Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook” ka dhënë një lajm të hidhur për familjen e tij.
Deputeti ka ndarë me ndjekësit ndarjen nga jeta të nënës së tij.
“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila la qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese. Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.
Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.
Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!”