• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ministria e Majkos ka dalë me një projekt novativ “Mos i nxeh” në katër qytetet kryesore të vendit/ Ja për cfarë bëhet fjalë

04/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ministri Pandeli Majko paralajmëron: “Jo vetëm covid, covid, covid. Do ketë ngjarje diku me zhurmë diku pa zhurmë”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me sa duket implementimi i projektit për votimin e diasporës po has vështirësi në terren.

Kjo më shumë për shkak të vështirësive teknike, pra votimi me postë, se sa nga kundërshtimi i opozitës jashtëparlamentare e cila është skeptike për çdo lëvizje të qeverisë së Edi Ramës në drejtim të përmirësimit të procesit zgjedhor.

Por të “keqes” i ka dalë përpara as më pak dhe as më shumë por vetë ministri aktual i Diasporës, Pandeli Majko.

Për të mbajtur nën kontroll një acarim të mundshëm të diasporës dhe të familjarëve të tyre në Shqipëri, Ministria e Diasporës ka dalë me një projekt novativ.

Ministria e Majkos ka hedhur në “treg” një tender shumë domethënës që i shkon për shtat diasporës, atë të lojës “Mos i nxeh” në katër qytetet kryesore të vendit.

Nuk është batutë për hir të së vërtetës, është një projekt konkret i cili është tenderuar që më 29 korrik në orën 11.30 dhe është mbyllur më 30 korrik po në orën 11.30. Pra vetëm pesë ditë më parë.

Kush nuk ka fëmijë të vegjël dhe nuk e di këtë lojë, ajo është e përbërë nga një tabelë kartoni, ku janë të vendosura rregulla të qarta dhe luhet me katër vetë, por dhe me tre ose dy.

Përdoren zarat, të cilat dhe këto janë futur në pjesën përbërëse të tenderit, dhe të mban ngulur me orë të tëra, pasi vetëm njëri do të arrijë të fusë në kuadrantin e fundit katër “ikonat” përkatëse, luftë që bëhet dhe duke eleminuar kundërshtarin dhe kthyer atë në pikën e nisjes.

Për t’i rikthyer tenderit, sipas specifikimeve teknike, loja duhet të jetë e printuar mbi format kartoni dhe e plastifikuar, me përmasa 60 x 60 cm e me palosje si “kuti” dhe mbi të, të jetë etiketa dekorative me logon “Vëlla, mos u nxeh”, ndërsa zarat e lojës, duhet të jenë me përmasa 1x1x1cm.

Në datën 3 gusht 2020, kutitë e lojës, do jenë gati për t’ia dërguar shqiptarëve të Diasporës. Pra sipas specifikimit teknik, kompania fituese ditën e djeshme i ka shpërndarë në qytetet e përcaktuara sipas projektit të Ministrisë së Majkos.

Qytetet që do tëkenë fatin të pajisen me 500 copë lojë “Vëlla, mos u nxeh” janë Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Shkodra, duke bërë që gjithë ky projekt që të shkojë në 2000 lojë.

Ende mister mbetet fakti se kush e ka dhënë këtë ide novatore në Ministrinë e Diasporës, e cila do të mbajë të zënë në argëtim 8 mijë njerëz në një lojë, gjatë gjithë muajve të verës. Në një ditë mund të kemi më shumë persona që përfitojnë nga loja argëtuese verore e Ministrisë.

Majko me sa duket ka vendosur t’ju vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë në këtë kohë pandemie, sidomos atyre që kanë njerëz në diasporë në emigrim me këtë lojë kartoni që të mban ngulur për orë të tëra dhe të “kalit” fort nervat sikurse ka dhe emërtesën.

Shpresojmë që të ketë dhe udhëzimin përkatës që të luhet vetëm me njerëzit e familjes, pasi kohë virusi është dhe mund të infektohen “lojtarët” e përzgjedhur.

Ky tender ka dhe disa specifikime si më poshtë:

1.Tabaku i lojës “Mos u nxeh”, formati 60 x 60 cm, letër 130 gr, 1 ane printim, plastifikim mat nga të 2 anët, dy palosje;

2.”Dosja”, formati 31.5 cm x 31.5 cm, shtyp nga 1 anë, letër superfine 300 gr, me prerje dhe ngjitje;

3.Skajet e dosjes të jenë të rrumbullakosura;

4.Etiketa sticker rrethore me mbishkrimin “Mos u Nxeh”, me sfond të bardhë. Diametër 5 cm. Materiali i sticker-it duhet të jetë rezistent ndaj ujit.

5.Qese farmacie me dimension 10.5 cm x 6 cm

6.Zar loje 1x1x1cm

7.4 kopsa te ngjyrave te ndryshme, diametër 1.5cm

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In