• Kontakt
Friday, September 25, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Luftë bërrylash për një rrogë”, Kulluri shpërthen ndaj PD dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Presin se mos iu bie ‘lotaria’! Do këndojnë ‘të ka Luli shpirt, të ka Luli xhan’!

23/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
“Luftë bërrylash për një rrogë”, Kulluri shpërthen ndaj PD dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Presin se mos iu bie ‘lotaria’! Do këndojnë ‘të ka Luli shpirt, të ka Luli xhan’!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të përjashtuarit nga lista e kandidatëve për deputet të PD për zgjedhjet e 25 qershorit nuk i kanë kursyer kritikat ndaj Komisionit të Vlerësimit.

Nisur nga komenti i ish-deputetit Romeo Gurakuqi, i cili shpërtheu dje ndaj anëtarëve të këtij komisioni, ka ardhur edhe reagimi i fortë i ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri.

Kulluri thotë se ky është një debat i kotë. Kjo sepse përgjegjësit e vërtetë të listave, sipas Kullurit nuk janë anëtarët e komisionit të vlerësimit, por vetë kryedemokrati Lulzim Basha.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar e quan komisionin një artificë të krijuar dhe jo të vetëkomanduar. Ai thotë se kryedemokrati premtoi në 2017 se nuk do të vendoste më për listat e drejtueseve politikë në qarqe, por gënjeu shton ai, referuar emrave që u bën publik një ditë më parë.

Reagimi i plotë në Facebook:

Askush nuk ka pse i kerkon llogari askujt!

Debati qe ka nisur prej 3 muajsh brenda PD per perzgjedhjen e kandidaturave nga Komisioni “Luli-Ruli” eshte nje debat i kote. Halim Kosova apo Romeo Gurakuqi te cilet kane leshuar akuza te renda per anetaret e ketij komisioni te pavlere ne vetvete kane ngaterruar objektiv. Se pari sepse vete nuk legjitimohen per disa arsye. Keta dy ish deputete te Republikes se Re ishin pjese e humbjes se turpshme te 2017 dhe dorezimit pa kushte te bashkive ne 2019. Dhe nuk folen asnje fjale as per listen e ores 12 pa 5 te nates te 2017 dhe as per faljen e pushtetit vendor ne tavoline! Mjaftonte “te ishin ne taven e Bashes”, pavaresisht se jane propozuar dy platforma per te shmangur degradimin demokratik te PD ne 2017 dhe nje statut per te demokratizuar partine ne Kuvendi e 2018! Heshten dhe kaq! Ndersa tani ankohen per vendimet subjektive te disa zgjatime artificiale te Bashes ne ate komision qe pastron me duart e veta listat qe i ben tjeterkush!

Se dyti, komisioni eshte nje artifice e krijuar dhe jo i vetekomanduar! Nese do ishin parimore duhet te flasin per arkitektin e komisionit dhe jo punetoret e krahut te tij! Ky instrument genjeshtar qe nuk dihet ende nese ben perzgjedhje formale apo politike, pra eshte vetem nje artific per te ti hapur rruge perseritjes se 2017. Ku ka paqartesi, mbizoteron subjektiviteti. Mjafton te shihet vendosja e drejtuesve politike te fushates pa vendim te Kryesise apo Keshillit Kombetar pa paragjykuar emrat e tyre, per te kuptuar se premtimi i Bashes ne 2017 “se kjo eshte hera e fundit qe kryetari vendos per listen” eshte nje genjeshter e perseritur! Dhe as per kete fakt, “rebelet e rinj” nuk po thone asnje fjale.

I gjithe debati me pak fjale eshte nje debat per nje vend pune ne parlamentin e ardhshem! Ashtu si gjithe te tjeret qe presin ne heshtje se mos “u bie llotaria” ne liste fituese apo administrate nese fitohen zgjedhjet, c’ka e shnderron fazen finale te pritjes 4-vjecare ne nje gare per nje vend pune!

Por politika eshte mision dhe jo lufte berrylash per nje rroge! Ndaj mire eshte qe kushdo qe ne flet si i rrevoltuar per padrejtesi apo perzgjedhje okulte eshte me mire te heshte! Duhet te presin pa dinjitet nese shumica e votuesve do u jape voten qe te marrin nje rroge pas 25 prillit, apo do bejne xhiro rreth kryeministrise duke kenduar kete here jo himnin e stonuar por “te ka Luli shpirt, te ka Luli xhan”!

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In