• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Mbylljauni telefonat”! Revoltohet Artan Fuga: Ik or idiot, pse ty do të them unë se për kë votoj!

15/04/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Një bisedë ndryshe, me akademikun Artan Arratia
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Akademiku Artan Fuga, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku ngre shqetësimin për telefonantat nga partitë politike, të cilat marrin qytetarët, për t’i pyetur se kë do votojnë.

Fuga i bën thirrje qytetarëve të mos u hapin telefonat dhe kushdo kandidat që u dërgon sms mos e votoni!

“Eshtë e çuditshme si infantilizohet njeriu i rritur, bëhet si fëmijë nën presionin e propagandës, të imitimit, stresit, apo nga që ka narcizimin e vet!

Ankohen disa: Po më telefonojnë nga PS, nga PD, nga RSP, nga MCB, nga RTSH dhe më pyesin për kë do të votoj?

Gjoja ankohen, sepse për herë të parë u duket vetja të rëndësishëm! U pikaaaaa, vetë deputeti i ardhshëm më ka bërë sms! Po, po, e preu barku për ty atë të s-ë-m-ë-s. Kushdo kandidat që u dërgon sms mos e votoni! Dashka voto me të sëmësës, ai!

Ta votojmë se do ai!!!

Je shqetësuar me telefonatat? Normale!

Mos hap këto dhjetë ditë telefonat me numra që nuk i njeh.

Ndonjë telefonatë që ke hapur dhe është nga këto, bëje block atë numur që të mos të të çajë kokën më.

Poqese e hap, thuaji: Ik or idiot, pse ty do të them unë se për kë votoj!

Poqese nuk ke punë dhe do të bësh gallatë, mbaje me muhabet dhe thuaji brroçkulla të mërzitet!

Përndryshe ngacmohesh vetë!

Dhe shko në 25 prill voto sipas midesë tënde: Po qe se je i kënaqur voto qeverinë, hallal!, poqese mendon se je i flakur si qen në rrugë, voto opozitën e vërtetë, edhe nëse të duket larg perfeksionit, por jo çdo zagar që thotë jam opozitar!

Mbi të gjitha mos e ço votën kot!

Poqese nuk voton, je në Shqipëri dhe nuk voton, harram ato të drejta që të ka dhënë lufta dhe mundi i brezave të tërë, nuk meriton asgjë, je skllav!

Kaq e thjeshtë është!

Ata që marrin në telefon nga kushdoqoftë janë analfabetë në marketingun politik, në sondazhe, me një fjalë në profesion janë idiotë!

Mërzisin miletin dhe nuk fitojnë asgjë, kurse informacionin për tendencat elektorale nuk e marrin dot kurrë, po kurrë, po kurrë, kështu!

Unë për vete kam një zakon, po më bëre presion për diçka, dije se të vihem kundër, jo-ja ime në rastet kur më bezdis me presione idiote është “Njet”, “Nein”! përgjithmonë, dikush që nuk respekton privatësinë, qetësinë, rehatinë e të tjerëve, jo votë që nuk i jap, por as dua ta shoh me sy!”

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In