Këshilli i Lartë Gjyqësor do diskutojë ditën e nesërme në lidhje me mandatin e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.
Pika e fundit e rendit të ditës: “Vijimi i shqyrtimit të çështjes në lidhje me problematikën e adresuar nga Presidenti i Republikës me Shkresën nr.1117/2 prot., datë 10.04.2020, lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në detyrë të z.Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës së Lartë.” pritet të ketë një përgjigje nga vetë KLGJ, e cila është e detyruar të zgjidh situatën, pas refuzimit të ndërkombëtarëve, të cilët kanë qenë të qartë që kjo çështje duhet të zgjidhet vetëm nga KLGJ.