• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Merr përgjegjësi për daljen e pagave dhe inceneratorët”! Rama-komentuesit: Janë çështje të drejtësisë

27/12/2021
in Aktualitet
A A
“Merr përgjegjësi për daljen e pagave dhe inceneratorët”! Rama-komentuesit: Janë çështje të drejtësisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama është ‘përplasur’ me një qytetar përmes komenteve në rrjetin e tij social “Facebook” i cili i ka kërkuar që të japë sqarime mbi skandalin e publikimit të listës së pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë dhe aferën e inceneratorëve,

Rama ka theksuar edhe njëherë se sa i takon publikimit të të dhënave edhe në shtete të mëdha ka pasur raste të ngjashme dhe nuk ka dhënë llogari kreu i qeverisë por i ka kaluar drejtësisë.

Ndërsa lidhur me aferën e inceneratorëve, kryeministri e ka cilësuar gjithashtu si çështje të drejtësisë dhe nënvizon se çdo individ i akuzuar duhet të përballet vetë.

Replikat:

Komentuesi: Kjo është një arritje që meriton lëvdata, por unë mendoj që ju duhet të jepni gjithashtu llogari për aferën e inceneratorëve dhe për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Në çdo vend tjetër, kreu i qeverisë duhet të marrë përgjegjësi për atë çfarë ndodhi, por ne diçka te tille z.Rama nuk po e shohim ende as nga ju dhe as nga ata që janë përgjegjësit e kësaj pune.

Kjo nuk është pune partie, por është çështje respekti ndaj qytetareve dhe demokracisë të vendit tonë sepse diçka e tillë është e papranueshme në një vend që kërkon të anëtarësohet në BE.

Urimet më të mira!

Edi Rama: Nuk e di çfarë ke parasysh me çdo vend tjetër, sepse në Amerike, Angli, Francë, që mos vazhdoj me shumë vende të tjera, ka pasur raste të ngjashme, madje me impikime për krejt botën në ndonjë rast dhe nuk di t’i këtë shkuar në mend njeriu të kërkojë të japin llogari krerët e qeverive, por çështja i ka kaluar direkt drejtësise, si një çështje e drejtësisë për të identifikuar e dënuar autorët, ndërkohe që vendet kanë vijuar punën për forcimin e sistemeve përkatëse!

Sa për inceneratoret unë jam shprehur fare qartë, që impiantet e ndërtuara janë aty dhe janë shpëtim për zona e komunitete të tëra të vendit, ndërkohë që nëse drejtesia ka akuza për të ngritur për individë të caktuar ato janë çështje ekskluzive e drejtësise dhe çdo individ i akuzuar duhet të përballet vetë me drejtësine deri në daljen e të vertetës mbi cdo akuzë!

Ky është respekti ndaj qytetarëve dhe demokracisë, jo futja e të gjitheve në një thes me akuza kolektive që s’kanë asnjë lidhje me kulturën demokratike e me shtetin e së drejtës. Gezuar festat dhe shendet familjarisht?

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In