• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Miku i ngushtë i mësuesit shkodran që humbi betejën me Covid-19 ka disa pyetje dhe akuza për mjekët e infektivit

30/07/2020
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
A A
Miku i ngushtë i mësuesit shkodran që humbi betejën me Covid-19 ka disa pyetje dhe akuza për mjekët e infektivit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Miku i profesorit të Medresesë Shkodër, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë si pasojë e infektimit me Covid, krahas fjalëve të ndjera për mësuesin, ngre disa akuza për ata të cilët nuk e dërguan kartelën e të ndjerit në Turqi.

Sipas tij Gazjoni nuk vdiq se nuk kishte lekë për t’u kuruar, por ai vdiq nga neglizhenca e punonjësve të spitalit Shefqet Ndroqi të cilëve iu deshën tre ditë t’i bënin send kartelës së tij për ta dërguar në spitalin turk.

“Humba vellain tim! E humba!

Ky eshte fakti e kismeti i tij. Kjo nuk ndryshon njerez e madje fjalet e teperta e diskutimet se si mund te ishte vepruar ndryshe jane te teperta… e di pse jane te teperta?! Sepse asnje gjykim e fjale e njeriut nuk e sheron dot kete vrime te zeze boshlleku, pabesie, dhimbjeje qe ndjej ne mes te kraharorit. Eshte aq e forte sa me duket se kur ul koken poshte edhe mund t’ia shoh ngjyren.

Jam rrit me Gazjonin qe me therriste “moterza”, teze Vjollca Kruja Rusi dhe axhi Bahrine qe me kane bere gjysh e gjyshe. Nuk dua t’i rrjeshtoj kujtimet qe kam me vellain tim per dy arsye: Jane te MIAT kaq me ka ngelur nga ai.

Nuk ju duhen! Gazjoni ka lene mjaftueshem kujtime e miresi tek cdo kush me te cilin ka pasur te beje, keshtuqe merruni me kujtimet tuaja. Ne kete vorbull dhimbjeje s’do mend ne menyre mekanike kam “shfletuar rrjetin e Facebookut” duke pare nder te tjera shume artikuj mbi Gazjonin dhe ceshtjen e trishte, shume aludime dhe shume “mend”. Ne shqiptaret dime te japim shume mend!!!

Do te doja te theksoja disa fakte per t’u patur parasysh kur permendet rasti i tij. Gazjoni na la se keshtu ishte plani i Allahut Gazjoni nuk na la sepse familja nuk kishte mundesi financiare per ta Derguar ne Turqi. Per t’u ndalur ketu… hapja e llogarise bankare dhe GoFound, nje nisem fantastike eshte bere per te mbuluar shpenzime te papritura ne Turqi dhe ndihmuar familjen larg qofte ne ate kohe ne rast fatkeqsie, sepse Gazjoni kishte aq shume miq dhe impakt pozitiv sa gatishmeria financiare e mbeshtetesve ka qene ne gatishmeri qe kue u “ngriten peshe” per dergimin e tij ne Turqi ku do mund te perdorte mushkerine artificiale. Gazjoni nuk ngeli ne Shqiperi nga leku.

Epikriza (kartela) e Gazjonit kerkohej nga Spitali i Turqise qe prej 3netesh perpara se te na linte!! Per cudine e te gjitheve mjeket, apo personat pergjegjes nuk arriten per 4dite me radhe te “gjenin”, “mblidhnin” informacionin e analizave dhe protokollit te ndjekur me Gazjonin qe nga Spitali i Shkodres deri tek ai i Tiranes. Per cudi Spitali “Shefqet Ndroqi” i Tiranes nuk arrinte te dergonte nje click tek adresa e emailit te spitalit Turk, per kartelen e Gazjonit, e cila sipas nje protokolli “normal” te cdo pacienti, ka te regjistruar cdo veprim qe ushtrohet mbi pacientin.

Ne kartele DUHET te shkruhet cdo serum, bombul, tub, analize, gjilpere, ilac… cdo “perkedhelje” (me falni per ironine) e cila eshte aplikuar mbi pacientin. Pra dergesa e kesaj kartele mund te behej me nje klik mbi butonin “Send” tek email-i.

Pyetjet qe me lindin automatikisht jane:

Pse u deshen 3 nete dhe nuk u arrit te dergohet ky informacion tek Spitali Turk qe ata te jepnin konfirmimin e dergeses se Gazjonit?

Mos ndoshta kjo kartele nuk ishte plotesuar per cdo veprim mbi pacientin? Kjo na hap pyetje te reja!
Apo mos ndoshta protokolli i veprimeve mbi pacientin kishte caluar, e dergesa e ketyre informacioneve do nxirrte zbuluar mjeket tane? E kjo na con ne te tjera pyetje!

Mos ndoshta duke nxjerre mjeket zbuluar, te cilet jane marioneta te sistemit tone te kulluar shendetsore, do te nxirrte zbuluar sistemin tone udheheqes si rrjedhoje nje kalvar te madh pakenaqesish?

Mos ndoshta shpetimi i Gazjonit, nese do ndodhte mund te kishte ngritur pikepyetje per te tjere te semure? Mos valle alarmi per gjendjen e tij te renduar mund te ishte dhene me heret para intubimit qe dergesa e tij jashte te ishte bere me heret, sic ndodhi me raste te tjera? Gazjon Rusi ishte 39 vjec pa asnje semundje apo ves shoqerues

Mos ndoshta ky status i imi po rrit pakenaqesine e atyre gogoleve qe ferkuan duart kur ai e la kete bote, sepse vdekja e tij do vertetonte dy gjera:

Kaq i paperballueshem eshte virusi sa edhe per njerez me kaq impakt ne shoqeri e kaq miq nuk u dha zgjidhje. Mjeket pra jane heronj krye heronjsh, cakruar nga kjo qeveri, ndaj peruluni njerez-dele! Jo! Jo! Jo! Peruljen e kemi vetem per Ate!

Ama ju dhe une qe e na eshte dhene dhe pak kohe ne kete Toke MBANI VESH dhe MOS i SHTRINI doren vdekatareve! Gazjoni mund te ishte larguar nga ne edhe ne rruge per Turqi mbase, mund te na kishte lene edhe ne Spitalin Turk mbase, nese do kishte mundur ta ndermerrte ate rruge, kete une nuk e di. Une di qe u deshen 3 nete per te shtypur “SEND”.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In