• Kontakt
Friday, February 6, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Miratohet ligji për policinë, ja hilja me përgjimet e survejimet nga ana e efektivëve, SPAK e prokuroria rol vetëm në udhëzim

30/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Miratohet ligji për policinë, ja hilja me përgjimet e survejimet nga ana e efektivëve, SPAK e prokuroria rol vetëm në udhëzim
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shumë debatesh, kundërshtive dhe zvarritjesh, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dje ligjin për Policinë e Shtetit me 92 vota pro, 15 kundër dhe 4 abstenim.

Ky projektligj hasi në kundërshtinë e grupeve të interesit dhe madje edhe organeve të reja të drejtësisë pasi në propozimin fillestar qeveria i linte dorë të lirë policisë që të përgjonte pa limit individë të botës së krimit dhe qytetarët, pa qenë nevoja që të merret autorizim i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Prokurorisë së Përgjithshme apo gjykatës.

Por këto kundërshti bënë që mazhoranca të ndryshonte disi draftin, i cili sërish ka disa hile brenda. Më konkretisht në nenin 7 të ligjit kleçka është se me përgjimet e survejimet nga ana e efektivëve, SPAK dhe prokuroria do të kenë rol vetëm në udhëzim. Pra, këto dy institucione do t’i japin udhëzim Ministrisë së Brendshme e se si efektivët e Policisë së Shtetit do të përgjojnë dhe survejojnë.

Neni final

Kjo do të thotë se në kushtet kur nuk është e shkruar në ligj se polica përgjon me leje të gjykatës, ngelet shteg për abuzim dhe se efektivët mund të përgjojnë, pasi ata lejen e kanë në formën e një udhëzimi, të cilin edhe nëse e injorojnë, nuk mund ta konsiderojmë shkelje, duke qenë se nuk është e shkruar në ligj.

“Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese, me qëllim parandalimin e veprave penale, zbulimin e veprave penale, identifikimin apo lokalizimin e autorëve të tyre, Policia e Shtetit merr, grumbullon, përpunon dhe dokumenton informacion dhe të dhëna nëpërmjet: Mbikëqyrjes së veçantë zanore të komunikimeve jo-elektronike të personave të dyshuar në ambiente publike apo të hapura për publikun; Mbikëqyrjes së veçantë vizuale të personave të dyshuar në vende publike apo të hapura për publikun; Gjurmimit apo mbikëqyrjes së veçantë të personave të dyshuar nëpërmjet përdorimit të mjeteve, pajisjeve apo teknikave të veçanta për identifikimin apo lokalizimin të vendndodhjes së tyre.

Kushtet, rregullat, procedurat dhe afatet që zbatohen për përdorimin e masave të veçanta, të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në nenin 7 të ligjit.

Kujtojmë që projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 ”Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar”, synonte ndryshimin e dy neneve të ligjit ekzistues, duke krijuar mundësinë ligjore që strukturat e Policisë së Shtetit të përdorin masa të veçanta në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda si dhe krimeve në fushën financiare.

Gjithashtu, përmes këtij ligji, që referuar diskutimeve plenare, gjeti edhe mbështetës nga radhët e opozitës parlamentare, ngrihet një Komitet, si organ me funksione monitorimi, koordinimi dhe vlerësimi të strategjive dhe të planit të masave në kuadër të parandalimit të krimit të organizuar.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

05/02/2026
Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

05/02/2026
Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

05/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In