• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mediat e Kosovës, të ndjeshme për Tiranën: Vizita e mistershme disa orë e presidentit Thaçi në Shqipëri, makina nuk u kontrollua… është VI

29/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Mediat e Kosovës, të ndjeshme për Tiranën: Vizita e mistershme disa orë e presidentit Thaçi në Shqipëri, makina nuk u kontrollua… është VI
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë. Keshtu shkruan sot portali Kallxo.com, duke dhene detaje nga vizita qe e cileson te mistershme. Presidenti ka qëndruar në Shqipëri për disa orë ndërsa është kthyer në vend në orën 19 e 20.

Raportet tregojnë se makina e tij nuk është kontrolluar për shkak se është makinë VIP.

Sipas nje raporti drejtuar komandantit të pikës kufitare në Vërmicë, Arben Telaku, thuhet se Presidenti i Kosoves ka kaluar në orën 19:20, i ulur në sediljen e parë të makinës.

Raporti i policit thotë se nuk kanë arritur të shohin nëse prapa në makine ka pasur persona të tjerë ulur për shkak se mjeti ka pasur xhamat e zinj.

Nga zyra e Presidences nuk ka pasur asnje pergjigje per te konfirmuar viziten e bere.

Media kosovare ka biseduar me këshilltarin politik të Thaçit, Ardian Arifaj, por ai ka thënë që t’i dërgohen pyetjet në zyrë për media.

Edhe komandanti, Arbër Telaku, nuk ka dhënë detaje pasi ka thënë se duhet t’i drejtohemi zyrës së mediave.

Në anën tjetër, komandanti i rajonit kufitar ku bënë pjesë Vërmica, Nexhmi Krasniqi e ka konfirmuar kete informacion.

Ai ka thënë se nuk i ka raportet sepse ato dërgohen në Prishtinë por atij i është thënë se eskorta ka kaluar në Shqipëri dhe është kthyer në Kosovë.

Sipas ligjit, makina e Presidentit dhe Kryeministrit janë VIP dhe nuk iu nënshtrohen kontrolleve. Kjo vizitë e Presidentit Thaçi në Shqipëri nuk ka qenë e paralajmëruar nga zyra e Presidentit.

Dje gjatë ditës, kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ul me avion nga Zvicra në Tiranë. Ende nuk dihet nëse Pacolli është kthyer në Kosovë apo po qëndron në Shqipëri.

I pari i AKR-së tha fillimisht se atij iu ndalua zbritja në Aeroportin e Prishtinës, por më pastaj njoftoi se ka leje për të ardhur në Kosovë.

Ish-kryediplomati kosovar u përfshi në një diskutim të gjatë në rrjetin social “Twitter” rreth ardhjes së tij në Kosovë.

Pacolli akuzoi partinë e cila udhëheq ekzekutivin në detyrë se nuk po e lë të hyjë në vend.

Behgjet Pacolli pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re të cilës do t’i prijë Avdullah Hoti i LDK-së. Këtë e ka konfirmuar dje gjatë ditës vetë Hoti para mediave.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In