• Kontakt
Monday, January 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Metës i hiqen duart edhe nga Kolegji Zgjedhor, anëtarët e rinj do të betohen para KLGJ, PD-PS e nxjerrin jashtë loje me paktin e 5 qershorit

10/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Metës i hiqen duart edhe nga Kolegji Zgjedhor, anëtarët e rinj do të betohen para KLGJ, PD-PS e nxjerrin jashtë loje me paktin e 5 qershorit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentit Ilir Meta i janë hequr duart edhe nga Kolegji Zgjedhor. Pas heqjes së betimit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, presidentit i është hequr e drejta e betimit edhe për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor.

Por kjo goditje nuk i ka ardhur nga ndryshimet e bëra nga mazhoranca në ligjet e reformës në drejtësi, por i ka ardhur nga pakti i 5 qershorit të dakordësuar mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Në marrëveshjen për reformën zgjedhore palët kanë bërë një sërë ndryshimesh në nenin 146, ku presidentit i hiqet e drejta e betimit.

Kështu, me ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, palët janë dakordësuar që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të betohen publikisht në ambientet e KLGJ. Me këtë lëvizje, PD-PS e ka nxjerrë totalisht jashtë loje presidentin Ilir Meta me marrëveshjen e dakordësuar në datën 5 qershor. “Brenda 3 ditësh nga delegimi në detyrë, gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor bëjnë betimin në një ceremoni publike, në prani të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Betimi ka këtë përmbajtje: “Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia.

Betohem se do të kryej detyrën time me të gjitha mundësitë e mia dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person, parti politike apo subjekt zgjedhor”; Konstituimi i Kolegjit bëhet menjëherë pas betimit dhe thirret në detyrë nga Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në Kod.

Goditjet e PD-LSI

Këto ndryshime në Kod kaluan pa u vënë re gjatë miratimit të tij në Parlament, por duket se është një goditje në brez ndaj LSI, e cila ishte në tryezë. PS e tha disa herë se nuk do që Meta të jetë personi ku betohen gjyqtarët, por fakti që dhe PD e ka pranuar këtë pikë tregon shumë.

Meta e Berisha nuk e donin një marrëveshje për reformën zgjedhore. Madje dhe Meta e sulmoi duke thënë se nuk do sjellë asgjë të re. Fakti që në këtë pikë goditet ai dhe PD e pranoi në heshtje heqjen e koalicioneve, tregon se LSI dhe Meta janë më të humburit. Jo se betimi i tyre te presidenti do sillte diçka të re, pasi të gjithë gjyqtarët kanë kaluar vetingun dhe Meta nuk i bllokonte dot, por fakti që PS dhe PD janë bërë bashkë shton zërat se partia e presidentit është më rrezikuara nga reforma zgjedhore.

Ja njoftimi i KLGJ

Ndërkohë që 8 anëtarët e zgjedhur përmes shortit dy ditë më parë do të betohen sot para Këshillit të Lartë Gjyqësor. Përmes një njoftimi të shpërndarë për media, KLGJ bën me dije se do të zhvillohet një ceremoni publike. “Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbështetje të nenit 146, pika 4 të “Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendosi të organizojë më datë 10.09.2020 (nesër), ceremoninë publike të betimit të 8 gjyqtarëve të përzgjedhur me short dhe të miratuar me Vendimin nr. 293 datë 09.09.2020, si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Ceremonia e betimit, në të cilën do të ftohen përfaqësuesit e mediave do zhvillohet pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në adresën Godina “Poli i Drejtësisë” (Rr. Ana Komnena), ora 10:00”, thuhet në njoftimi

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

25/01/2026
Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

25/01/2026
Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

22/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In