• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Më 7 nëntor 1909, lindi aktori i paharruar Mihal Popi

07/11/2021
in Nostalgji
A A
Më 7 nëntor 1909, lindi aktori i paharruar Mihal Popi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lindi në Shkodër më 7 nëntor të vitit 1909, në qytetin e lindjes kreu shkollën fillore në Shkollën e Jezuitëve.

Familja e tij u transferua ne Tirane ne vitin 1921. Aktivitetin e tij artistik Mihali e filloi në teatër në vitin 1924 në Tiranë, me grupin amator të shoqërisë “Tirana”.

Për shumë vite Mihali punoi në bandën frymore të shtetit dhe ndërkohë vazhdonte aktivitetin amator si aktor .

Në vitin 1932 Mihali krijoi grupin e vet teatral pranë kinema “Gloria”-s, ku interpretoi disa role së bashku me Xhevat Serezin, Mihal Stefën, Hasan Reçin etj., në pjesët “I shurdhëri”, “Dy zotni me pantallona”, “Dreqi dhe njeriu”, “I ligu për mend”, “Cubat” etj.

Gjatë pushtimit të Shqipërisë punoi si fotograf, por edhe si aktor në Radio Tirana. Në vitin 1945 është ndër aktorët e parë në Teatrin Popullor, ku shkëlqeu që në rolet e para. Ka interpretuar mbi 40 role, ku ndër më të suksesshmit janë roli i prefektit Qazim Mulleti në komedinë “Prefekti”, Anton Antonoviç në komedinë “Revizori” nga Gogol, Falstaf në “Gratë gazmore të Uindsorit” të Shekspirit, Zhurdeni tek “Borgjezi fisnik” i Molierit, senatori Lington, etj. Më 1966 del në pension, por nuk u shkëput nga skena.

Mihali ka interpretuar bukur në disa filma artistikë si rolin e Ballaban Pashës tek Skënderbeu. Ai interpretoi dhe në Estradën e Tiranës.

Mihal Popi për veprimtarinë e tij artistike në Teatër është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
U nda nga jeta më 19 shtator të vitit 1979 në Tiranë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Më ke parë gruan nga këmbët”! Bujar Asqeriu: Si më akuzoi shoku i fëmijërisë pasi pa filmin “Jeta në duart e tjetrit”?!

“Më ke parë gruan nga këmbët”! Bujar Asqeriu: Si më akuzoi shoku i fëmijërisë pasi pa filmin “Jeta në duart e tjetrit”?!

26/07/2026
Audienca, marrë individualisht… janë idiotë! Kolektivisht… nuk i mashtron dot!

Audienca, marrë individualisht… janë idiotë! Kolektivisht… nuk i mashtron dot!

26/07/2026
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Nuk jam pishman që po shkoj, jetova me nder…! 27 korrik 2007, u shua e pa arritshmja “Artistja e Popullit” aktorja Violeta Manushi

26/07/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In