• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mjeku i familjes sqaron procedurën se si pacientët me Covid t’i marrin barnat falas

13/12/2020
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
A A
Fatura: Sa kushtojnë 14 ditë izolim i një të prekuri me COVID-19?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi një video shpjeguese se si qytetarët e prekur nga COVID-19 mund të përfitojnë barnat falas sipas skemave të trajtimit të përcaktuara nga mjeku i familjes.

Në videon e publikuar Dr. Bujar Mema, mjek familje në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë, shpjegon hapat për përfitimin e barnave falas të pacientëve me COVID-19.

“Ne sapo biseduam me një paciente që kishte disa ditë me shenja që dyshohej për Covid. E kishim referuar për të bërë dhe tamponin dhe na erdhi përgjigja që personi, pacienti është me tampon pozitiv.

Gjejmë pacientin në regjistrin e banorëve. I japim statusin person me Covid. Përcaktojmë stadin e të sëmurit dhe skemën e mjekimit që do të ndjekim me këtë të sëmurë”, tha dr. Mema.

Pasi regjistrohet pacienti, gjenerohet receta elektronike.

“Duke u nisur dhe nga kartela mjekësore e të sëmurit në lidhje me sëmundshmërit e mëparshme, në lidhje edhe me moshën, në lidhje edhe me klinikën, gjykojmë për dhënien e mjekimit përkatës, duke përfshirë në skemë edhe vitaminat, edhe antibiotikun, edhe qetësues për temperaturën.

Dhe pasi plotësojmë komplet recetën e të sëmurës, klikojmë dhe nxjerrim kodin e recetës së kësaj pacienteje. Pastaj duke komunikuar me pacienten i’a nisim kodin me telefon, me mesazh, ose nëse ska mundësi apo aftësi për ta kryer këtë veprim, nëpërmjet të afërmve të personit, ose nëpërmjet farmacive që ka më afër mund t’i nisim kodin e recetës dhe ilaçet më pas përfundojnë në shtëpinë e të sëmurës”, shpjegon dr. Mema.

Me vendimin e qeverisë mbulohen 100% dy skema mjekimi për pacientët e diagnostikuar me COVID-19, për stadin e lehtë dhe të mesëm të sëmundjes. 1.2 miliardë lekë është financimi i vënë në dispozicion për trajtimin ambulator të qytetareve të diagnostikuar me COVID-19.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In