• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta “nis punën” si president danez! Kthen ligjin për turizmin: Cenon identitetin kombëtar, është shkelur Kushtetuta

27/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Murrizi shpërthen ndaj Metës: Po tani o spurdhjakët e opozitës, ku e keni “gardianin e Kushtetutës”?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pak orë pasi premtoi se do të komunikojë vetëm me shkresa, Ilir Meta ka firmosur dekretin e radhës, ndërsa ka kthyer në Kuvend një ligj tjetër për rishqyrtim. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se presidenti ka dekretuar dje kthimin në Kuvend të ligjit nr. 43/2020. “Për aktivitetet e turizmit detar”.

Në arsyetimin e tij, Meta thotë se ligji ka fjalë dhe terma që nuk janë në gjuhën shqipe, të cila bien ndesh me Kushtetutën, pasi gjuhë zyrtare është shqipja. Sipas kreut të shtetit, ky ligj cenon identitetin kombëtar. “Ligjvënësi, në nenin 3 është përpjekur të japë edhe shpjegime në formën e një përkufizimi për këto terma, por këto terma nuk janë në gjuhën shqipe, duke bërë që këto çështje të paraqesin probleme të një niveli kushtetues: Përdorimi i termave në gjuhë të huaj, bën që ligji në tërësi të jetë në kundërshtim me nenin 14, paragrafi 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipëri, që përcakton se: “Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja”.

Neni 14, pika 1, përmban një parim të renditur mes parimeve themelore të shtetit tonë. Përdorimi i emërtimeve në gjuhë të huaj, në një ligj, pra në aktin më të lartë me fuqi detyruese që nxjerr Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, që përbën aktin zyrtar bazë pas ligjit themeltar të vendit: Kushtetutës, jo vetëm shkel parimin se gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është gjuha shqipe, por cenon drejtpërdrejt dhe identitetin kombëtar, të mbrojtur posaçërisht që nga preambula e Kushtetutës sonë”, arsyeton presidenti.

Më tej, presidenca bën me dije se presidenti Ilir Meta është mbështetur në nenin 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës që ka vendosur të kthejë ligjin në Kuvend. “Ky ligj, për shkak të çështjeve që do të shtjellohen në vijim të këtij materiali shoqërues, ka nevojë për përmirësim dhe duhet të rishqyrtohet në tërësi nga Kuvendi i Shqipërisë, në përputhje me rregullat, parimet kushtetuese dhe legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ligji nr. 43/2020, në disa dispozita të tij, bie ndesh me nenet 3, 11, 14/1, 116, 118 të Kushtetutës dhe nuk është në harmoni me disa dispozita të Kodit të Procedurës Civile.

Për këto arsye që shpjegohen në vijim, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin e tij në Kuvend për rishqyrtim. Ligji nr. 43/2020, duke filluar nga dispozita e përkufizimeve, apo në tekstin integral të tij përmban terma dhe fjalë që nuk janë në gjuhën shqipe”, thekson Meta në letrën drejtuar deputetëve. Kujtojmë që, të hënën në mbrëmje ai u shpreh se do të sillet si president danez, me qetësi dhe vetëm duke folur përmes letrave ose në prezencë të dëshmitarëve.

Share213Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In