• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta del nga “shinat” flet përçartë! Takim me Bashën për të nisur “revolucionin” kundër Ramës, për të justifikuar ëndrrën e shpërndarjes së Parlamentit

19/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Meta del nga “shinat” flet përçartë! Takim me Bashën për të nisur “revolucionin” kundër Ramës, për të justifikuar ëndrrën e shpërndarjes së Parlamentit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta duket se ka dalë tërësisht nga shinat. Deklarata e së hënës se është gati të përballet dhe me tanke ishte vetëm fillimi, pasi dje ai është hedhur në veprim, me shpresën se do të trembë mazhorancën të tërhiqet nga shkarkimi apo rrudhja e kompetencave. Që herët në mëngjes Meta thirri në një takim kreun e opozitës Lulzim Basha, për të diskutuar për atë që ai e quan “grusht shteti”.

Presidenca dha detaje nga ky takim, ndërsa gazeta ka mësuar realisht atë se çfarë është diskutuar. Interesant është fakti se Meta e pranoi zyrtarisht që po bën lojën e opozitës dhe tani i ka varur shpresat te kreu demokrat për të nisur betejën kundër kryeministrit. Të hënën dhe dje Meta kërcënoi me shpërndarje Parlamenti dhe qëllimi i takimit ka qenë pikërisht për këtë gjë. Një burim konfidencial i tha gazetës se Meta po tenton të përdorë Bashën për të shpëtuar veten. Në takim Meta ja ka bërë të qartë Bashës se nëse e shkarkojnë ai do e shpërndajë Parlamentin, por ka kërkuar mbështetjen e tij që këtë gjë ta bëjë para se të shkohet te shkarkimi. Sipas informacioneve, Meta po tenton të njëjtin skenar si me zgjedhjet e 30 qershorit, pasi shfrytëzoi protestat për të shtyrë zgjedhjet. Edhe tani, ai ka kërkuar që opozita të nisë revoltat dhe sulmet ndaj Parlamentit.

Në këtë mes do të hyjë më pas Meta, i cili me pretekstin e agravimit të situatës do të shpërndajë Parlamentin, duke u justifikuar më pas se e bëri për të shmangur tensionet. Ky është plani i Metës dhe këtë gjë ja ka bërë të ditur liderit demokrat. Por ky i fundit nuk i ka premtuar asgjë. Basha i ka thënë Metës se janë forumet e PD që vendosin dhe jo ai, prandaj duhet të diskutohet me detaje kjo çështje. Pra duket qartë se presidenti është tërbuar pas rrudhjes së kompetencave dhe po kërkon me çdo kusht të çojë vendin te destabilizimi.

Kërcënimet e Metës

Me heqjen e betimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, presidenti tani ka rol honorifik. Dekret që ai nxjerr Parlamenti mund t’i rrëzojë, ndërsa e vetmja gjë që i ka mbetur me kompetenca të plota është të japë dekorata dhe tituj nderi, gjë që Meta po e bën fuqishëm kohët e fundit, duke ja kaluar dhe Nishanit. Por këto lëvizje të mazhorancës duket se e kanë trembur shumë presidentin, pasi dje nuk i ka ndalur kërcënimet. I pari erdhi në njoftimin për takimin me Bashën. “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha. Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndalur dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës. Por paralajmërimi më i ashpër erdhi sa i takon debatit për shpërndarjen e Parlamentit. Zëdhënësi i Metës deklaroi se do jenë qytetarët ata që do e shpërndajnë Parlamentin. “Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit. Bëni durim! Dekretet do t’i zbatojë populli shqiptar”, tha Tedi Blushi. Por të dyja deklaratat e presidencës tregojnë panik, pasi deri më sot asnjë jurist nuk i ka dhënë të drejtë kreut të shtetit. Nuk ka asnjë nen në ligj e Kushtetutë që i jep të drejtë të shpërndajë Parlamentin, ndërkohë LSI dhe PD e provuan se nuk arritën gjë me revolta./Sot/ KLITI TOPALLI

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In