• Kontakt
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbi 200 zyrtarë nën hetim nga SPAK për korrupsion, në listë Berisha, disa ish-ministra të tij dhe 4 ministra aktualë të paditur nga opozita e rrugës me “prova rruge”

21/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
SHISH zbardh skemën: Ja si i pastrojnë paratë “bosët , vipat” dhe të korruptuarit, ndërtimet në bregdet më të frekuentuarat
1.9k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 200 zyrtarë të nivelit të lartë janë vënë nën hetim nga SPAK, përfshirë ministra, ish-ministra, gjyqtarë dhe prokurorë. Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin e punës një-vjetore të saj, ndërsa gazeta ka mësuar detaje sa i takon luftës ndaj korrupsionit.

Sipas statistikave të SPAK, plot 209 persona janë vënë në hetim për korrupsion. Më saktësisht, nga Krimet e Rënda janë trashëguar 82 procedime penale me 28 persona nën hetim. Ndërsa gjatë vitit 2020 janë regjistruar pranë SPAK 158 procedime penale me 181 persona në hetim për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Pra janë 209 emra të rëndësishëm që po hetohen nga SPAK. Sipas burimeve të gazetës, një ndër dosjet e bujshme në hetim është ajo e Kompleksit Partizani. Në hetim janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, ish-ministri Arben Imami dhe emra të tjerë. Po ashtu kemi padinë e Izet Haxhisë ndaj Sali Berishës për 31 vepra penale. Nën hetim janë dhe disa ish-ministra të tjerë të PD të akuzuar për korrupsion.

Por në SPAK janë dhe 3 ministra të qeverisë aktuale, të paditur kryesisht nga opozita. Padia më e fundit ishte ndaj ministrit Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorëve. Një tjetër padi është ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, që ka të bëjë me një tender mbi rezervat ushqimore gjatë pandemisë në pranverë. Ndërkohë së fundmi pati dhe një padi mbi udhëtimet me helikopter.

Emër tjetër është ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, e cila është paditur mbi tenderat në Shëndetësi gjatë pandemisë. Emri i fundit është Elva Margariti, e cila është paditur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për shembjen e godinës së ish-Teatrit Kombëtar. Aty janë paditur dhe kryebashkiaku Veliaj dhe ish-ministri Sandër Lleshaj. Pra duket se ka shumë dosje voluminoze në SPAK.

Të dhënat e SPAK

Sipas raportit, për periudhën 19.12.2019 – 31.12.2019, janë regjistruar gjithsej 225 procedime penale me 271 persona në hetim. Ndërsa për periudhën 01.01.2020 – 19.12.2020, janë regjistruar gjithsej 343 procedime penale me 433 persona në hetim, nga të cilat: 42 procedime penale me 81 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar; 158 procedime penale me 181 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me korrupsionin; 143 procedime penale me 171 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me vepra të tjera. Pra në total janë hetuar gjithsej 568 procedime penale me 704 persona në hetim nga të cilët: 162 procedime penale me 255 persona në hetim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar; 240 procedime penale me 209 persona në hetim për veprat penale që lidhen me korrupsionin; 166 procedime penale me 240 persona në hetim për veprat penale të tjera. Në total janë 568 procedime penale me 704 persona në hetim për vepra të ndryshme penale.

Skuadrat e Përbashkëta Hetimore

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se është duke ndjekur hetime me 6 (gjashtë) skuadra të përbashkëta hetimore. Të gjitha këto skuadra janë krijuar me autoritetet italiane të drejtësisë, nën drejtimin e EUROJUST. “Veprat penale për të cilat kryejnë hetime dy Skuadra e Përbashkët Hetimore e krijuar janë për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a të Kodit Penal Shqiptar ndërsa katër të tjerat për hetime për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Trafikimit të narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 283/a, 333/a, 334 të Kodit Penal Shqiptar”, ka njoftuar SPAK .

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme gjatë periudhës një vjeçare të ushtrimit të funksioneve ka plotësuar praktikat për 24 kërkesa për ekstradime të shtetasve, nga të cilat 7 kërkesa nga Shqipëria drejtuar shteteve të huaja dhe 17 nga autoritetet e huaja drejtuar vendit tonë.

Share266Tweet166


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Urojmë në ditën e lindjes, aktorin e njohur Petrit Malaj, sot diplomat

Urojmë në ditën e lindjes, aktorin e njohur Petrit Malaj, sot diplomat

13/12/2025
“Unë dhe shoku im më i mirë”! Foto e rrallë e dy legjendave, Robert De Niro dhe Al Pacino

“Unë dhe shoku im më i mirë”! Foto e rrallë e dy legjendave, Robert De Niro dhe Al Pacino

12/12/2025
“Mihal Grameno” i ringjallur,  aktori i mirënjohur jo vetëm i skenës shqiptare por edhe në atë ndërkombëtare Gjergj Lala festoi 78 vjetorin  lindjes

“Mihal Grameno” i ringjallur, aktori i mirënjohur jo vetëm i skenës shqiptare por edhe në atë ndërkombëtare Gjergj Lala festoi 78 vjetorin lindjes

11/12/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In