• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mungesa e krahut të punës nga pagat e ulëta: Kompanitë shqiptare nisin të sjellin punëtorë afrikanë për 300€ në muaj

29/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Mungesa e krahut të punës nga pagat e ulëta: Kompanitë shqiptare nisin të sjellin punëtorë afrikanë për 300€ në muaj
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pagat e ulëta dhe përkushtimi në punë ka bërë që shumë kompani shqiptare të orientohen drejt tregut afrikan të punës. Nga ana tjetër edhe punëtorët afrikanë janë të kënaqur me Shqipërinë, pasi krahasuar me vendet nga vijnë pagat janë më të kënaqshme.

Kenneth Egesi dhe Izu po firmosin kontratën e tyre të punës, për t’u shpërngulur në Shqipëri. Një punë në ndërtimin e anijeve me një rrogë prej 300 eurosh me ushqim dhe fjetje të paguar, kanë joshur dy nigerianët.

“Fatmirësisht dëgjova diku që mund të punoj në Shqipëri, aplikova nëpërmjet agjencisë për t’i bërë gjërat më të thjeshta. Kemi fjetjen dhe ushqimin e përfshirë, gjithashtu edhe taksitë për të lëvizur në qytet falas” tha Kenneth Egesi.

Izu tregon se në fillim ai nuk e njihte Shqipërinë.

“Kur dëgjova fillimisht për Shqipërinë nuk e dija as ku i binte në hartë, por kur erdha këtu pashë se ishte shumë mirë”, tha ai.

Në krahasim me Nigerinë, Shqipëria ka paga shumë më të kënaqshme

“Në Nigeri paga mesatare është diku te 40 mijë naira, ose e kthyer në euro, i bie rreth 100 euro në muaj”, tha ai.

Agjencitë e punësimit tregojnë se kohët e fundit është shtuar fluksi i personave të huaj që duan të punojnë në Shqipëri.

“Aplikimet i kemi nga një rrjet i gjerë vendesh nga Afrika e Veriut, Afrika e Jugut, kemi nga Sri Lanka, Nepali, Filipinet, kemi edhe nga Gjeorgjia”, u shpreh Ermal Jauri, drejtor ekzekutiv i agjencisë së punësimit “Europë Agency”.

Pagesat e ulëta dhe përkushtimi në punë ka shtyrë kompanitë shqiptarë që të kërkojnë punëtorë të huaj.

“Kompanitë vendase sot kanë gjetur një zgjidhje ideale për shkak dhe të rendimentit në punë. Punëtorët e huaj janë mësuar me një kulturë punë, ku paguhen me orë punë dhe jo me paga bazë siç e kemi ne në Shqipëri”-theksoi ai.

Por dhe të huajt nga ana e tyre janë të kënaqur me punën në Shqipëri.

“Ka një tej masë pozitiv në radhë të parë për shkak të mikpritjes që kombi ynë ka, Ato janë mësuar të punojnë në vendet e ndryshme të botës, ku kërkesa e llogarisë është në masën më ekstreme të mundshme”- shtoi z. Jauri.

Në listat e agjencive janë me qindra persona nga Afrika në pritje për të ardhur dhe për të punuar në Shqipëri.

“Do ua sugjeroj Shqipërinë edhe njerëzve të tjerë që kam në Afrikë, është një vend që është në rritje dhe njerëzit mund të bëjnë progres gjithashtu. Të jep mundësinë për t’u bërë një njëri më i mirë”, u shpreh Kenneth Egesi.

Artikulli i botuar nga Euronews

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In