• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta shton presionin për bllokimin e qeverisë së re: Hedh në sulm “lehsin e paparë” Petrit Vasalin për mosnjohjen e zgjedhjeve

30/07/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Meta shton presionin për bllokimin e qeverisë së re: Hedh në sulm “lehsin e paparë” Petrit Vasalin për mosnjohjen e zgjedhjeve
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë nuk ka më asnjë dilemë, qeveria e re është në dorë të presidentit Ilir Meta. PS nisi një proces shkarkimi për presidentin, por pavarësisht tentativave për ta mbyllur këtë çështje brenda korrikut apo gushtit, Meta do të jetë në detyrë brenda 9 shtatorit, kur do të formohen Parlamenti dhe qeveria e re.

Gazeta “Sot” një ditë më parë publikoi axhendën e Kushtetueses, ku është bërë me dije se gushti do jetë pushim, ndërsa në shtator dhe tetor nuk përfshihet shkarkimi i presidentit. Por kjo do të thotë se tashmë shanset që të kemi një konflikt institucional në vjeshtë të jenë të mëdha.

Së pari është presidenti, ai i cili duhet të thërrasë mbledhjen e Parlamentit të ri në shtator. “Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati.

Kur Kuvendi paraardhës është shpërndarë para mbarimit të mandatit, Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e ri jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në Kushtetutë. Në këtë rast Meta pritet të mos krijojë pengesa, pasi edhe nëse nuk e thërret, pas 10 ditësh Kuvendi mblidhet vetë. Pengesat mund të vijnë në atë që ndodh më pas. Partia Socialiste do i propozojë Metës emërimin e Ramës kryeministër.

“Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”, thuhet në Kushtetutë. Frika e socialistëve është se Meta duke qenë se nuk i njeh zgjedhjet, mund të mos emërojë Ramën kryeministër. Por edhe nëse ndodh kjo, frika është se Meta mund të bllokojë disa ministra.

Vendimin e Kushtetueses për dekretimin ministrave, secila palë e interpreton në bazë të interesit dhe shanset që Meta të bllokojë disa ministri janë të shumta. Por edhe sikur Meta të mos krijojë asnjë pengesë, absurdi do jetë se Rama dhe ministrat e tij janë të detyruar të betohen para Metës, pra para një presidenti të shkarkuar po prej tyre. Kjo do të thotë se shtatori prite të jetë një muaj surprizash dhe zhvillimesh.

Sinjalet e LSI

Edhe pse këshilltari i Metës para pak javësh dha sinjale se mund të mos ketë pengesa, partia e tij (LSI), po paralajmëron se Meta mund të mos njohë zgjedhjet. Një ndër njerëzit më të besuar të Metës është padyshim Petrit Vasili. Shumë reagime të tij kanë qenë në një linjë me presidentin dhe pse jo, të porositura prej tij.

Pasi ODIHR publikoi raportin për zgjedhjet, vihet re një reagim shumë i ashpër i tij, ku shpreh se zgjedhjet u vodhën, qeveria nuk është legjitime etj. Pyetja që shtrohet është: A janë këto sinjale të Metës se mund të mos njohë zgjedhjet në shtator dhe për pasojë të bllokojë qeverinë?

“Zgjedhjet e reja janë hap i detyruar dhe i pashmangshëm për të shpëtuar Shqipërinë nga gremina antidemokratike dhe kriza e tmerrshme ekonomike politike dhe sociale, që po zhbën vendin dhe po largon shqiptarët. Kundër zgjedhjeve te reja s’ka asnjë alibi pasi batërdia kriminale zgjedhore e 25 prillit i rrezoi të gjitha. Zgjedhjet e lira me çdo kusht dhe me çdo mjet për shpëtimin e vendit kjo është imperativa e vetme, përballë një Shqipërie, që po shqyhet për ditë nga një pushtet politik i shfrenuar dhe mafioz”, ka deklaruar Vasili./Nga kliti Topalli

Share209Tweet131
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In