• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta merakoset edhe për zjarret: “Tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve”

04/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
A është Meta i trembur nga shkarkimi?!  Del hapur kundër reformës: Sulmon Dvoranin, Ramën dhe Parlamentin në shkresën për Venecian
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta duket se po shfrytëzon gjithçka për të goditur qeverinë. Ndryshimet kushtetuese kanë sjellë një krisje të fortë mes tij dhe kryeministrit e për këtë arsye nga dita në ditë jepen sinjalet se kemi një luftë të fortë mes tyre.

Dje presidenti ka vendosur të kritikojë qeverinë për situatën e zjarreve. Ashtu si çdo vit, edhe kur Meta ishte në qeveri, për shkak të temperaturave të larta kanë shpërthyer zjarret në disa vende. Por përmes një njoftimi dje nga Presidenca, Meta ka kërkuar më shumë punë nga autoritetet. “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.

Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve”, shkruhet në njoftimin e Presidencës. Edhe pse presidenti deklaroi se do të sillet si “president danez”, duket se ka vendosur të zbresë sërish në fushën e betejës. Pasi shpërtheu pandemia u pa një farë qetësie mes palëve.

Kjo solli shkarkimin e Dvoranit dhe amnistimin e Metës nga shkarkimi. Mirëpo kryeministri duket se e ka kapur në befasi me ndryshimet kushtetuese, duke pranuar listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve. Nëse shihen reagimet, më i alarmuar është presidenti sesa lideri i PD. Basha dje e bëri të qartë se në gusht nis fushatën dhe do të punojë për të fituar zgjedhjet.

Ndërsa Meta sulmon e shan qeverinë. Edhe pse në këtë rast presidenti duhej të distancohej pasi ne jemi republikë parlamentare, megjithatë sinjalet janë se tashmë do të kemi një vit të ngjeshur derisa të mbahen zgjedhjet dhe një ndër protagonistët do jetë presidenti, i cili sipas sinjaleve do të ndërhyjë dhe te procesi zgjedhor.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In