• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mjaft e ndyet atë flamur me jargë duke e puthur, sikur e kafshon z. Meta!

15/09/2020
in Aktualitet, Blog, Debat, Kryesore
A A
Koha është tani! Meta ka “rrëshkitur”apo e kanë kapur paranojat?! Paralajmëron trazira, kërcënon dhe publikon foton duke puthur flamurin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Ilir Meta, sot në ditën e demokracisë, kishte pritur momentin… si gjithmonë, kur pas çdo eventi shfaqet për të gjetur një arsye dhe një shesh për tu trimëruar, duke kërcënuar qeverinë dhe për të treguar, se sa keq i vjen për vendin dhe popullin e tij, që në fakt nuk është i tij as populli, as vendi… por as ai.

Sot, për fatin tonë të keq, na ka mbetur në derë dobiçi, që të durojmë vajtimet dhe përdëllimat e tij si figurë politike, që aksidentalisht u ul aty, ku as nuk duhej të afrohej, nga ata që kishin frikë nga të qarat e kopilit. Si gjithmonë, dridhet dhe përdridhet i kapur nga frika e paranojat, t’i mbush mendjen vetes, se ai është krejt tjetër, demokrat i madh, i ndershëm, patriot dhe zëri i të vuajturve, të poshtëruarve dhe të shtypurve, nga “anti demokratët” kuqalash dhe larash.

Duke vuajtur nga amnezia dhe daltonizmi i qëllimshëm, kopili presidencal, mendon se edhe ne vuajmë nga sëmundjet e tij. Aq rëndë është, sa për ato që duhet t’u jap llogari shqiptarëve, hiqet si bashkëvuajtës, duke na kërkuar ne, që t’i përgjigjemi me brohërima… po!

Pyetje e paturpshme e bërë nga fajtori, a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane dhe a është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli, do fyente çdo njeri që do e dëgjonte nga goja e çdo pusht-pushteti?!

Shqiptarët nuk kanë përmbushur asgjë, kurse ti dhe raca jote jo gjenetike, i keni përmbushur të tëra. Ndaj tani po mbushni brekët, duke u fshehur pas verbërisë së atyre që i ushqeni me kocka, për të mprehur dhëmbët, për ditë më të vështira! Kjo do ishte përgjigja më e shkurtër për të, sepse ka shumë përgjigje, që megjithëse i merr çdo ditë, kurrë nuk arrin t’i kuptoj…të mësoi të lexoi!

T’u thuash shqiptarëve, se janë të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe se gjoja 500 mijë shqiptarë janë larguar vetëm në vitet e fundit, është një shpifje e turpshme, sepse ato që kanë ikur nga ortakziu yt i 97′-ës dhe hienat e Bllokut të Kuq të 2011-ësë, as nuk krahasohen me ato që kanë ikur vitet e fundit!

Nuk mund të krahasohen as njerëzit e atyre dy kohëve, kur të parët ishin të tmerruar dhe të pasigurtë, për atë që i’u ofruat ju dhe bashkëortaku juaj, kurse ikanakët e kohëve të fundit, ikën për një jetë më të mirë si gjithë bota, atje ku e ndjenin se mund të krijonin një të ardhme europiane. A e di cilën?! Atë që ua krijuat ju fëmijëve tuaj, me gjakun, djersën dhe dhimbjen tonë.

Nëse u drejtohesh njerëzve, që mendon se frymojnë akoma duke dëgjuar psallmat tuaja të pështira, kundër shtetit dhe qeveritarëve që të lëshuan pa dashje por me qëllim në “haremin” presidencë, ku sipas jush ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët, si caku i fundit i demokracisë, ke kohë të presësh dhe ta shikosh refuzimin qytetar, nëse vala e rrebeshit, nuk të ka marrë atje ku e ke vëndin, para drejtësisë.

Këta frikacak telendar, të lëshuan aty ku je sot, duke menduar se do e ndaloje vajin, por t’i nuk ndalon, sepse i tremburi qan dhe kur feston. Sepse edhe kur citon Nobelistin e Paqes, shkrimtarin izraelit Elie Wiesel, duket sikur tallesh me te dhe me ne dhe nëse do të njihte, do të mbushte fytyrën me pështyme, sepse goja jote blasfemon me fjalët e tij:

“Jam betuar, që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve, që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”.

E njënjta gjë vlen edhe për buzët e tua, që puthin simbolin e shenjtë të kombit… flamurin: Mos blasfemoni më, duke e ndotur me jargavitjet tuaja, sepse ai është simbol i shenjtë dhe vlen për të shenjtët dhe jo për qurravitjet dhe jargavitjet tuaja fallco, duke menduar se kështu mund të lani mëkatet tuaja, që zor se mund të ketë Zot, që të gënjehet kaq lehtë nga… vajtojcat! /Ekskluzive.al

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In