• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Metamorfoza të habitshme njerëzore: Me ç’entuziazëm shkruante “demokrati i flaktë” sot, në 1988-n, për kooperativat bujqësore dhe Enver Hoxhën

11/02/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Metamorfoza të habitshme njerëzore: Me ç’entuziazëm shkruante “demokrati i flaktë” sot, në 1988-n, për kooperativat bujqësore dhe Enver Hoxhën
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej të këqijave më të madhe nga të cilat vuan aktualisht shoqëria shqiptare është hipokrizia e një pjese të mirë të“elitës” së saj, e njerëzve që kanë ditur të jenë veç në ekstreme dhe të shkelin me këmbë flamuj të mbajtur në duar nga vetë ata.

Metamorfoza e këtij kallëpi njerëzish është shpesh e patolerueshme, jo se njeriut i ndalohet të ndryshojë qëndrime në jetën e vet, por se ajo është e skajshme, zhurmëmadhe, e pabesueshme, e pagëlltitshme.

Në revistën “Nëntori”, shumë të njohur dhe të lexuar para viteve ’90, ndesh në numrin e dhjetë të vitit 1988 një reportazh të Fahri Balliut për Mokrën. Reportazhi i tij është shkruar në prag të Kongresit të Kooperativave Bujqësore, kështu që në të mund të pikaset fare lehtë mendimi krejt pozitiv i autorit për kooperativat edhe kur ato thuajse kishin falimentuar tashmë.

E veçanta e reportazhit është patosi me të cilin ai shkruan për kooperativat, për të paharruarin Enver, për udhëheqësin e dashur, shokun Ramiz, gati në prag të shembjes së sistemit diktatorial.

“Mokra – një trëndafil” titullohet reportazhi prej të cilit jepen më poshtë rreshta të përzgjedhur.

“Dy djem të rinj shkojnë ndanë udhës së fshatit, shkëmbejnë në të rrallë nga një fjalë. Jo se s’janë të lodhur, po janë të mbushur me një gëzim që i bën ta ndiejnë veten të lehtë, madje, edhe pse dita është në të thyer…

“Pas një copë here ata shkuan. Ashtu, aq të rinj e të emëruar së fundi në detyra drejtuese, dy shokët e fëmijërisë dhanë sivjet shembullin e drejtuesve të aftë duke realizuar e tejkaluar prodhimin e grurit që s’realizohej prej kohësh. Ndërkaq, në odat mokrare biseda e lirë rreth projekt-statutit është në zjarr e sipër, madje, s’mbetet gjer këtu, por merr udhë për te Kongresi i Kooperativave Bujqësore dhe mendimi merr udhë në kujtime tëëmbla dhe në të tilla ku pikoi loti. Secili këtu e çon mendjen te i paharruari Enver që shkeli këtë truall Mokre vetë dhe që ja, aty përballë, në Pleshisht foli sa gjëmoi vendi…

“… Xha Alushi e quan Mokrën ‘trëndafili im’, Mokra trëndafil! Gjer këtu një histori e tërë gjakrash e luftërash. Hasmëria që çelte varre herë nga fisi ‘Kreka’ e herë nga ‘Kapri’. Hasan beu i Velçanit fërkonte duart dhe vinte dhjamë. Dy pleqësi në Velçan, një për bejlerët, e një për fshatarët. Një protestë dhe pragu i një kryengritjeje fshatare me burim në Velçan. Dhe pastaj Reshit Çollaku me çetën e Mokrës, Digje, bre Reshit, digje! Desh pak të kuq trëndafili që të mbinte, dhe Reshiti i pikoi gjakun e tij, pastaj të tjera pika-pika. Dhe me Mokrën e Luftës i paharruari Enver do të jetonte vite të tëra gjer shkroi kujtimet në një radhua dashurie për sofrën mokrare dhe djemtë e saj…

“Prona kooperativiste lindi me fuqinë e majasë së saj një jetë të re për mokrarët. Madje, më shumë se kaq, ajo u bë shtrat ku u rritën njerëz që u bënë frymëzim dhe shembull i madh komunist për atë të ri që ngul shatin e parë në arë, por edhe për atë që e ngau për të fundit herë parmendën…

“Xha Maliqi dhe ata të gjithë që i ngjajnë atij, janë monumenti më madhështor që frymëzoi Partia në pronën e përbashkët kooperativiste. Njerëz që e kanë lënë në anë dhe prapa vogëlsinë, meskinitetin, dembelinë dhe kanë zgjedhur përkushtimin ndaj kooperativës, jetës në të…

“… Kjo etje për të lexuar dhe për shkollë mund të ilustrohet me një fakt nga Slabinja, ku në vitet e konsolidimit të kooperativës kanë dalë mbi 60 veta me shkollë të lartë. Po, janë kaq të respektuar sa këta, edhe brigadierët si Qani Bufi që mori me brigadën e tij 11kv. më shumë, si rendiment, për ha. Ndaj kur i thanë Zeqo Canit se ke shumë fëmijë, ai u përgjigj:

– Pse të mos kem! Unë bëj, kooperativa paguan. Kooperativën e solli te ne Partia e duart e saj veç lumturinë e fëmijëve të mi, sjellin.

Dhe bariu Zeqo Cani me disa mendime të tij zbulon një aspekt tjetër të vogël: karakterin e njeriut të saj, të cilin prona e përbashkët kooperativiste e ka çliruar nga shumë mbeturina…

“Kujtimet dhe bisedat për kooperativën i ka ndezuar lajmi i Kongresit të kooperativave. Dhe në jetën e çdo ekonomie kooperativiste gjen faktet që flasin për transformimin nga viti në vit. Losniku dhe tërë Mokra nuk e kanë problem furnizimin me qumësht nga tufëzat…

“Dhe mëngjesi i vesuar hedh dritë mbi Mokrën trëndafil. Aroma e tij, hirësitë e tij në vatrat e Mokrës do të mbushin letrën drejtuar udhëheqësit të dashur, shokut Ramiz, për realizimin dhe tejkalimin e grurit.”(tesheshi)

Share221Tweet138


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In