• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta u rikthehet sulmeve, kërkon ndihmën e KiE për të zhbërë 30 qershorin! PS e paralajmëron: Jepi fund bllokimit të zgjedhjeve në tre bashki Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen në 2021, ndërsa zgjedhjet vendore në 2023!

05/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Meta u rikthehet sulmeve, kërkon ndihmën e KiE për të zhbërë 30 qershorin! PS e paralajmëron: Jepi fund bllokimit të zgjedhjeve në tre bashki  Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen në 2021, ndërsa zgjedhjet vendore në 2023!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rikthehen përplasjet mes mazhorancës dhe Presidencës. Ditët e fundit u vu re një ndryshim në retorikën e presidentit, por duket se ujërat nuk janë qetësuar mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Dje kreu i shtetit, Ilir Meta priti në një takim delegacionin e nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Por, dritë mbi këtë takim hodhi vetë presidenti i vendi. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka sulmuar mazhorancën për 30 qershorin, duke deklaruar se u cenua demokracia me mbajtjen e zgjedhjeve. Ankesa e tij vjen jo rastësisht pasi KiE vendosi të mos i monitoronte zgjedhjet e 30 qershorit.

“Votimet një partiake të 30 qershorit nuk i dhanë zgjidhje krizës, por cenuan rëndë edhe demokracinë vendore, duke e zhytur më shumë vendin në rrugën e paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit. Kushtet e Bundestagut, janë pasqyra më e qartë e problemeve serioze me të cilat përballet vendi, por edhe harta më e sigurt për rrugën europiane që duhet të ndjekë pa vonesë Shqipëria”, shkruan presidenti Ilir Meta. Gjithashtu, kreu i shtetit deklaroi se ka vlerësuar monitorimin e përkushtuar të situatës në vend nga Këshilli i Europës. “Një takim i frytshëm me delegacionin e nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës. Vlerësova angazhimin e tyre për monitorimin serioz të situatës në Shqipëri, duke theksuar se vendi ndodhet në një krizë sui generis përfaqësimi, dhe në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës”, shkruan Meta.

Reagimi i Ballës
Delegacioni i Këshillit të Europës dje u prit edhe nga kreu i Grupit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla. Pas takimit, Balla dha një deklaratë për mediat duke bërë me dije disa nga pikat kyçe që diskutoi me delegacionin e KiE, mes të cilave edhe mungesa e tre kryebashkiakëve, të cilët u prekën nga ligji i dekriminalizimit. Për këtë, Balla i kërkoi presidentit që pas përfundimit të situatës emergjente (31 mars 2020), të dekretojë datën e zgjedhjeve. “Pjesë e këtij diskutim ka qenë edhe fakti që Presidenti për tre bashki, për të cilat mandati i kryebashkiakëve ka mbaruar, Shkodër, Durrës e Vorë, bazuar dhe në parashikimet e Kushtetutës, të përcaktojë brenda kohës së mundshme, sa i përket Durrësit dhe Vorës, jemi në kushtet e emergjencës civile, dhe sapo emergjenca të ketë përfunduar, presidenti të ketë dekretuar datën për zgjedhje”, tha Taulant Balla.

Më tej kreu i grupit parlamentar të PS theksoi edhe njëherë se zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen në 2021, ndërsa zgjedhjet vendore në 2023, duke i treguar opozitës së bashkuar se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë. “Venecia ka dhënë përgjigje shteruese lidhur me kushtetutshmërinë e 30 qershorit. 30 qershori është një datë kushtetuese, zgjedhjet janë po aq kushtetuese dhe të gjitha organet e dalë prej tyre janë ligjore dhe vijojnë punën e tyre për një mandat 4-vjeçar, që përfundon më 2023. Qytetarëve të Shkodrës, Durrësit e Vorës sa më shpejt të jetë e mundur t’iu japim të drejtën që përmes votës të kenë kryebashkiakun. Kryebashkiakja e Shkodrës është përtej mandatit 4-vjeçar”, tha ai. /Sot/ ORNELA ÇELPICA

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In