• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mashtrimet e “Maduros” së SHQUP-it Luli Basha : “Do anulojmë koncesionet” e kapitalistëve! PD i’a kalon premtimin… SPAK-ut, që nuk ka premtuar dhe deklaruar asgjë

12/02/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Mashtrimet e “Maduros” së SHQUP-it Luli Basha : “Do anulojmë koncesionet” e kapitalistëve! PD i’a kalon premtimin… SPAK-ut, që nuk ka premtuar dhe deklaruar asgjë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike prezantoi sot planin për bujqësinë nëse do të vijë në pushtet pas 25 prillit. Për të shpjeguar në detaje projektin e së djathtës shqiptare, në studion e Radarit Informativ në ABC përballë gazetares Sibora Bitri ishte Dorian Teliti, shef i kabinetit të liderit të PD-së, Lulzim Basha.

“Nuk kemi premtuar mrekulli, por e kemi mendjen top për një plan real, i kostuar dhe që u jep përgjigje sfidave aktuale. Do të ketë investim direkt, jo për grumbulluesit, 100 milionë euro në vit subvencione.

A mjaftojnë këto 100 mln euro? Jo, objektiv është dhënia e një ndihme për të ulur koston e fermerit sot. 50 mln euro për kanalet e kullimit, që bujqësia shqiptare për 4 vitet e para të marrë një fytyrë të re” tha ai.

Risia e planit të PD-së do të jetë ngritja e një agjencie për të lidhur fermerin me tregun. “Do të ngremë Agjencinë e Promovimit të Eksporteve, do të jetë një portal, jo portal thjeshtë kompjuterik si e-Albania, por ku fermerët, prodhuesit, dhe pala tjetër që kërkon të blejë produktet, të kenë mundësi të takohen, të shkëmbejnë.

Agjencia do të lidhë kontaktet mes fermerit shqiptar dhe konsumatorit shqiptar dhe të huaj. Agjencia do të krijojë, tregje të vogla për të siguruar prodhimin, transportin dhe shitjen e mallit brenda dhe jashtë vendit” tha ai.

E ndërsa tregon faturën e premtimeve, Teliti rrëfen edhe rrugët ku do të gjenden milionat e eurove që duhen për të jetësuar projektet. Tre janë “burimet” ku bazohet PD, një prej të cilave është anulimi i koncesioneve, ku shefi i kabinetit të liderit demokrat, thotë se nuk do të bëhen me firmën e Lulzim Bashës, pasi do të ishte autogol, duke ia kaluar kështu SPAK-ut, “topin” e premtimeve që ka bërë.

“Angazhimet tona për këto impenjime shkojnë 400 mln euro në vit. A ka mundësi qeveria shqiptare t’i gjejë? Po. Tre elementë do të them, nuk po flasim për 7.2 mld euro dëme në 8 vite, por vetëm nga mungesa e konkurrencës në prokurimet publike, nëse t’i hap garë dhe vlerat ulen 10-15% si pasojë e garës normale, jo perfekte, t’i ke 300 mln euro të gatshme rezervë aty.

Ke cdo vit, 50-60 mln euro për shpenzime për mobilime zyrash, a kemi ne vullnetin për të marrë një vendim, në kohë krize që jemi, deri sa të rimëkëmbet ekonomia shqiptare shpenzime luksi do të jenë zero. Vetëm këtu kemi 350-360 mln euro, por edhe kursime të tjera që kanë për të ardhur, si mekanizimi ligjor për të anuluar kontratat koncensionare.

Jo me firmë të kryeministrit, pasi nëse bëhen ashtu të vjen arbitrazhi, qëllimi ynë është që 2 mld euro nga angazhimet koncensionare dhe ne kemi paraqitur ndryshimet ligjore, që do të ndërmerren duke përdorur mekanizimin anti-mafia.

Kalon barra e provës nga shteti te personi që ka përfituar dhe ata do të jenë të detyruar me ligj të justifikojnë të gjithë pasurinë e tyre dhe marrjen e parave. Për të zhveshur portofolin kryeministror nga kjo vendimmarrje, ne kemi vendosur dhe paraqitur mekanizimin tonë në tre hapa.

E para, qeveria do të përgatisë dosjen për ta çuar në SPAK, për të proceduar më tej dhe më pas kjo shkon në gjykatë për të marrë vendimin final. Ekspertët e PD kanë konstatuar se me këto prova që kanë aktualisht, se këto kontrata mund të zhbëhen lehtësisht me vendim gjykate. Nëse do të bëhen me firmë të kryeministrit do të ishte një autogol delitantesk” përfundoi Teliti

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In