• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Myslim Pashaj zbardh prapaskenat: Ja si Greqia po tenton të rikthejë marrëveshjen e 2009 me Berishën, harta e re projekt pushtimi

31/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Myslim Pashaj zbardh prapaskenat: Ja si Greqia po tenton të rikthejë marrëveshjen e 2009 me Berishën, harta e re projekt pushtimi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lutem, lexoni dhe ndiqni hartën e cila përvijon qëllimin për Projektin e nesërm të zbatimit të diktatit “duke e ndarë Detin me mënyrën e vijës së mesit, baraslarguar nga brigjet”, e aplikuar në vitin 2009 në Paktin Detar, tanimë të përmbysur”, ka deklaruar Pashaj.

Koloneli i cili në 2009 rrëzoi paktin e Berishës me grekët, shprehet se harta në fjalë nuk është gjë tjetër veçse një projekt pushtimi.

Ai ka kërkuar sa më shumë reagim për këtë çështje. “Ju po shikoni një hartë të re, ku Shqipëria është përballë Arkipelagut të Korfuzit. Ajo është harta e re e përfituar jo vetëm nga zgjerimi në 12 md, por nga fshehtësia e depërtimit në këtë debat të madh, të synimit strategjik të Republikës së Greqisë.

Dhe ne nxjerrim zëdhënës e zëmarrësa për të shpjeguar dhe lehtësuar zgjerimin në 12 md, kur në Kanalin e Korfuzit, është shtrirë Projekti i pushtimit, gëzohemi për bukurinë e hartës dhe të simboleve të saj, sepse jemi të pazotë, të paaftë për t’u përballur në njohje dhe mbrojtje inteligjente të së Drejtës Detare Ndërkombëtare, në Negociata”, ka vijuar ai.

Myslim Pashaj ka analizuar me detaje hartën e publikuar nga mediat greke. Sipas tij vëmendja duhet përqendruar te arkipelagu i Korfuzit. Sipas tij kjo hartë është identike me atë të 2009, e firmosur nga qeveria “Berisha”.

“Kjo hartë është vizatuar dhe përtërirë pa dijeninë e Shqipërisë. Lexojeni këtë hartë! Mos u merrni me fantazira kapërcimi nga Korfuzi në Kalanë Borshit, as nga Kepi Sidero në Porto Palermo, as nga Erikuza drejt Qafës së Llogarait, por shikoni me kujdes se si e ka ndarë Greqia kufirin aq shumë të përfolur. Lexojeni!

Ka tre ditë që është botuar dhe publikuar harta dhe askush nga ne, fjalamanët dhe sharësit e pagdhendur politikë, nuk ndihemi por bëjmë projekte për të ngrënë njëri tjetrin. Ndiqni me vëmendje, hartën e Arkiplagut të Korfuzit! Në krahun perëndimor dallohen hapësirat e Detit Territorial të zgjeruar nga 6 md në 12 md e përvijuar me pika të bardha deri në përfshirje të Othonoit dhe në veri të ishullit Erikuza.

Vija ndarëse e mëtejshme është me pika të kuqe e cila përshkon gjithë Kanalin e Korfuzit deri në Gjirin e Ftelias, tek piramida 49. E gjitha kjo vijë është “toidhio” si ajo e vitit 2009! Greqia fqinjë realizon objektivët e saj strategjikë kurse ne i bjemë tamburasë së Detit”, ka vijuar Myslim Pashaj. /Nga Kliti Topalli

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In