• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Lutfi Dervishi “intervistë” me Ramën në mandatin e 8-të… 21 Janar 2042!

21/01/2022
in Blog
A A
Lutfi Dervishi “intervistë” me  Ramën në mandatin e 8-të… 21 Janar 2042!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Kryeministri e nisi punën me përkujtimin e ngjarjeve të 21 janarit të 31 viteve më parë- disa karafila në bulevardin kryesor të kryeqytetit për të përkujtuar humbjen e jetës së 4 protestuesve në protestën më të qetë që ka njohur Shqipëria në 130 vjet jetë si shtet.

Përkujtimorja u shoqërua me një lidhje live në metavers ku komentuesit jo vetëm mund të shprehnin pakënaqësinë për mos zbardhjen e krimit dhe mos ndëshkimin e fajtorëve, por mund të kontribuonin duke dhuruar para të cilat do të shkonin për pagesën e një kompanie të huaj avokatie!

Pyetje: Kur do të zbardhet kjo ngjarje? Ju tani jeni në mandatin e 8-të. Edhe sa mandate ju duhen për të zbardhur 21 janarin e vitit 2021?

Përgjigje: Qeveria, siç mund ta di babai yt se nga foto po më dukesh i vogël, e ka bërë punën e vet këtu e 25 vjet të shkuara me reformën në drejtësi, reformë që u bë me nismën time personale. Kjo reformë që sapo mbushi 3 dekada, patjetër që nuk është perfekte, patjetër që mund të ishte bërë më shumë, por ama duhet durim, durim sepse kjo është e vetmja rrugë që kemi.

Trazirat nuk i shërbejnë askujt. Ne kemi besim që kompania e huaj që kemi kontraktuar ka ekspertët më të mirë për rihapur këtë plagë që ende nuk ka zënë kore. Ju ftoj të kontribuoni edhe ju me aq sa keni mundësi se makinën që paske postuar në foton e profilit e paske fringo të re.

Pyetje: Kur do të mbaroj unaza e madhe e Tiranës?

Përgjigje: Sot këtu jemi për një temë tjetër. Unaza e madhe është vepra më e madhe që vetëm ti nuk e shikon. Po të ishte në dorën time do ta mbaroja tani me sustë, por ka një ndryshim të madh mes shtypjes së tastës së kompjuterit dhe rregullimit të çështjeve të pronësisë, të legalizimit, të fondeve që nuk bien nga qielli, të gjyqeve që po përballojmë se kompanitë nuk janë paguar në kohë etj etj. Durim i dashur. Nuk të kushton asgjë.

Pyetje: Ah ti e ke në terezi o vlla, për ty paska qenë kjo jetë…

Përgjigje: Jo i dashur, të ishte për mua në planin personal, do të merresha me punët e mia, dhe nuk do ua kushtoja njerëzve ditën dhe një pjesë të natës prej kur s’mbahet mend, por bashkë kemi nisur disa projekte e programe ambicioze vetëm 3 dekada më parë, dhe nuk mund t’i lemë dot në mes të rrugës! Janë gjëra që vendeve të tjera u janë dashur qindra vite për t’u konsoliduar dhe ne, dhe për këtë jam gati të vë bast me ty dhe me këdo se, ne do t’i arrijmë dhe do t’i kalojmë vendet e BE-së brenda njëqindvitëshit të parë! Këtu do të jemi dhe do të shohësh dhe do të më japësh të drejtë. Vetëm durim! Të përshëndes!

Pyetje: zoti Kryeministër kur do të futemi në BE?

Përgjigje: Kjo nuk është pyetje për mua. Ne jo vetëm i kemi bërë “detyrat e shtëpisë”, por kemi bërë shumë e shumë më tepër se ç’na është kërkuar. I kemi bërë për veten tonë, për shtëpinë tonë të përbashkët. Por këtë pyetje i dashur shko dhe bëja atyre në Bruksel.

Madje organizo shokët dhe mos u mjafto me parrullat digjitale këtu, por shko dhe bllokoi hyrjen Këshillit Europian që të kuptojnë se nuk mund të tallen me një popull dhe një vend pafundësisht! Dhe tani po shoh që ti jetoke në Bruksel. Po të isha si ti, do të lija çdo punë dhe do të merresha me protestën. Mos harro se kudo që të shkosh, çfarë do që të bësh ti je shqiptar. Dhe si shqiptar i detyrohesh kaq pako gjë Shqipërisë. Shko dhe pyeti siç më pyet mua: kur do të futet Shqiperia në BE?!

Pyetje: A keni besim se drejtësia do ta thotë fjalën për 21 janarin, por edhe për çështjet e tjera të korrupsionit të madh të bërë deri në vitin 2013, vit kur ju erdhët në pushtet? Je i madh!

Përgjigje: Faleminderit për saktësinë. Deri më tani po thoja qe kemi vetëm 3 dekada në pushtet, dhe siç e shkruan me saktësi dhe te falenderoj shumë për këtë, ende nuk janë mbushur 3 dekada, janë edhe plot 365 ditë deri sa të mbushen 3 dekada. Unë jam i fokusuar te programi ambicioz që kemi shpallur, dhe jam shumë besim plotë se në vitin jubile të ardhjes në pushtet, do t’i kemi dhënë fund ndërtimeve pa leje, do t’i kemi dhënë fund historisë së qeseve e plehrave do t’i kemi dhënë fund gjurulldisë me shërbimet digjitale, do të mbarojmë fazën e tretë të etapës së 7 të lotit 6 të unazës së kryeqytetit, do të kemi bërë edhe shumë e shumë punë të tjera. A kam unë besim te drejtësia?! Besim unë kam vetëm te vetja ime. Duhet durim.

Unë jam durimplotë se drejtësia do të zbardhë jo vetëm korrupsionin e madh të bërë para vitit 2013, por do të gjej edhe atë individin e papërgjegjshëm që publikoi para një jave listën e passwordeve të qytetarëve të xhevahirit të shërbimeve tona, të e-albania. E ftoj prokurorinë ta gjej këtë individ të papërgjegjshëm dhe me këtë rast i kërkoi liderit veteran të opozitës Lulzim Basha të mos politizojë një çështje teknike se nuk do të shkojë gjëkundi me këto protesta të mëdha dixhitale! Si përfundim i dashur komentues anonim po të them dy fjalë dhe nuk i kam vetëm për ty. Prej meje kërkohen shumë gjëra, dhe do t’i bëj të gjitha, prej teje kërkohet vetëm një gjë: Durim! Bashkë do ja dalim! Bashkë do t’i japim fund tranzicionit!

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In