• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mediat serbe dhe ruse, jehonë sulmit të Metës e Berishës ndaj SHBA

23/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Mediat serbe dhe ruse, jehonë sulmit të Metës e Berishës ndaj SHBA
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat serbe dhe ruse i bëjnë jehonë sulmit të Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Portali i Kremlinit Sputnik, në edicionin e saj në gjuhën serbe, por edhe televizioni shtetëror i Serbisë, i ka bërë mjaft jehonë me disa shkrime sulmeve të Metës.

Portali i financuar nga ministria e Jashtme ruse, Sputnik, i cili transmeton në disa gjuhë, në edicionin ballkanik që ka në gjuhën serbe shkruan se “Presidenti shqiptar Ilir Meta i doli në krah të Sali Berishës në një shkëmbim fjalësh të ashpra me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendosja e ish-kryeministrit në listën e zezë të SHBA ishte ‘një veprim i turpshëm dhe i neveritshëm i lobit antishqiptar’.

Sputnik thekson se Socialistët shqiptar po përgatiten të zëvendësojnë Ilir Metën nga posti i Presidentit, e ky i fundit ka nisur një betejë me qeverinë amerikane.

Televizioni publik serb RTS, thekson në një kronikë të saj se Departamenti i Shtetit i SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të korrupsionit, keqpërdorimit të fondeve dhe minimit të demokracisë.

“Është një veprim i turpshëm, i pandershëm dhe i neveritshëm,” shkroi Meta, duke akuzuar “lobin antishqiptar” se qëndron pas kësaj lëvizje nga Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken, thekson RTS.

Kurse gazeta më e rëndësishme politike e Beogradit për çështjet e gjeopolitikës dhe që mbron tezat e ministrisë së jashtme të vendit Politika, thekson se “Sali Berisha, një nga politikanët më të fuqishëm shqiptarë në tre dekadat e fundit, njoftoi se do të padisë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken për shpifje para një gjykate Franceze, pasi ai u ndalua të hynte në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Shtetit deklaroi se retorika e Berishës tregon se ai dëshiron të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit. Përveç Sali Berishës, me këtë akt, gruaja e tij Lira Berisha, djali Shkelzen dhe vajza Argita Berisha Maltezi u ndaluan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, raporton RTS.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In