• Kontakt
Friday, January 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mynyr Koni “luftë me mullinjtë e erës”, sulmon ministren e Arsimit dhe këmbëngul se nuk do të lejojë zgjedhje më 30 korrik

23/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Mynyr Koni “luftë me mullinjtë e erës”, sulmon ministren e Arsimit dhe këmbëngul se nuk do të lejojë zgjedhje më 30 korrik
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni vijon luftën e tij i vetëm kundër Ministrisë së Arsimit, sa i takon mbajtjes së zgjedhjeve në universitet, të cilat do të zhvillohen në datë 30 Korrik.

Rektori duket sikur po lufton me “mullinjtë e erës” pasi lufta që ai po zhvillon është “imagjinare”, pasi ai pretendon se do të ndalojë zgjedhjet ndërkohë që këto të fundit janë drejt përfundimit dhe kandidatët për dekan dhe ata për në Senat Akademik kanë nisur fushatat dhe më datë 30 korrik do të bëhet përzgjedhja. Ditën e djeshme Koni me anë të një deklarate të bërë publike në faqen e tij në Facebook, i është përgjigjur ministres Besa Shahini.

Mynyr Koni deklaron se në 30 korrik nuk mund të ketë zgjedhje në Universitetin e Tiranës për autoritetet drejtuese si dhe për senat akademik. “Edhe një herë deklaroj se në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga disa ish-personel akademik i UT, në bashkëpunim të ngushtë me dekanët e fakulteteve të UT, kryesisht me Dh.Kule dhe A.Hoxha”, ka deklaruar Mynyr Koni.

Akuza Shahinit

Mynyr Koni në një përgjigje ndaj letrës së ministres Besa Shahini është shprehur se ajo ka dizinformuar institucionet më të larta të shtetit shqiptar. Sipas tij Shahini ka dizinformuar kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

“Shkresa e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Besa Shahini, drejtuar personit tim, pa arritur akoma në protokollin e Universitetit të Tiranës, që në fakt, nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimësia e gjithë asaj çfarë kjo ministre ka bërë dhe ka treguar në këto vite, në lidhje me çështje dhe problematika të ndryshme që i janë bërë prezent nga Rektori i Universitetit të Tiranës, dhe për të cilat, në zbatim të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, ka patur detyrimin ligjor për të shprehur qëndrimin e saj institucional ligjor, dhe sigurisht, edhe për zgjidhjen e tyre. Edhe në këtë rast, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, me shkresën e saj të fundit, ka dezinformuar, institucionet më të larta të shtetit shqiptar, siç është Presidenti i RSH dhe Kryeministri i RSH”, thuhet në reagimin e Konit.

Koni sulmon Shahinin se po merr peng universitetet

Rektori i Universitetit të Tiranës thotë në reagimin e tij se ministrja Besa Shahini po përpiqet të marrë peng Universitetin e Tiranës dhe është një rast i paprecedentë në gjithë Shqipërinë. Sipas tij, ministres nuk i intereson ligji dhe e cilëson këtë si një rast të paprecedentë.

“Arsyet se përse ministri përgjegjës për arsimin, po mban këtë qëndrim edhe në këtë rast, tashmë janë fare të qarta, është përfundimi i gjithë asaj çfarë është përpjekur për të bërë në gjithë këto vite, në bashkëpunim të ngushtë edhe me dekanët e fakulteteve të UT, është “marrja peng” e Universitetit të Tiranës. Ky është rast i paprecedentë në historinë e arsimit në RSH, sepse ministrit përgjegjës të arsimit nuk i intereson aspak as ligji”, thuhet në reagimin e Konit.

Ndër të tjera Koni thekson se Shahini është një zhgënjim i madh si ministre Arsimit pasi nuk ka as lidhje me arsimin. “Në fakt, znj. Shahini, si ministër i Arsimit, është zhgënjimi më i madh i nxënësve, i maturantëve, i studentëve dhe i të gjithë të rinjve të Republikës së Shqipërisë dhe i ëndrrave të tyre; është ministri i arsimit që nuk ka asnjë lidhje me arsimin; është personi që vetëm zyrtarin e shtetit nuk diti të bëjë dhe që nuk zbatoji asnjë ditë të punës së tij, as ligjin dhe as rregullin”, thotë Koni.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta kolosin korçar të ekranit dhe skenës   Dhimitër Orgocka.

Kujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta kolosin korçar të ekranit dhe skenës Dhimitër Orgocka.

02/01/2026
Në kujtim të aktorit Mina Koxhaku në 76 vjetorin lindjes

Në kujtim të aktorit Mina Koxhaku në 76 vjetorin lindjes

01/01/2026
Sot dita e lindjes së një prej kolosëve të skenës dhe ekranit shqiptar Artistit të Popullit Demir Hyskja

Sot dita e lindjes së një prej kolosëve të skenës dhe ekranit shqiptar Artistit të Popullit Demir Hyskja

01/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In