• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta përmbys reformën në drejtësi dhe zapton KED! KLGJ jashtë kompetencave shkarkon Ardian Dvoranin: Vitore Tusha merr në dorë emërimet në Gjykatën Kushtetuese

12/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Meta përmbys reformën në drejtësi dhe zapton KED! KLGJ jashtë kompetencave shkarkon Ardian Dvoranin: Vitore Tusha merr në dorë emërimet në Gjykatën Kushtetuese
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta ja ka dalë të hedhë në erë reformën në drejtësi dhe të marrë në dorë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Pas një lufte 9 mujore kundër Ardian Dvoranit, dje dëshira e tij për shkarkimin e tij është realizuar. Ashtu sikundër e paralajmëroi gazeta, dje u mblodh Këshilli i Lartë Gjyqësor për të vendosur mbi mandatin e Dvoranit dhe pas disa orësh debatesh në fund me 6 vota pro dhe 4 kundër u miratua shkarkimi i tij nga detyra e Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

Burime shumë të sigurta bënë me dije se mbledhja ka qenë e tensionuar dhe me debate, pasi disa anëtarë kanë qenë kundër e disa pro. Relatorja e çështjes Marsela Shehu ka deklaruar se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate cenon dhe vë në rrezik parimet e Kushtetutës.

Ndërsa Alban Toro tha se këshilli duhet të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë. Nga ana tjetër Brikena Ukperaj deklaroi se në asnjë dispozitë nuk gjen parashikim të tillë, që zoti Dvorani do të zëvendësohet nga anëtari i parë, i dytë apo i tretë. Sipas saj, detyrimi i Dvoranit për të ndërprerë detyrën është kur vjen anëtari i katërt. Ajo tha se detyrimi i zotit Dvorani për të qëndruar në Gjykatën e Lartë nuk ka mbaruar, por mbaron në momentin e zgjidhjes së anëtarit të katërt, që vjen nga radhët e juristëve të spikatur.

Kundër Dvoranit kanë qenë edhe Brunila Kadi me Erjon Muharremaj. “Të drejtën për t’u caktuar në një pozicion apeli mendoj që e kanë vetëm ata që i plotësojnë kriteret për të qenë në atë pozicion. Unë do të kërkoj që të verifikohen edhe kriteret nëse ai i plotëson për një pozicion në Apel”, tha Kadi.

Meta kap KED

Shkarkimi i Dvoranit nga detyra i ka hapur rrugën presidentit të zaptojë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe të kontrollojë emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse rruga për shkarkimin e Dvoranit do jetë e gjatë pasi mund të ketë dhe ankimim në gjykatë, drejtimin e KED e merr nënkryetari, që është Vitore Tusha, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese dhe njëherësh e besuara e presidentit.

Meta e kandidoi për kryetare të KLSH dhe mazhoranca e rrëzoi. Këtu lindi një aleancë e fortë e tyre. Tusha ishte dhe ajo që njohu Marsida Xhaferllarin si anëtare të Kushtetueses. Sipas ligjit drejtimi i KED tani është në dorë të nënkryetares dhe ajo është Tusha. Ajo tashmë do të orientojë procedurat për të zgjedhur emrat e rinj në Gjykatën Kushtetuese. Por nuk duhet harruar se KED është organ kolegjial dhe se secili anëtar ka votën e tij individuale. Historia e luftës se Metës me Dvoranin nisi që në vjeshtë, kur u bë dhe emërimi i emrave të parë në Kushtetuese.

Meta akuzonte Dvoranin se kishte dërguar lista në Presidencë dhe Kuvend në kohë të ndryshme me qëllim që të detyronte Presidentin të shkelte Kushtetutën. Madje Meta arriti deri aty sa të pezullonte garën duke futur më pas në Kushtetuese të besuarën e tij Marsida Xhaferllari. Mbetet të shihet tani se çfarë do të ndodhë pasi vendimi i KLGJ sigurisht që mund të ankimohet shumë lehtë në gjykatë. Sapo të zbardhet vendimi Dvorani pritet të mbajë një qëndrim se si do të vijojë. E sigurt është se tani do të kemi një tjetër betejë për Kushtetuesen dhe këtë herë presidenti ka kaluar në avantazh përballë mazhorancës. Nga ana tjetër ka dhe shumë të tjerë që flasin për pazare mes presidentit e mazhorancës, megjithatë koha do e tregojë./ NGA KLITI TOPALLI

Share227Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In