• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Miratohet akti normativ anti-KÇK, në fokus edhe paratë e fshehura jashtë vendit, ja çfarë do të ndodhë pas 31 dhjetorit

20/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Miratohet akti normativ anti-KÇK, në fokus edhe paratë e fshehura jashtë vendit, ja çfarë do të ndodhë pas 31 dhjetorit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NGA RIGELS SELIMAN

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka miratuar dje aktin normativ “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”. Ky akt u miratua nga qeveria në 31 janar të këtij dhe nga ky moment ai duhet që brenda 45 ditëve të kalojë në Parlament për t’u miratuar ose rrëzuar në formën e një ligji.

Por mazhoranca nuk ka humbur kohë dhe me shumicë votash e ka miratuar paketën anti-KÇK pa bërë asnjë ndryshim, duke i dhënë një mbështetje të fortë strukturës zbatuese Operacioni Forca e Ligjit, e cila prej dy javësh ka zbritur në terren për sekuestrimin e pasurive dhe dërgimin e kërkesave për justifikim nga subjektet e këtij akti.

Në fokus edhe paratë e fshehura jashtë vendit
E ftuar për të prezantuar përmbajtjen e aktit normativ në komision, ishte zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila theksoi se miratimi i paketës anti-KÇK është i domosdoshëm, ndërsa theksoi se qeveria ku ajo bën pjesë është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar. Në këtë kontekst, zonja Voda theksoi se ky operacion ka për qëllim të sekuestrojë paratë e individëve dhe organizatave kriminale, duke shtuar se në fokus do të jenë edhe paratë e fshehura jashtë vendit. Sipas saj, policia do të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka nisur kontaktet me agjencitë ligjzbatuese jashtë vendit për të pasur një panoramë të qartë të pasurive të fshehura.

“Akti normativ ka për qëllim marrjen e masave për luftën kundër terrorizmit, krimeve të rënda, synohet ashpërsimi ndaj grupeve dhe organizatave kriminale të përfshira në krime të rënda. Ne si qeveri jemi të vendosur ta godasim me zero tolerancë krimin e organizuar, ndërkohë që janë parashikuar 3 lloj masash kundër subjekteve të këtij akti normativ, si masa me karakter pasuror, personal dhe ekonomik. Ndërkohë, subjekt hetimi do të jenë edhe personat që nuk janë në listën e krimit të organizuar gjatë këtyre 20 viteve, si dhe të dënuarit dhe hetuarit jashtë Shqipërisë. Për këtë kategori ne do bashkëpunojmë me Ministrinë e Drejtësisë, e cila do të marrë të dhëna nga agjencitë ligjzbatuese jashtë, në mënyrë që OFL t’ju japë goditjen finale këtyre subjekteve”, deklaroi ajo.

Ja çfarë do të ndodhë pas 31 dhjetorit
Interesant është fakti se gjatë fjalës së saj në komision, zv/ministrja Rovena Voda zbuloi se çfarë do të ndodhë pas 31 dhjetorit të këtij vitit, kohë kjo kur humbet fuqinë paketa anti-KÇK. Zonja Voda theksoi se pas skadimit të aktit normativ, subjektet kriminale do të japin llogari para strukturave të reja që do të ngrihen në Policinë e Shtetit dhe para Byrosë Kombëtare të Hetimit. “Lidhur me afatin 2021, unë mendoj se nuk lidhet me fuqinë e aktit, por të ndihmojë policinë për punën e saj për bilancin. Sepse deri në 31 mars duhet të bëjnë deklarimet.

Gjatë gjithë kohës që ka vepruar akti, duhet të deklarojnë shtesat, por nuk e zgjat veprimtarinë e OFL-së, e cila skadon në 31 dhjetor. Pas kësaj do të jetë Njësia e re Speciale Antikorrupsion dhe Anti-evazion, si dhe SPAK dhe BKH, ato që do të pasojë paketën anti-KÇK”, u shpreh ajo. Ndërkohë, zv/ministrja Voda zbuloi se struktura Operacioni Forca e Ligjit do të ketë njësi edhe nëpër rrethe. “Akti normativ shoqërohet me një sërë nënaktesh të tjera, në mbledhjen e ardhshme të qeverisë kjo paketë do të kalojë, kjo strukturë do të ketë edhe strukturat e saj në drejtoritë vendore të Policive nëpër qarqe”, nënvizoi zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In