• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Memecit i erdhi goja”! Lulzim Basha, nxjerr planin e fshehtë të Ilir Metës: ‘Karusel’ që kërkon të mbajë…

19/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Komiteti anti-qeveritar për Covid19” dhe kryetari Ilir Meta
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi e quajti pjesë të trekëndëshit të Bermudes së tranzicionit shqiptar, Lulzim Basha tashmë Ilir Metën e quan “karusel” që bashkë me Ramën e Berishën kërkojnë të ruajnë statuskuonë për interesa personale.

Pjesë nga deklarata

“Vendimi i Partisë Demokratike është fare i qartë. Dhe sa i takon çështjes së mendimit ndryshe, mendimi ndryshe është respektuar në Partinë Demokratike gjatë 8 viteve që unë kam qenë kryetar si asnjëherë më parë.

Por një gjë është mendimi ndryshe dhe një gjë është identiteti i Partisë Demokratike. Identiteti i Partisë Demokratike nuk mund të jetë ndryshe përveçse Pro perëndimorë, pro Amerikan. Kjo nuk është çështje e mendimit ndryshe. Statuti i Partisë Demokratike është i qartë, nuk është çështje opinionesh. Pretendimi për fraksione, është një pretendim i rremë, bëhet fjalë për klane.

Klane përfituesish të 8-vjeçarit të parë të qeverisjes së Partisë Demokratike që tani janë kthyer me lugë në brez, shumë prej tyre nga Kanadaja, Anglia, Amerika, pasi kanë përfituar dhe janë zhdukur në 2013-ën, i shohim në radhën e parë duke shfrytëzuar prapë sakrificën dhe zemërimin apo marrëzinë e shumë demokratëve për masakrën zgjedhore të 25 prillit, me shpresën se do të futen në një tjetër gosti ku përsëri duke shkelmuar mbi sakrificën e demokratëve, të pasurohen e të vazhdojnë ta bëjnë rrush e kumbulla sakrificën e demokratëve.

Pra, nuk bëhet fjalë për ide konstruktive, fraksionesh e të tjerë sepse Partia Demokratike, jo vetëm ka lirinë e mendimit po si asnjëherë më parë përmes programit të saj dhe përmes përfshirjes në grup parlamentar dhe në çdo instancë drejtuese ka treguar se është një parti e të përndjekurve, është një parti e pronarëve, është një parti e rinisë, është një parti e sipërmarrjes në tërësi dhe sipërmarrjes të vogël e të mesme në veçanti mbi parimet e konkurrencës dhe jo të monopoleve.

Është një parti e fermerëve, si një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë dhe e shoqërisë konservatore. Pra, le t’i dallojmë klanet nga fraksionet.

Parti klanesh do të thotë përçarje e partisë, nuk janë këto fraksionet, ndërsa mendimi ndryshe dhe përfaqësimi brenda Partisë Demokratike i gjithë këtyre interesave tashmë po ndodh dhe do të vazhdojë të ndodhë dhe kjo është forca e re, forca e rigjetur e Partisë Demokratike për t’i dhënë zë të gjitha shtresave shoqërore.

Të gjitha këto shtresa shoqërore, për të ardhur tek pyetja juaj e fundit, e kuptojmë fare mirë se ka tre dekada që tranzicioni nuk merr fund, nuk përmbyllet e nuk përmbyllet, zgjatet e stërzgjatet. Arsyeja është fare e thjeshtë sepse një kastë e vogël njerëzish kanë shkelmuar interesat bazë të një shoqërie demokratike, zgjedhjet e lira, konkurrencën e lirë, zbatimin e ligjit. Zgjedhjet vidhen nga një grusht pushtetarësh me një grusht kriminelësh e oligarkësh.

Ekonomia shkatërrohet, bizneset e vogla falimentojnë, bizneset e ndershme falimentojnë, njerëzit shpunësohen sepse pushteti e ka putinizuar ekonominë dhe e ka drejtuar të gjitha resurset e pasura të Shqipërisë te një grusht oligarkësh dhe më e keqja, dhe kjo është pjesa e tretë e një trekëndëshi të ngjashëm me trekëndëshin e Bermudës, nuk kanë ndëshkueshmëri.

Ka një karusel që vërtitet, janë të njëjtët oligarkë, të njëjtët kriminelë që përfitojnë, është i njëjti popull, të njëjta shtresa, të përndjekurit, pronarët, sipërmarrësit, rinia, intelektualët, profesionistët, shtresa e mesme, fermerët të cilët vetëm dëmtohen ekonomikisht, nga pikëpamja shoqërore, detyrohen të emigrojnë.

Beteja e Partisë Demokratike është pikërisht me këtë trekëndësh të pushtetit të korruptuar, të krimit të organizuar, të oligarkisë dhe në këtë pikëpamje çdokush që është për interesat e veta personale, cilado qoftë zanafilla e këtyre interesave personale, shpallja non grata apo çfarëdo interesi tjetër që nuk rreshtohet me shqiptarët kundër këtyre tre fenomeneve, patjetër që është në vetvete një trekëndësh problematik për shqiptarët, një trekëndësh Bermude dhe përballë do të jetë jo vetëm Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, jo vetëm mua, po do të ketë Partinë Demokratike dhe gjithë këto forca shoqërore, të cilat sot më shumë se kurrë, e kanë kuptuar që ka patur pakte të hapura dhe të fshehta për të ruajtur këtë status quo tashmë 30 vjeçare.

Ky është tranzicioni që nuk merr fund dhe në këtë kuptim, trekëndëshi i Bermudës nuk janë thjesht tre persona, por është kultura e pandëshkueshmërisë, është bashkëpunimi i politikës me krimin, s’ka rëndësi nëse është për të marrë pushtetin apo kur je në hall edhe kur je në opozitë dhe është përqendrimi putinist i ekonomisë në duart e oligarkëve.

Përballë ka vetëm një forcë; po nuk është as e vogël, as e dobët është forca më e madhe, është forca që rrëzoi komunizmin dhe hapi dyert e Shqipërisë, e çoi në NATO, e çoi në lëvizjen e lirë të Europës, do ta çojë drejt idealit europian të një shoqërie të lirë ku pakica të mos diktojë shumicën, ku pakica të jetë pakicë, e respektuar sa i takon brenda ligjit dhe Kushtetutës po ku shumica të jetë në gjendje të ndërtojë një jetë normale, me dinjitet, me punë sipas ligjeve, Kushtetutës dhe moralit njerëzor, në shtëpinë e vet, pa u detyruar të largohet nga shtëpia e vet.”

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In