Kryeministri Edi Rama, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Facebook” me qytetarët, iu është përgjigjur pyetjeve të tyre, në lidhje me paketën e zgjerimit, të prezantuar së fundmi nga qeveria.
Rama thotë se do të dëmshpërblehen edhe ata që kanë punuar në të zezë, por duhet që të marrin guximin që të denoncojnë e këtë gjë duhet ta bëjnë brenda 24 orëve.
“Për ata që punojnë në të zezë, është e pamundur të ndajmë kush ka punuar dhe kush jo. Kush ka punuar realisht në të zezë dhe është në vështirësi, ata duhet të kenë minimumi kurajon që të denoncojnë. Po bëjmë gati edhe shpërblim financiarë për ata që do të thonë kam punuar në të zezë në filan kompani dhe nuk kam asnjë të ardhur sot sepse nuk më ka regjistruar pronari. Pronarët kanë sanksione shumë të forta nëse mbajnë dikë në punë të zezë. Kjo nuk zgjidhet me kontrolle, nëse nuk ka nga brenda një zë kjo nuk zgjidhet.
Në shumë raste kemi bërë spostimi nga puna në të zezë në punë të ligjshme, falë presonit që kemi ushtruar nga kompanitë. Brenda 24 orëve do të kemi këtë ofertë për ata që kanë punuar në të zezë dh e sot janë pa mbështetje. Do tu japim një shpërblim financiar dhe do të marrim përsipër punën e tyre deri në fund, që pronarët t’i regjistrojnë dhe pronarët duhet të ndihmojnë me këtë, ose të përballen me ligjin“, u shpreh Rama.