• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndarje të pushteteve nuk do të thotë “menderosje” të shtetit o Lanti!

28/07/2020
in Aktualitet, Blog, Kryesore
A A
Numri dy i PS sugjerim presidentit Meta për zgjedhjet, kjo është data e propozuar

Deputeti i PS, Taulant Balla, duke folur per gazetaret, pas nje mbledhje e grupit parlamentar te Partise Socialiste, ku eshte debatuar ne lidhje me incidentin ne Elbasan me deputetin Ben Blushi./r/n/r/nLawmaker, Taulant Balla, speaks to journalists during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Ditën e djeshme, ka ndodhur akti më i turpshëm i funksionimit të shtetit, ku një komision parlamentar me përfaqësuesit e popullit, të mirë apo të këqinj, është zbythur dhe tallur nga një person pa vlerë dhe tepër të dyshimtë, me ata që e ngjitën në majat më të larta të shtetit duke e bëri President të Republikës…

Pa kërkuar ndjesë për gabimin që bën, sepse sot ky gabim është kthyer në faj dhe i’u jep të drejtën atyre që e votuan, mazhorancën aktuale ta quajnë bashkëfajtore, që meriton më shumë se ai, të gjykohet dhe dënohet, natyrisht jo sot dhe as penalisht, por ditën e votimit… drejtësisht.

Krijimi i komisionit hetimor për bëmat dhe shkeljet flagrante të ligjit, kushtetutës dhe mos respektimit të detyrimeve që i jepte ofiq presidentit Ilir Meta, krijoi idenë se më në fund shteti po funksiononte dhe parlamenti që na dhuroi këtë produkt presidencial, po i vë gishtin kokës, për ta kthyer presidencën në binarët kushtetues… institucionin e Unitetit Kombëtarë.

Por, askujt nuk i ka shkuar ndërmend, se ky komision do përfundonte në një këshillë mbikqyrës, që jepte vërejtje me paralajmërim, për administratorin që kishin vetëemëruar.

Humori i zi i Taulant Ballës ishte një tjetër fyrje për të gjithë shqiptarët, që e njohin shumë më mirë Metën, se grupi i detyruar parlamentar majtist. Askush nuk e harron Ilir Metën e sapo emëruar president, që bridhte lartë e poshtë duke tubuar militantë të privatopartisë së tij, sot e administruar nga bashkëshortja, duke bërë thirrje publikisht, që populli duhej të armatosej për tu vetëmbrojtur nga qeveria e banditit Rama. Çuditërisht ata që e zgjodhën heshtën dhe silleshin sikur nuk i dëgjonin e as i shikonin thirrjet e tij, që në një vend tjetër, me një president të tillë sharlatanë, nuk do e kapte minuti në zyrë.

Pasi e bekuan dhe e uruan, e ndanë nga bashkëshortja dhe e pagëzuan, vazhduan ta lejonin të tallej me shtetin dhe instuticionin, duke i’a dhuruar gruas partinë dhe duke bërë zonjë të parë fëmijën, për të gllabëruar çdo qindarkë që ligji i jep zonjës së parë, deri tek shkollimi dhe gjithë veprimtaritë idioteske të saj. Por këto nuk janë asgjë para bëmave poshtëruese të një shtetari që nuk njeh funksionin që kryen.

Mosdekretimi i ministrave, mburrja se mund të shpërndante parlamentin ngaqë po i’a kërkonte populli, ai popull që nuk e sheh dot me sy, ishte një tjetër marrëzi, në një kohë kur ai nuk ka asnjë mandat nga populli, por vetëm si president dekoratash në një Republikë Parlamentare. Ndaj, mbledhja e militantëve të partive të opozitës, duke sulmuar shtetin dhe kërcënimet pa fre ndaj drejtuesve politik dhe parlamentit aktual, ishin më tepër se skandal, një turp që sot duhet t’i ishte dhënë fund.

Por kjo nuk ndodhi dhe turpi mbeti aty i trimëruar, kërcënues për demokracinë dhe vendin. Më keq është mbrojtja e atyre që na e bënë peshqesh këtë lloj presidenti… i paparë në llojin e vet. Ai që drejtoi komisionin na la pa fjalë kur deklaroi se ne (kuvendi) nuk jemi si ata, sepse në të dy shkeljet veprimet e Metës o janë shoqëruar me molotov ose me veprime të tjera antiligjore. Në të dytën, për Gjykatën Kushtetuese, Metën e kanë tradhtuar detaje të tradhtisë së tij.

Por Balla dhe gjithë ata që votuan… për këshillimin, harruan ato që ne nuk i gëlltisim dot, se Presidenti ka kryer shkelje (të rënda): Anuloi zgjedhjet… nuk zbatoi detyrimet kushtetuese për emërimet në kushtetuese… zgjodhi anëtare bashkëjetuesen e një prej drejtuesve të PD-së në shkelje flagrante të reformës… nuk organizoi ceremoninë e betimit të të zgjedhurës nga parlamenti… sulmon dhe vazhdon të ndërhyjë në veprimtarinë e organeve të drejtësisë, që ligji dhe kushtetuta i’a ndalon… me një serë intrigash antikushtetuese arriti të largonte “hasmin” e tij, kryetarin e KED-it, Ardian Dvorani, duke vendosur në këtë institucion kryesor të drejtësisë me katapult një tjetër mandat-mbaruar, ushtaren e tij Tusha… organizon tubime politike… sulmon fyen dhe kërcënon përfaqësuesit e shteteve partnere në Shqipëri.

Deklarimi nga ana e Taulantit, se edhe Meta e di mirë se ka shkelur Kushtetutën, por ne jemi zemërgjerë dhe të pastër për të respektuar ndarjen e pushteteve, është idiotësia më e madhe që mund të thotë një politikan dhe është e pakonceptueshme, që aty ku flitet në emër të sovranit të plotëfuqishëm, lejimin e shkeljes së Kushtetutës, e quan “pafuqishmëri” ndërhyrjen në respekt… të ndarjes së pushteteve.

Respektimi i ndarjes së pushteteve nuk vlen, për ata që me veprimet e tyre kanë “menderosur” shtetin, duke e bërë Kushtetutën si letër higjenike, o Taulant! Më e pakta që duhet të kishit bërë ishte shkarkimi dhe pritja e vendimit të asaj që është fyer dhe përdhosur… Kushtetueses, nëse kishit të drejtë, kishit gabuar apo ishit frikësuar nga varkat me vela të Venecias, që thjesht jep opinion nga fryn era./Ekskluzive.al

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In