• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Lulzim morgu” përshkallëzon akuzat: Duhet të ndryshojmë urgjentisht këtë kurs katastrofik të menaxhimit të Covid-19! Sapo të marrim qeverinë do të jeni të sigurtë me… morge të rinj

24/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
“Lulzim morgu” përshkallëzon akuzat: Duhet të ndryshojmë urgjentisht këtë kurs katastrofik të menaxhimit të Covid-19! Sapo të marrim qeverinë do të jeni të sigurtë me… morge të rinj
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzimi ka organizuar një tryezë me disa mjekë zara të partisë që shikojnë ëndrra me karrige dhe këto i’u ofron mashtruesi i opozitës, kur thotë se të gjitha vendimet që janë marrë gjatë pandemisë janë politike kurse ai do marrë vendime “shkencore”, si specialist në fushën e gënjeshtrave dhe e paftyrësisë që e karakterizon.

Ai thekson se problemi qëndron pasi qeveria po fshihet në këtë pas një qëllimi politik duke mos rritur testimet dhe duke mbajtur të ulëta numrin e infeksioneve e viktimave.

Për Bashën kushdo ka përgjegjësi, por ai garanton se sapo ajo të marrë drejtimin e qeverisë do të nxirren direkt përgjegjësitë ligjore, politike e morale.

“Problem është që fshihen në këtë moment pas diçkaje shumë të rëndë, domethënë po fshihet pas një qëllimi politik për ti mbajtur të ulët numrin e infeksioneve, numrin e viktimave për të justifikuar një veprim kriminal që është mos rritja e numrit të testimeve dhe kanalizimi i çdo shpenzimi buxhetor vetëm për shëndetësinë në këtë moment, përndryshe ju e shikoni si po shkojnë numrat. Çfarë tjetër duhet të presim?

Sa njerëz duhet të vdesin përpara se të ndryshojmë urgjentisht këtë kurs katastrofik të menaxhimit dhe kjo nuk ka lidhje me mjekët, as me komitetin e famshëm të ekspertëve.

Kjo ska lidhje fare sepse këto janë vendime politike. Buxheti, prokurimet e kiteve, mbështetja e mjekëve, angazhimi i mjekëve të familjes, krijimi i reparteve mobile për pacientët ambulatorë, përgatitja e spitaleve rajonale, që s’do të thotë thjeshtë të jenë shtretër por do të thotë edhe aparatura, dhe mundësi për të bërë diagnozën e tyre. Këto janë të gjitha vendime politike, janë përgjegjësi qeveritare, nuk janë përgjegjësi e mjekëve sepse të pyesësh mjekët a janë të kënaqur me mbështetjen që kanë. Sigurisht që jo.

Do ketë kohe për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore. Do ketë dhe një kohe për të nxjerrë përgjegjësitë morale apo politike. Tani është momenti për të marrë përgjegjësitë me të cilat vjen detyra që ke përsipër, si mjek, si infermier, si mësues , si punonjës i policisë, si kryetar i opozitës dhe mbi të gjitha si kryeministër. Secili ka përgjegjësitë e veta në këtë betejë, askush nuk fshihet dot pas përgjegjësive të tjetrit dhe nuk ka gjë më kriminale se të fshihesh pas përgjegjësive të atyre që po sakrifikojnë gjithçka edhe jetën.

Më vjen keq që jemi akoma në këtë fazë ku kërkohet që përveç kurajos së tyre profesionale tju kërkoj dhe kurajon qytetare dhe intelektuale qe nuk ju ka munguar asnjëherë, por me kurajon dhe profesionalizmin tuaj do bëjmë gjithçka që kjo të ndryshoje dhe qe mos te gjendemi kurrë me ne një situatë që dhe në kulmin e kërcenimit ndaj jetës, ju të jeni kaq të braktisur nga qeveria dhe me pasojat që sjell kjo për shëndetin e qindra qyterarëve tanë, për këtë të jeni të sigurtë.

Do keni mbeshtetje totale, të menjëhershme siç e kam deklaruar dhe që është produkt i punës së përbashkët në dialog me ju, me paketat për rrogat për mjekët dhe infermierët në nivelet të paktën minimale që ka rajoni.

Natyrisht ky ështe veç hapi i parë pasi hapi kryesor është përmirësimi i kushteve të punës e cila kërkon një reformë të thellë, shumë të vonuar, por që do ta kryejmë. Të ndertojmë një sistem ku dhe pacienti të shërbehet pavarësisht prej mundësive apo pamundësive ekonomike.

Edhe infrastruktura spitalore të mos i lë gjë mangut infrastrukturës mesatare të rajonit, ku edhe mjeket dhe infermierët shqiptarë të kenë dinjitetin që sot u mungon qoftë në kuptimin financiar qoftë në kuptimin e kushteve të punës dhe sigurisë që kanë për të sotmen e të nesërmen”, tha Basha, që kur ishte nue pushtet i la spitalet me Saliun dhe Vasilin si bordello ku vetëm mund të shurroje.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In