: Plehra njerëz! Jepjani Agron Tufës, se ai ka bërë lekë me mbiemrin tonë
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pafajësia e presidentit aktual Ilir Meta nga afera e videos me ish-ministrin Dritan Prifti, shihet si një shembull i dështimit të drejtësisë në luftën ndaj korrupsionit.

Në atë kohë Meta doli i pafajshëm në Gjykatën e Lartë edhe pse në media doli një video ku ai dhe ish-ministri Dritan Prifti flisnin për një aferë 700 mijë euro. Ky rast është marrë si referencë në një raport të hartuar nga Transparence International dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ku flitet për kapjen e shtetit nga korrupsioni.

Në raport tregohen detaje se si presidenti arriti të dalë i pafajshëm nga kjo valle. “Një studim i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (2016) mbi veprat penale të korrupsionit tregon se vlerësimi jo i drejtë i provave të administruara në procesin gjyqësor ose pamjaftueshmëria e tyre për të ndërtuar një çështje për shkak të hetimeve të kufizuara të kryera nga prokuroria, ka çuar në pushimin e çështjeve penale ose lirimin e të pandehurve të akuzuar për korrupsion.

Kjo u vu re edhe në çështjen gjyqësore “Meta-Prifti”, ku Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi që i pandehuri Ilir Meta nuk ishte fajtor pasi gjykoi se provat materiale në formën e materialit audioviziv të marra nga ekspertë të huaj ishin të papranueshme, sepse këta ekspertë nuk ishin emëruar në përputhje me Konventën Europiane për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit Nr. 10193/2009.37”, theksohet në raport.

Loja me ekspertët

Më tej thuhet se në vitin 2011, një kanal privat televiziv kombëtar transmetoi një regjistrim audioviziv, i cili ishte bërë duke përdorur një kamera të fshehtë, që përfshinte biseda mes dy zyrtarëve të lartë shtetërorë, Dritan Priftit dhe Ilir Metës, deputetë dhe ish-ministra, në lidhje me emërimin e paligjshëm të personave në institucione të ndryshme publike, si dhe favorizimin e subjekteve në procedurat e ankandit dhe koncesionit në këmbim të përfitimeve materiale.

“Kërkesat për favorizime përfshinin, dhënien një subjekti të caktuar të koncesionit për ndërtimin e një hidrocentrali, Egnatia Shushicë, në këmbim të 700,000 eurove, 7 për qind të aksioneve të kompanisë si dhe 1 milion euro të tjera që ankandi për shitjen e naftës bruto të bëhej në favor të një subjekti tjetër. Ilir Meta aktualisht shërben si president i Republikës së Shqipërisë. Opinioni i dhënë nga ekspertë të një kompanie amerikane e specializuar në video kriminalistikë, konkludonte se përmbajtja e regjistrimit nuk ishte e manipuluar. Ndërsa, ekspertët shqiptarë të caktuar nga gjykata e kundërshtuan konkluzionin e ekspertëve të huaj. Konkluzioni i ekspertëve

shqiptarë ishte që materiali audioviziv i personave të përfshirë në bisedë mund të ishte ndryshuar”, thekson më tej raporti. Sipas tij, ekspertët shprehën opinionin se materiali nuk ishte provuar të ishte origjinal. Transparence International dhe IDM shprehen se prokuroria i kërkoi gjykatës të lejojë marrjen e një prove të re me ekspertë të tjerë të huaj, por Gjykata e refuzoi këtë kërkesë. Duke marrë në konsideratë fuqinë e diskutueshme provuese të regjistrimit audioviziv, gjykata e liroi të pandehurin nga akuza. (Vendimi Nr. 8 i Gjykatës së Lartë, dt. 16.01.2012)./Kliti Topalli

Share226Tweet141


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In