• Latest
  • Trending
  • All
Letra prekëse për Koço Devolen: Duhet të ikje, o mik, që ne ta kuptonim se kush na la

Letra prekëse për Koço Devolen: Duhet të ikje, o mik, që ne ta kuptonim se kush na la

18/11/2023
Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare aktorja e njohur

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare aktorja e njohur

23/11/2023
Brad Pitt/ Postimi i fshirë i djalit për ditën e babait: Gëzuar ditëlindjen për ty njeri i tmerrshëm, njeri i klasit botëror…

Brad Pitt/ Postimi i fshirë i djalit për ditën e babait: Gëzuar ditëlindjen për ty njeri i tmerrshëm, njeri i klasit botëror…

23/11/2023
Kur dalin biletat në shitje të “Euro 2024” dhe dy anët e shortit të 2 dhjetorit për Shqipërinë

Kur dalin biletat në shitje të “Euro 2024” dhe dy anët e shortit të 2 dhjetorit për Shqipërinë

23/11/2023
Po të kaloj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”! Zbardhen të tjera përgjime nga Sky: Si u përfshi emri i këngëtares nga Erzen Breçani me të birin?!

Po të kaloj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”! Zbardhen të tjera përgjime nga Sky: Si u përfshi emri i këngëtares nga Erzen Breçani me të birin?!

23/11/2023
Biseda e pabotuar mes Kadri Roshit e Luftar Pajës… Sot ai do thoshte: Eja më puth në prapanicë o Sali

Biseda e pabotuar mes Kadri Roshit e Luftar Pajës… Sot ai do thoshte: Eja më puth në prapanicë o Sali

23/11/2023
Sotiraq Bratko: Bukuroshet e Tiranës dhe prapaskenat me Elvira Diamantin

Sotiraq Bratko: Bukuroshet e Tiranës dhe prapaskenat me Elvira Diamantin

23/11/2023
Oligarku Renis Tërshana i kompanisë R&T miliona euro TVSH fiktive! Mashtronin subjektet importuese me blerjet me ndihmën e gjobaxhive të Redi Vasilit

Oligarku Renis Tërshana i kompanisë R&T miliona euro TVSH fiktive! Mashtronin subjektet importuese me blerjet me ndihmën e gjobaxhive të Redi Vasilit

21/11/2023
Ikona e festivaleve të viteve ’90 feston sot 69-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilën këngëtare shqiptare bëhet fjalë

Ikona e festivaleve të viteve ’90 feston sot 69-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilën këngëtare shqiptare bëhet fjalë

19/11/2023
Ermal Hadribeaj mbron titullin kampion me flamurin kuqezi, merr përshëndetje speciale nga Mike Tyson

Ermal Hadribeaj mbron titullin kampion me flamurin kuqezi, merr përshëndetje speciale nga Mike Tyson

18/11/2023
Kjo është “Molla e Kuqe” që të gjithë flasin për të por pak e dinë saktësisht se ku është

Kjo është “Molla e Kuqe” që të gjithë flasin për të por pak e dinë saktësisht se ku është

18/11/2023
Së shpejti në Tiranë do ndërtohet një stadium 40 mijë vendesh! Do jetë ndër më të bukurit në Europë

Së shpejti në Tiranë do ndërtohet një stadium 40 mijë vendesh! Do jetë ndër më të bukurit në Europë

18/11/2023
I fali 18 tradhti bashkëshortore Rooney-t, historia e pabesueshme e partneres së ish-sulmuesit

I fali 18 tradhti bashkëshortore Rooney-t, historia e pabesueshme e partneres së ish-sulmuesit

18/11/2023
  • Kontakt
Monday, December 4, 2023
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Letra prekëse për Koço Devolen: Duhet të ikje, o mik, që ne ta kuptonim se kush na la

18/11/2023
in Aktualitet, Nostalgji
A A
Letra prekëse për Koço Devolen: Duhet të ikje, o mik, që ne ta kuptonim se kush na la
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Bota na është varfëruar…

Na ike në prag të një Vitit të Ri… Lajmi na hidhëroi, na nxiu, na ngrysi. Ky ishte vetëm reagimi i parë, se më pas ne, me të kujtuar çaste të bukur nga jeta me ty, nisëm të qeshnim përsëri… Mbase kështu duhen përcjellë artistët e vërtetë të humorit, ata, që si ti, lindin njëherë në 200 vjet.Ja, ti je nga ata të paktët, nga ata të rrallët, që vajtohen me gaz në buzë. Ashtu të vajtuam. Sa zili ta kemi ikjen!

Kur mund t’i bëhet njeriut zemra mal kur i ikën një mik i shtrenjtë?! Duket si prapësi, por ja që ndodhi me ty! Gazetat, kanalet televizive, të parët e vendit, të gjithë të kishin në gojë. Ishte një ikje e bujshme e jotja, Koço. U krijua një det i gjerë, një oqean me shfaqje dashurie. Dukej si festë e çuditshme… Ne pamë mrekullinë.

Gjynah, që njeriu nuk e gëzon ikjen e tij! Dhe ky oqean dashurie nuk ishte i shtirur, apo i organizuar.

Ndofta ngaqë u kujtuam, u kujtuam se çfarë po humbnim.

Shohim telefilmin tënd “Milioneri” me atë hallexhiun që po i bëhen 30 vjet që kërkon dhe nuk po i rikthehen pronat që ka patur. Sa bukur tingëllon graviteti i temës, loja jote e gjallë!… Asnjëri nga ne, artistët që lëvruam satirën, deri më sot nuk ka arritur një shpërthim të tillë satirik mbi mashtrimin historik të ndryshimeve.

O Koço Devole!… Cila qe ajo hyjni që të mëkoi me ndjeshmërinë e lartë që ti t’i jepje artit tënd këtë forcë?! Cila hyjni të mëkoi me mësimin që arti duhet të ketë përmbajtje të tilla shoqërore dhe kurrë të mos bëhet shërbim për nevojat banale të të qeshurës?

Kush ta mëkoi trimërinë të zbulosh parreshtur dhe pa drojë, anët qesharake të regjimeve, të pushteteve, të kameleonizmit të politikanëve? Në artin tënd nuk mungon asnjë nga kryekrerët e vendit të shqipeve, qëkur nisi jeta mbi këtë copë tokë të dashur e qëkur filluan qeverisjet radhë-radhë.

Sa bukur tallesh ti me mitet e historisë, me datat e ngjarjeve… Mjafton të kërkosh në youtube me atë ushtarin Nazist, ku Ballisti e do që ai të dalë nga Shqipëria e çliruar bash që atë ditë, më 28 nëntor dhe Partizani e kërcënon ta vrasë po doli nga kufiri përpara dates 29!…

Koço i shtrenjtë!… Të paktë ishit ju që i patët kthyer studiot e televizionit në punishte të bukura! Ti ishe njëri nga ata që punoi më shumë se të tjerët, për të flakur tej shtirjet propagandistike, direktivat nga lart.

Kurrë nuk u panë moderatorë, prezentatorë, që të administronin, si ti, gazin dhe brohorimat, në stadiumet dhe pallatet e sportit me katër a pesë mijë vetë, që vinin për ty dhe për të ftuarit artistë, shoqet dhe shokët e tu!

E këto ti, Koço i arrite, se e jetove jetën me nder dhe varfëri, me profesionalizëm dhe etje për kërkime!…

Duhet të ikje, o mik, që ne ta kuptonim se kush na la… Që ne nuk e kemi më mes nesh, këtë artist të kompletuar… Ja, tek filmi “Milioneri” që përmenda më lart… Teknika e skenarit, ritmi, regjia, loja e përkryer aktoriale, dëshmojnë se ti, Koço Devole, je, – jo ishe… Je, Je!

Ti je i të njëjtës racë, je anëtar i familjes së madhe të Çaplinëve dhe Beninjëve, që në një film dinjitoz ata bëjnë dhe shkrimin, dhe regjinë, dhe rolin qendror, dhe dekorin, dhe muzikën… Bile dhe afishën e filmit!…

Shpirti yt, o Koço Devole, u bëftë dritë për artistët e rinj që do të lindin mbi këtë truall të dashur!

Share203Tweet127
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare aktorja e njohur

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare aktorja e njohur

23/11/2023
Brad Pitt/ Postimi i fshirë i djalit për ditën e babait: Gëzuar ditëlindjen për ty njeri i tmerrshëm, njeri i klasit botëror…

Brad Pitt/ Postimi i fshirë i djalit për ditën e babait: Gëzuar ditëlindjen për ty njeri i tmerrshëm, njeri i klasit botëror…

23/11/2023
Kur dalin biletat në shitje të “Euro 2024” dhe dy anët e shortit të 2 dhjetorit për Shqipërinë

Kur dalin biletat në shitje të “Euro 2024” dhe dy anët e shortit të 2 dhjetorit për Shqipërinë

23/11/2023
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In