• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta dhe Berisha në një linjë për të prishur zgjedhjet! Saliu kërcënon me jetë Ramën dhe bën thirrje për një “20 shkurt” të dytë!

19/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Meta dhe Berisha në një linjë për të prishur zgjedhjet! Saliu kërcënon me jetë Ramën dhe bën thirrje për një “20 shkurt” të dytë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha duket se janë në unison të plotë me njëri-tjetrin sa i takon planit për të prishur procesin zgjedhor e madje hedhur në erë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Presidenti Meta kohët e fundit është shfaqur tejet i ashpër me qeverinë dhe ka krijuar situata që lënë të nënkuptohet se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që edhe media pranë tij kanë paralajmëruar përplasje pas 26 prillit, nëse këto zgjedhjet do t’i fitojë Partia Socialiste.

Por në të njëjtën linjë me kreun e shtetit, dje është shfaqur edhe ish-kryeministri Berisha, i cili ka paralajmëruar revolta të dhunshme. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Berisha u shpreh qartë se pas 25 prillit Shqipëria do të ndizet në tym dhe flakë nëse dhe se sipas tij, sebep do të jetë prekja e votës nga kryeministri Edi Rama. “Edi Rama po boshatis kryeministrinë.

Ai brendinë e Kryeministrisë e ka nisur drejt Surrelit. Edi Rama po përgatitet për disfatë. Nuk ka forcë që mund të mposhtë një komisioner që vendos të mbrojë votën. Mbrojtja e votës në këto zgjedhje është vendimtare për Shqipërinë, përndryshe këtu do të përsëritet “20 shkurti”, por edhe më i ashpër. Rama ka zbrazur Kryeministrinë. Këto janë punë të brendshme të tij, nuk më intereson shumë”, deklaroi ai.

Ish-kreu i PD kërcënon me jetë Ramën

Por çuarja e Shqipërisë në zgrip, tym dhe flakë, nuk është i vetmi paralajmërim i artikuluar nga goja e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit i bëri thirrje kreut të qeverisë, Edi Rama të ndalë ofendimet ndaj grave dhe vajzave në televizor, pasi sipas saj tij, ka të tjerë që nuk i tolerojnë këto deklarata të tij publike. Madje, duke shfrytëzuar këtë qasje të kryeministrit, Berisha shkoi deri atje sa e kërcënoi zotin Rama me jetë.

“Edi Rama fytyrën e vërtetë të lidhjes me krimin e faktoi në Elbasan ku nxori bandën e tij. Edi Rama e filloi fushatën me shprehjet më poshtëruese dhe fyese të grave shqiptare. Të shkosh në fshat dhe t’i thuash një gruaje në prani të burrit, se kaun po e sjell për lopën dhe jo për ty nuk ka fyerje më të madhe. I them Edi Ramës se ka të tjerë që edhe sot i përmbahen ligjit “Dy gisht nder në lule të ballit”.

Nuk i merret nderi një familje në televizor siç bëri ai. Ai e ka kuptuar që gratë dhe vajzat nuk e votojnë. Është i tmerruar nga humbja e elektoratit të grave dhe vajzave. E panë që ky në skenat publike që janë thënë për të janë të vërteta”, u shpreh ai.

Berisha: Rama i ka orët dhe ditët e numëruara

Më tej ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar krijimin e listave të kandidatëve për deputetë të opozitës së bashkuar. Berisha është shprehur se përfshirja në lista e liderëve të partive të tjera është një risi dhe një fitore e sigurtë me 25 prill, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama i ka ditët e numëruar. “Ju keni konstatuar se Basha krahas listave po krijon dhe grupin e koordinatorëve për çdo fushë.

Kryetari i PD-së ka deklaruar se kabineti i tij do të përbëhet nga personalitete të shquara që nuk kanë mandat, por kanë luajtur një rol esencial në lidhje me fitoren e PD-së në këto zgjedhje dhe gjithashtu të gjithë deputetet do të dorëzojnë statusin. Në të gjithë periudhat listat në mënyrë të ligjshme krijonin debate dhe protesta para selisë. Këto lista janë pritur më mirë se të gjithë listat e tjera të krijuara deri më sot, kjo mendoj unë është meritë e procesit që u ndoq.

Pavarësisht vendit në listë secili në qeverinë e ardhshme do të bëjë çdo gjë për të pasur vendin e merituar. 26 prill ata që janë dhe nuk janë në listë do të festojnë fitoren bashkërisht me një fitore të jashtëzakonshme. Edi Rama i ka orët dhe ditët e numëruara kjo është ajo që do të ndodhë”, nënvizoi ish-kryeministri Sali Berisha.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In