• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Makina të parkuara në diell dhe qumësht në bidona plastik, skandalet e “Gjirofarm” që kanë kaluar në heshtje nga AKU

18/01/2022
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
A A
Makina të parkuara në diell dhe qumësht në bidona plastik, skandalet e “Gjirofarm” që kanë kaluar në heshtje nga AKU
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania “Gjirofarm” e Piro Karanxhës, prej disa ditësh është vendosur në qendër të një skandali me tregëtimin e produkteve me përmbajtje të një bakteri të rrezikshëm i quajtur “enterobakter”, i cili ka mbërritur tek produktet e kompanisë nga jashtëqitja e kafshëve.

Tek njerëzit, specie të shumta Enterobakteri njihen si organizma që shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë infeksionet e syve dhe lëkurës, meningjitin, baktereminë (infeksion bakterial të gjakut), pneumoni dhe infeksione të traktit urinar.

Pas denoncimit të medias, AKU ka bllokuar të gjithë linjën e prodhimit të kosit dhe salcës së kosit të kompanisë së përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, “Gjirofarm”, ndërsa kompania pas disa ditësh u ka kërkuar marketeve të kthejnë produktet e “Gjirofarm”, për disa data të caktuara ku mendohet se bakteri është prezent tek këto produkte.

Çuditërisht AKU tregohet gjithmonë “e pakujdesshme” nga denoncimet e mediave sa i përket prodhimeve ushqimore të skaduara, data skadence që fshihen me dorë, përdorimin pa kriter të qumështit pluhur nga kompanitë e mëdha apo dhe vajit të palmës mjaft të rrezikshëm, kos që nuk thartohet apo shkulet si llastik, gjalp me inerte apo tregtimi i margarinës për gjalp të freskët.

Kjo nuk është hera e parë ku kompania “Gjirofarm” denoncohet në media, për abuzime me produktet e saj. Verën e kaluar, një kamionçinë e kompanisë “Gjirofarm” është fotografuar teksa lëvizte në temperatura 38 gradë e ngarkuar me bidona plastik të mbushur me qumësht. Produkti i mbledhur në ferma që transportohet në plastikë, në temperatura tejet të nxehta, bën që të shumëfishohen në masë ngarkesat mikrobiale të produktit. Madje, nga foto makina qëndron e parkuar gjatë në diell e ngarkuar me qumësht që do të shkoj në tavolinat e konsumatorit.

E parë nga fotot, kjo mënyrë transporti anashkalon dukshëm Udhëzimin Nr.5, datë 25.3.2011. “Për Kërkesat Specifike të Higjienës për Stabilimentet e Prodhimit, Grumbullimit dhe Përpunimit të Qumështit dhe Produkteve me Bazë Qumështi”.

Në pikën 19, ky udhëzim thotë se, “menjëherë pas mjeljes, qumështi duhet të mbahet në një vend të caktuar, të pastër, i tillë që të shmangë çdo kontaminim. Ai duhet të ftohet menjëherë në temperaturë jo më shumë se 8º C në rast të grumbullimit ditor, ose jo më shumë se 6ºC nëse grumbullimi nuk është ditor”. Ndërsa pika 20 e bën të qartë se, “gjatë transportit duhet të ruhet sistemi i ftohjes dhe me mbërritjen në stabilimentin përpunues, temperatura e qumështit nuk duhet të jetë më e lartë se 10ºC”.

Pra, në këtë rast transporti, a është ftohur qumështi? A janë ruajtur temperaturat e përcaktuara në këtë udhëzim? A është temperatura më e larta e pranueshme, 10 gradë?

Ndërkohë, pikat 24 përcakton dhe mjetet e transportit dhe enët e transportit të qumështit.

Mjetet e transportit dhe kontejnerët për qumështin dhe produktet me bazë qumështi duhet të përmbushin kushtet e mëposhtme:

a) sipërfaqja e tyre e brendshme duhet të jetë prej materiali që mund të pastrohet, lahet dhe dezinfektohet lehtë;
b) duhet të kenë dysheme e cila pastrohet lehtë me sipërfaqe të lëmuar dhe e tillë që ujërat të rrjedhin pa vështirësi;
c) duhet të ndërtohen në mënyrë të tillë që të evitohet ndotja me kontaminantë dhe aroma dhe të ketë sistem ventilimi;
d) të jenë të mbrojtur nga çdo agjent atmosferik dhe pluhur;
e) mjetet specifike të transportit, përveç kushteve të referuara në pikat “a”, “b”, “c” dhe “d”, duhet të kenë pajisje ftohëse dhe burime ftohëse shtesë dhe pajisje për rregullimin e temperaturës në mjetin e transportit, në mënyrë që të ruajë temperaturën konstante të ngarkesës gjatë ngarkimit dhe transportit;
f) Cisternat për transportimin e qumështit të jenë të izoluara termikisht dhe të lehta për t’u pastruar dhe dezinfektuar.

A plotësohen këto kërkesa me këtë mënyra transporti?

Për të mos folur më pas për pikën 28 të udhëzimit të sipërcituar, sipas të cilit, edhe pranimi në fabrikat e përpunimit.

“Operatorët e biznesit ushqimor të fillojnë procedurat për të siguruar që qumështi i papërpunuar përmbush kriteret (normat) e mëposhtme:

i) për qumështin e papërpunuar të lopës: Përmbajtja e mikroflorës së përgjithshme (mezofile aerobike) në 30ºC (për ml) të jetë 100 0001 dhe përmbajtja e qelizave somatike (për ml), 4000002;
ii) për qumështin e papërpunuar të përftuar nga kafshë të tjera: Përmbajtja e mikroflorës së përgjithshme (mezofile aerobike) në 30ºC (për ml) të jetë 1 500 0001;
b) Në qoftë se qumështi i papërpunuar i përftuar nga kafshë të tjera nga lopët, përdoret për prodhimin e produkteve me bazë qumështi me një proces që nuk përfshin trajtimin termik, operatorët e biznesit ushqimor duhet të marrin masa për të siguruar që qumështi i papërpunuar i përdorur plotëson normat e mëposhtme:
Përmbajtja e mikroflorës së përgjithshme (mezofile aerobike) në 30ºC (për ml), 500 0001”.

Por, duke qenë se grumbulluesi, transportuesi, pranuesi në stabilimentin e përpunimit është i njëjti subjekt, a do ta refuzojë qumështin që e ka transportuar vetë në këto kushte, nëse rezulton me kritere e norma mbi këto që përcakton udhëzimi?

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka drejtoritë e tij në 12 qarqet e vendit dhe padyshim, raste të tilla nuk mund të kalojnë pa u vënë re nga inspektorët. Ndërkohë që edhe më herët e kemi denoncuar një rast të tillë për mënyrën e transportit të qumështit nga “Gjirofarm”./Ekskluzive.al

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In