Ka degjeneruar në dh.unë protesta e Aleancës për Teatrin.
Disa qytetarë i kanë kërkuar në kor kryedemokratit Lulzim Basha që të largohet, duke e konsideruar si t.radhëtar të kauzës.
Fill pas këtyre thirrjeve, drejt qytetarëve janë vërsulur një sërë simpatizantësh të Partisë Demokratike, duke i dh.unuar.
Ishte ndërhyrja e regjisorit Robert Budina ajo që qetësoi situatën.
“Të gjitha palët politike kanë të drejtën të gjejnë mënyrat se si mund t’i shërbejnë Shqipërisë.
Nuk ia kemi mbyllur asnjeriu derën e Teatrit dhe nuk ia kemi refuzuar të drejtën për të shprehur mendimet e veta.
Këtu do të flasin mbrojtësit e teatrit, ndaj kemi bërë listën vetë se kush do të flasë, për të e.leminuar keqkuptimet”, tha Budina.