• Kontakt
Monday, September 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Muharrem Xhafa: Berisha s’hedh dot baltë ndaj LANÇ! Koha të pranojë se ka qenë komunist i thekur që na turpëronte dhe pastaj e drodhi PD krijesë e Ramiz Alisë

30/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Muharrem Xhafa: Berisha s’hedh dot baltë ndaj LANÇ! Koha të pranojë se ka qenë komunist i thekur që na turpëronte dhe pastaj e drodhi PD krijesë e Ramiz Alisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-funksionari i Lartë i Partisë së Punës, Muharrem Xhafa ka reaguar dje ashpër sa i takon akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Dje ndërsa festoi 77 vjetori i çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë, Berisha provokoi, ndërsa e cilësoi Ditën e Çlirimit si ditën më të zezë për shqiptarët, pasi sipas tij, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët.

Por dje gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Xhafa u shpreh se Berisha nuk hedh dot baltë mbi LANÇ dhe se sipas tij, askush nuk ja ul dot vlerat Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Madje ai sfidoi hapur Berishën teksa i kërkoi se ka ardhur koha që të pranojë nëse ka qenë komunist i thekur dhe e drodhi apo ka qenë agjent i huaj.

“Përrallat e Berishës për dekomunistizimin e vendit nuk i ha kush, përveç ballisto-zogistave e reaksionarëve të tjerë, bashkëpunëtorë të pushtuesve nazi-fashistë! PD-ja u krijua me lejen e porosinë e Ramiz Alisë! Kush është i interesuar, ai ose ajo, le të lexojë në shtypin e kohës çfarë ka thënë Berisha për Enver Hoxhën e socializmin! Berisha ka dy rrugë :

ose të pranojë se ka qenë komunist i thekur dhe e drodhi, ose të pranojë se ka qenë agjent i duruar dhe besnik i agjenturave të huaja në radhët e PPSH-së. Nëse dikush dëshiron të shohë se si Berisha e ka trajtuar LANÇ-in, ai ose ajo le të lexojë Berishën për këtë problem!

Jam i sigurt se Berisha flet sot për LANÇ-in si luftë vëllavrasëse dhe civile! Berisha shkruante se LANÇ-i ishte lufta më heroike në historinë e popullit shqiptar”, deklaroi ai.

Xhafa: Berisha politikan hipokrit dhe mëkatar

Më tej gjatë prononcimit të tij për gazetën “SOT”, ish-funksionari i lartë i PPSH, Muharrem Xhafa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berishë se është një politikan hipokrit dhe që ka bërë shumë mëkate ndaj qytetarëve shqiptarë në këto 30 vite.

Sipas tij, Berishës nuk i interesojnë shqiptarët dhe Shqipëria, por vetëm interesi i tij. “Sali Berisha, po të ishte që i digjej shpirti për Shqipërinë e popullin e saj, do të kishte reaguar përpara se të shpallej “non grata”! Po ai reagoi, pasi u shpall “non grata”, sepse iu prekën interesat ekonomike të tij e të familjes së tij, si edhe sahanlëpirësve tij! Unë jam si kundër Bashës edhe kundër Berishës, sepse jam kundër sistemit borgjez, që shtyp popullin dhe ngre lart borgjezinë, po nuk mund të mos them se Berisha është mëkatari më i madh i PD-së, që ishte deri dje në mbështetje të Bashës!

Ato që Berisha thotë sot kundër Bashës janë tejet të vonuara dhe flasin për dopjo gabim të Berishës! Ok, populli thotë : më mirë vonë se kurrë, por thotë edhe se është më mirë shpejt se vonë”, u shpreh ai. Ndërkohë akuzat se heronjtë e LANÇ-it janë cilësuar edhe si varrmihës, zoti Xhafa i cilësoi skandal.

“Është pak të thuhet se ky është një turp! Të gjithë heronjtë e dëshmorët e luftërave për liri të popullit shqiptar, të Rilindjes, të pavarësisë, të gjuhës, të LANÇ-it, të ndërtimit dhe të mbrojtjes së socializmit janë çlirimtarë! Ata janë varrmihës për bijtë e fashistëve dhe “nazifashistët e rinj”, se ata hapin varre, shteti i tyre hap varre, shteti kapitalist i borgjezisë antikombëtare, hap varre”, nënvizoi Xhafa për gazetën “SOT”.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In