• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mashtrimet e Edi Ramës me energjinë: Pse kërkon kryeministri të manipuloi opinionin publik me anë të faturës së energjisë elektrike?

13/03/2022
in Aktualitet, Kryesore, Speciale
A A
Mashtrimet e Edi Ramës me energjinë: Pse kërkon kryeministri të manipuloi opinionin publik me anë të faturës së energjisë elektrike?

Albania's Prime Minister Edi Rama speaks during the fourth EU-Arab World Summit in Athens, Tuesday, Oct. 29, 2019. The Summit is an international forum of economic and political dialogue between the European Union and the Arab World. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kriza e naftës dhe kriza energjitike e ka nxjerr zbuluar Edi Ramën para të gjithëve, teksa kryeministri po mundohet të bind qytetarët me lloj mekanizmash e marifetesh, protestuesit jashtë dritares së tij por edhe atyre që e ndjekin nga shtëpia apo Facebook dhe që e përgëzojnë që është lodhur duka na rritur çmimet, se çdokush brenda faturës së energjisë elektrike muajin që do të vijë, do të ketë dhe pagesën që qeveria bënë për përballimin e krizës energjitike.

Gjatë një takimi me biznesin e vogël, Edi Rama tregoi se fatura e ardhshme e energjisë elektrike do të shkojë në shtëpitë e qytetarëve me një shtesë të paprecedentë, ku në vend të numrit të kilovatëve të shpenzuar dhe kostot që duhet të paguajë abonenti, fatura do të ketë edhe shifrën që subvencionon qeveria nga çmimi i energjisë elektrike.

Sipas Ramës kjo fatura do i tregoj gjithësecilit bujarinë e qeverisë me taksat e popullit, e se lekët që merren nga taksat e naftës shpenzohen për të mirën e interesit publik. Mirëpo kjo orvatje e orëve të fundit, nuk është asgjë më shumë se një skemë e pastër mashtrimi dhe tentativë e dëshpëruar e kryeministrit dhe mendjendriturve rreth tij, për t’i fshehur qytetarëve keqpërdorimin e taksave dhe faktin se vendi realisht është në në situat jo të mirë akonomike, si pasojë e ekonomilogëve pa diploma kontabiliteti, bankierësh apo financash, që japin receta dhe drejtojnë çuditërisht ekonominë, megjithëse edhe mbledhjen e bëjnë me celularë

A e dini pse ka abuzim dhe keqpërdorim të taksave? Sepse subvencionimi i faturës së energjisë elektrike nga shteti (prej taksapaguesve shqiptarë), nuk bëhet për të gjithë familjet shqiptare, as për të gjitha bizneset në Shqipëri, por për një pjesë të cilën vendi ynë detyrohet ta blej. Madje dhe justifikimet e kryeministrit se viti që lamë pas ishte një vit i thatë dhe burimet hidrike nuk e plotësojnë dot kërkesën për energji elektrike, ishte gënjeshtër e madhe sa ai vetë në këmbë.

Për ata që nuk e dinë dhe për kryeministrin që bënë sikur nuk di, në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 8.9 terravat energji elektrike. Ku nevoja për konsum ishte 6.6 terravat. Vendi ynë importoi (bleu) 2.2 terra dhe eksportoi (shiti) 2.8 terra. Humbjet në rrjet arritën në 1.78 terravat (nga 1.6 që ishin në vitin 2020).

Po të mbledhim konsumin edhe me humbjet në rrjet, atëherë e gjithë nevoja për energji e vendit plotësohet fare mirë nga prodhimi vendas (hidrocentrale publike dhe privatë) dhe shqiptarët nuk do e vuanin aq shumë krizën energjitike dhe as do kishin nevojë për “Paketën e Rezistencës”. Madje fatura do të ishte edhe më e ulët nëse sot do ishin vënë në punë inceneratorët, për të cilën shteti ka paguar deri më tani 55 milionë dollarë për të prodhuar energji elektrike.

Por nuk ndodh kështu, sepse fatura për importin e energjisë në vitin 2021 kapi vlerën e 250 milion euro dhe qeveria dha garanci sovrane që OSHEE të merrte kredi për të blerë energjinë elektrike pa qenë nevoja. Për të mos i hyrë debatit pastaj, që qeveria shqiptare angazhohet gjithmonë të blej energjinë elektrike gjatë ditës kur çmimi i saj është më i shtrenjtë dhe ta shes atë që prodhon gjatë natës, ku vlera është shumë herë më e ulët.

Rama gënjeu edhe kur tha se: “Nafta e prodhuar në vend është një naftë e rëndë dhe nuk mund të përdoret në makina, pasi do t’i çonte ato për skrap…”, por ajo fare mirë mund të përdoret për të furnizuar sektorin e bujqësisë, anijeve apo industrinë e rëndë! Por Rama nuk i pëlqen ta thotë këtë, sepse shkatërrimi i rafinerisë së naftës u bë me urdhër të shtetit shqiptar.

Luftrat e kryeministrit një herë me armikun e padukshëm dhe një herë me këtë që e sheh me dylbi për së largu, janë alibi e shëmtuar për të fshehur vjedhjen sistematike të taksapaguesve shqiptarë, prandaj kohët e fundit e keni dëgjuar shpesh Edi Ramën të ankohet se e thërrasim me pa të drejtë hajdut dhe pretendimet e kryeministrit janë se ai as që ka lidhje me një profil të tillë.

Por doja ti citoja një shkrimtarë mjaft të njohur kryeministrit, se çfarë mendimi ka për mëkatin më të rëndë nga të gjitha, e se ajo është vjedhja: “Vjedhja është mëkati i vetëm i pafalshëm, i vetmi emërues i përbashkët i të gjitha mëkateve. Kur vret një njeri, po vjedh një jetë, po i vjedh të drejtën gruas së tij për të pasur një burrë, fëmijëve për të pasur një baba. Kur thua një gënjeshtër, i vjedh të drejtën e dikujt për të vërtetën. Kur mashtron, i vjedh të drejtën dikujt për të pasur drejtësi. Nuk ka asnjë akt tjetër më përçmues se sa vjedhja!”, shkruan Khaled Hosseini.

Pra z. Kryeministër nëse ju gënjeni qytetarët tuaj, po u vidhni atyre të drejtën për të njohur të vërtetën.

Atëherë, fjalën hajdut mbaje me krenari, se e ke pak!/Ekskluzive.al

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In