• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Le(h)si ndërron pllakën, ka “dhimbje” nga dënimi i Metës: Shkarkimi i presidentit, nga një Parlament i ndyrë, më i pisti i krejt historisë parlamentare

04/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Le(h)si ndërron pllakën, ka “dhimbje” nga dënimi i Metës: Shkarkimi i presidentit, nga një Parlament i ndyrë, më i pisti i krejt historisë parlamentare
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nikoll Lesi, pas disa sulmeve të ditëve të fundit ndaj Ilir Metës, duket se ka bërë një përpjekje “pajtimi” me të.

Ai e ka marrë në mbrojtje, duke thënë se shkarkimi i tij si president është i turpshëm.

Shkrimi i Lehsit

Ajo që po ndodh në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet, ku nuk ka njeri që nuk e di se u blenë nga mafia deri në 500 euro një votë, ku krejt shteti ishte në fushatë për Edi Ramën, ku krejt mafia hidhte dhjetëra milionë euro për Rilindjen, ku bandat punonin që dy ose tre pjesëtarë të pushtetit të dilnin me vota më shumë se sa vetë shefi i Rilindjes; ku vaksinat u përdoren për fushatë për vota, kur dhjetëra milionë euro u mbajtën nga ministri i ndërtim-shkatërrimit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj për muaj të tërë pa iu dhënë banorëve të dëmtuar, por iu kaluan në llogari tre ditë para datës 25 prill,

Kur kryebashkiakët punësuan mijëra militantë të pashkollë nëpër bashki që t’u merrnin votën; kur legalizimet punonin edhe ditën e heshtjes zgjedhore duke iu çuar me makinat e policisë nëpër shtëpi certifikatat e pronësisë për t’u marrë votat; kur drejtoritë e bujqësisë hapën thesin me tollona nafte falas për bujqit, ndërkohë që kishte vite që nuk i begeniste njeri; kur shefat e komisariateve takonin pjesëtarë të bandave të kokainës, kur Vetting-u kalonte prokurorë e gjyqtarë që punonin për Qeverinë; kur disa ambasadorë drekonin në Durrës te lokali i një të kërkuari nga Interpoli e që rrinte me deputetë të PS.

Pra kur një supermafie vodhi zgjedhjet dhe kur KAS e Kolegji Zgjedhor mbyllin sytë nga kjo supervjedhje e kur ambasadorët nuk duan shqetësime se vijnë pushimet e verës e duan të ngrohen në diell e të pjekin të papjekurat e trupit poshtë; ndodh edhe masakra tjetër: PARLAMENTI më idiot, më i ndyrë dhe më i pistë qëkur është ngritur parlamenti i parë në historitë botërore vazhdon këto ditë procedurat për shkarkimin e presidentit të Republikës.

Ilir Meta mbrohet vetë, nuk ka nevojë për mua dhe asnjëri tjetër, ndonese kam rezervat e mia për disa veprime apo më sakte thënie të tij në drejtim të sekretarit amerikan të shtetit (që as duhej t’i kishte menduar as në ëndërr); kjo nuk më bën të hesht për një ndyrësi të pushtetit dhe Rilindjes.

Një parlament jo kushtetues, një parlament me ca njerëz pa integritet nga radhët e gjoja opozitës, ose më saktë ca idiotë të lindur; një parlament që e ka mbaruar misionin e tij kalimtar pasi kemi parlament të ri nga 25 prilli, pra kurrsesi nuk mundet të mblidhet e të vendosë për fatin e Kryetarit të Shtetit.

Në këtë rast nuk është në lojë vetëm dinjiteti i Ilir Metës, por i shtetit shqiptar.

Nëse Rilindja donte ta shkarkojë le ta bëjë me parlamentin e ri në shtator, ndonëse me vjedhje e blerje por prapë mbetet parlament që ka opozitë politike e përfaqësuese.

Kjo do të rriste kredibilitetin e shtetit, dhe të qeverisë e do isha dakord që gjykata kushtetuese në këtë katrahurë përplasjesh të përcaktonte më mirë dhe në mënyrë kushtetuese kompetencat e Presidentit, edhe në muajin e fushatës elektorale.

Kjo do përcaktonte vijat e kuqe dhe ato te ndërprera se deri ku lejohet hapi i çdo presidenti.

Pra me parlamentin e ri, e jo me këtë të ndyrin, dhe nëse nuk arrinte prapë qeveria apo edhe vetë parlamenti ta shkarkoje, të kërkojë nga gjykata kushtetuese të japë vendim për kompetenca të prera të Kryetarit të Shtetit. Thjesht përcakton qartë që palët të mos përplasen me një President tjetër, pas Metës.

Këtë mund e duhet të bëjë Gjykata Kushtetuese që të mbrojë nderin e shtetit shqiptar.

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In