• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta në alarm për puç PD-PS, sulmon Ramën dhe bën thirrje për përmbysje, “sherr” me Bashën në prapavijë pas braktisjes nga kreu demokrat

29/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Meta në alarm për puç PD-PS, sulmon Ramën dhe bën thirrje për përmbysje, “sherr” me Bashën në prapavijë pas braktisjes nga kreu demokrat
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Refuzimi i kryedemokratit Lulzim Basha për të futur Lëvizjen Socialiste për Integrim në listat e Partisë Demokratike sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe angazhimi i Partisë Socialiste për t’i marrë anëtarët partisë së presidentit, duket se ka alarmuar Ilir Metën.

Pas disa ditësh qetësie, presidenti Ilir Meta iu është rikthyer ditën e djeshme sulmeve dhe akuzave të forta në adresë të qeverisë “Rama”. Përmes disa statuseve në rrjetet sociale e teksa ndan sinkron të një interviste të tij të dhënë në një portal të mërkurën në mbrëmje, kreu i shteti ka bërë dje thirrje për përmbysje të qeverisë aktuale dhe kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij, duhet të ndodhë me doemos në 25 prill.

Madje, i qartë dhe i prerë Meta thekson se zgjedhjet që po vijnë janë të vonuara, pasi sikundër thotë ai vendi duhet t’i kishte zhvilluar më parë. “Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë.

Përmbysje demokratike më 25 prill 2021”, shkruan kreu i shtetit. Ndërkohë pak orë më vonë përmes një statusi të dytë në rrjetet sociale, presidenti Meta i dërgon një tjetër mesazh të fortë ku thotë se vendi nuk mund të futet në thes nga një çetë me banditë dhe oligarkë. Kreu i shtetit shtoi se zgjedhjet e 25 prillit do t’u kthejnë qeverisjen dhe drejtimin e vendit qytetarëve. “Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. Harrojeni! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve”, nënvizoi Meta.

Meta “sherr” me Bashën në prapavijë

Por paralelisht me luftën që ka hapur tashmë me mazhorancën socialiste, presidenti Ilir Meta duket se ka edhe një “sherr” të madh me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në prapavijë. Gazeta ka mësuar se ditët e fundit presidenti Ilir Meta ka rritur presionet ndaj Bashës, duke i kërkuar llogari se përse PD do të shkojë me një listë të saj në zgjedhjet e 25 prillit dhe lënë jashtë LSI-në.

Ndërkohë që sikundër theksuan të njëjtat burime, mësohet se kreu i shtetit me tone të larta dhe të forta, ia ka bërë të qartë kryedemokratit Basha se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë që e ka krijuar ai dhe se shefi i selisë blu, por edhe kryeministri Edi Rama ta harrojnë se do ta shkrijnë si forcë politike. Pra, i gjithë ky “sherr” dhe këto tensione kanë ardhur, për shkak se presidenti Ilir Meta është në alarm për një puç që mund t’i bëhet partisë së tij nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Një skenar i kësaj natyre është aplikuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017, ku Basha dhe Rama arritën një pakt mes tyre dhe partia që doli më e dëmtuar ishte pikërisht LSI-ja. Kështu që i ndodhur përpara një situate të ngjashme, ku të gjithë janë bërë bashkë kundër partisë së Kryemadhit, Meta ka nisur presionet ndaj palëve, me qëllim trembjen e tyre, në mënyrë që të mos dëmtojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ndarja PD-LSI

Madje, fakti se PD dhe LSI janë më larg njëra-tjetrës e tregon edhe lëvizja e ditëve të fundit, ku secila ka prezantuar programin e saj elektoral. Mirëpo këto nuk janë të vetmet që kanë tmerruar presidentin Meta, sepse mësohet se ai është alarmuar edhe nga roli i ndërkombëtarëve. Këta të fundit e kanë braktisur kreun e shtetit dhe kreun e LSI, duke mos i takuar, ndërkohë që me Bashën dhe Ramën kanë zhvilluar herë pas here takime, madje ka zëra se ata mbështesin në prapavijë edhe një bashkëqeverisje PD-PS pas 25 prillit.

Kështu që referuar edhe majit të 2017, ku “kumbarë” të paktit mes Bashës dhe Ramës, ishin ndërkombëtarët, Meta edhe këtë herë i druhet një “Deja Vu” dhe po përpiqet me çdo kusht ta ndalojë një gjë të tillë, duke iu bërë presion dhe çuar mesazhe të liderit demokrat dhe shefit të qeverisë./Rigels Seliman
/

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In