• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LSI në pikiatë, tjetër sondazh e nxjerr në kuotën e 2 për qind të votave, largimet e anëtarëve fundosin partinë e presidentit

21/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
LSI në pikiatë, tjetër sondazh e nxjerr në kuotën e 2 për qind të votave, largimet e anëtarëve fundosin partinë e presidentit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po bie në pikiatë. Sondazhet e publikuara në media po tregojnë se partia e Kryemadhit nuk do ta ketë të lehtë më 25 prill.

Një sondazh i pak ditëve më parë u publikua nga “Piepoli”, ku LSI kuotohej në nivelin 2-4 për qind nëse zgjedhjet do të mbahen sot. Ky sondazh solli shumë debate mbi besueshmërinë e tij, ndërsa dje ka dalë në media një tjetër sondazh. “ABC News” publikoi një sondazh të kompanisë “Source”.

Edhe sipas këtij sondazhi LSI është në pikiatë. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e nga përgjigjet rezulton se PS ka 29% të votave të shqiptarëve, PD 15% dhe LSI 2%. Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri. Nga anketimet e sondazhit zbulohet se shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin e tyre politik. Ndërsa për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas. Ndërkohë tani bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës. 42.5% e shqiptarëve deklarojnë se bindjet e tyre politike janë më afër qendrës.

Ndërsa 24.6% thonë se janë majtas dhe 14.2% janë djathtas. Gjithashtu sondazhi tregon edhe disponimin momental të shqiptarëve se kë preferojnë politikisht. Sipas sondazhit, është një politikan i majtë që mbetet i preferuar për shqiptarët. Edi Ramës i besojnë 19% shqiptarët kundrejt Lulzim Bashës 6.1%. Sipas këtij sondazhi edhe pëlqyeshmërinë për qytetarët vijon ta këtë Rama me 46.4%, pas tij Erion Veliaj 41.9%, Sali Berisha 30.9%, Lulzim Basha 26.3% dhe në fund Ilir Meta 17.7%.

Edhe te sondazhi i pak ditëve më parë LSI dhe Ilir Meta ishin më pak të kuotuarit. Edhe pse 4 muaj para zgjedhjeve sondazhet nuk janë shumë të saktë, deri diku tregohet trendi. Pavarësisht se PS rezulton fituese kemi një numër të madh të pavendosurish që do të vendosin fatin e zgjedhjeve, nga ana tjetër LSI duket se ka një rënie drastike. Në zgjedhjet e 2017 ajo mori 14.2 për qind të votave ndërsa zbritja në 2 për qind e bën më tepër se minorancë pasi nuk kalon as pragun prej 3 për qind.

Largime nga LSI

Përtej sondazheve edhe në përditshmëri duket se LSI po braktiset nga anëtarët. Pak ditë më parë u shkri dega e Njësisë numër 2. Kreu i kësaj njësie, zoti Elez Gjoza ka kaluar tek PS. Zoti Gjoza ka qenë ish-administratori i Njësisë nr 2, ndërkohë që është bërë pjesë e socialistëve me një firmë që e anëtarësoi zyrtarisht në Partinë Socialiste. Njësia nr 2 në Tiranë ka patur rezultatin më të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në kryeqytet, por me këtë lëvizje tronditet seriozisht, pasi shkërmoqet.

Por shkrirja e degës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në njësinë numër 2 në Tiranë nuk është e vetmja, pasi kohët e fundit janë shkërmoqur, duke u shkrirë edhe katër degë të tjera në kryeqytet dhe disa në rrethe. Kështu shkrihet dega e Njësisë 2, pas LSI në Farkë, në Vaqarr, në Njësinë nr. 3 dhe në Njësinë nr 11 në Laprakë. Kjo do të thotë se kur ka mbetur fare pak kohë deri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, dy njësitë e Lëvizjes Socialiste për Integrim që janë më të forta, 11 dhe 2 janë shpërbërë totalisht.

Ndërkohë gazeta ka mësuar se janë shkërmoqur edhe disa degë të partisë së Kryemadhit edhe në rrethe. Mirëpo kjo nuk është e vetmja goditje që po merr LSI, pasi kësaj partie i ka nisur hemorragjia edhe në nivel anëtarësish dhe militantësh. Gazeta ka mësuar se në qytetet si Kolonja, Leskoviku, Libohova, Përmeti, Tepelena, Këlcyra, Gjirokastra, Vlora dhe Saranda është përfshirë nga një eksod i madh, ku shumë anëtarë të partisë së presidentit Ilir Meta kanë janë larguar nga kjo parti, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Mirëpo, burimet thanë se në ditët e ardhshme do të ketë edhe largime të tjera, ku pritet që PS-së t’i bashkohen edhe të tjetër anëtarë të LSI edhe në qytetet të tjera të vendit. Në media apo flitet se dhe disa ish-deputetë kanë kaluar me PS.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In