• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lojë e fortë për Kushtetuesen, KED shtyn vendimin për listat që do i shkojnë Presidencës, asnjë lëvizje në mbledhjen e sotme

21/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Debate në Kuvend për vetingun, mazhoranca e pakënaqur me ritmin e KPA, kërkohet komision për të analizuar punën e institucioneve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vijojnë lëvizjet e forta në prapaskenë sa i takon ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse ambasadorja Yuri Kim ka dërguar disa herë mesazhe se gjykata duhet të jetë gati brenda vitit, nga KED po jepen sinjale se mund të ketë dhe vonesa.

Momentalisht në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi janë dy vakanca që i takojnë presidentit, ajo e datës 22.11.2019 dhe ajo e datës 29.09.2020. Sipas të dhënave nga mbledhjet e KED, për vakancën e vitit 2019, procesi është mbyllur tërësisht. Janë kualifikuar për këtë vakancë Altin Binaj dhe Sonila Bejtja.

Zoti Binaj u zgjodh nga Kuvendi të enjten si anëtar dhe kjo do të thotë se presidenti duhet të zgjedhë zonjën Bejtja. Ende nuk dihet se përse KED nuk ka marrë një vendim për këtë vakancë. Sa i takon vakancës së dytë deri më tani janë kualifikuar: Altin Binaj; Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo. Sa i takon kësaj vakance, KED po pret dhe vendimet gjyqësore. Për shembull, kandidatja Zhaklin Peto u kthye në garë.

KED duhet të marrë një vendim për të apo dhe emra të tjerë që mund të fitojnë në Apel. Më pas duhet të bëhen intervistat me kandidatët dhe të ketë një vendim për emrat që do shkojnë në Presidencë. Më pas presidenti duhet të zgjedhë një mes tyre dhe të bëhet ceremonia e betimit. Pra jemi 10 ditë larg datës 31 dhjetor, afat i vënë nga SHBA dhe sinjalet janë se mund të kemi vonesa. KED do të mblidhet sot dhe kur pritej që të merrej një vendim për vakancat, bëhet me dije se në mbledhje do të bëhet vetëm miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të fundit.

Ultimatumi amerikan

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim të enjten përshëndeti votimin e anëtarit të 5-të të Gjykatës Kushtetuese Altin Binaj. Kim u shpreh se KED duhet të veprojë shpejt që të dërgojë emrin te Presidenti në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale. Deklarata e Kim ishte dhe një mesazh se nuk do lejohen pazaret e KED me presidentin për dy vakancat e mbetura. “Lajm i madh, Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria tani ka nevojë për një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve tek presidenti sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është një arritje madhore, e cila do ta lëvizë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit dhe Parlamentit”, tha Kim. Ndër të tjera Kim theksoi se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, ndërsa theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. “Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po bën përparim hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë.

Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht dëshirën e njerëzve të Flamurit të Shqipërisë për një sistem gjyqësor që është transparent, i drejtë dhe plotësisht funksional”, tha ambasadorja. Pra amerikanët kanë dhënë mesazhe të vazhdueshme gjatë gjithë këtij muaji dhe tashmë topi ka kaluar në Presidencë. Një vit më parë ishte Meta që hyri në konflikt me Kuvendin dhe Presidencën dhe mbetet të shihet se si do të vijohet këtë vit. Por fakti që po hasen vonesa tregon se në prapaskenë po luhet lojë e fortë, kjo pasi presidenti kërkon që të ketë të besuarit e tij në Kushtetuese.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In