• Kontakt
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kuvendi nuk humb kohë, miratohet pakti me Bill Gates, zbardhen detajet si do të merret vaksina anti-covid nga miliarderi amerikan

24/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Kuvendi nuk humb kohë, miratohet pakti me Bill Gates, zbardhen detajet si do të merret vaksina anti-covid nga miliarderi amerikan
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pasi ka shkuar në Parlament marrëveshja për vaksinën kundër Covid-19, komisionet parlamentare kanë nisur me miratimin e paktit me miliarderin amerikan Bill Gates.

Dje u mblodh Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Politikës së Jashtme, ku si temë diskutimi kishin marrëveshjen mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Aleancës Gavi, e cila financohet nga miliarderi amerikan. Të pranishëm në komision për prezantimin e projektligjit ishte zëvendësministri i Shëndetësisë Albert Nikolla dhe sekretarja e përgjithshme e ministrisë, Geraldina Prodani.

Zëvendësministri Nikolla u shpreh se, kjo nismë shkon në të njëjtën linjë me përpjekjet dhe menaxhimin e situatës së pandemisë nga qeveria shqiptare. Ai deklaroi se në kontekst më të gjerë shkon paralel me hapat e Komisionit Europian për sigurinë dhe hapat e vendeve të tjera të Europës, duke ruajtur hapat dhe ecurinë sipas kritereve shkencore dhe jo ato ideologjike. Sipas zv.ministrit vaksina kundër Covid-19 do të jetë fillimisht për shtresat vulnerabël dhe për bluzat e bardha, që sipas tij janë në vijën e parë të luftës.

“Kjo vaksinë në këtë masë që do të jetë do të shkojë direkt për personat më vulnerabël dhe personat që janë në linjën e parë të luftës për Covid19”, tha Nikolla. Ndërsa sekretarja e përgjithshme e ministrisë, Geraldina Prodani u shpreh se iniciativa është e OBSH-së dhe e vendeve të BE-së, për t’iu përgjigjur bashkërisht situatës. Ajo theksoi se për këtë vaksinë ka një kërkesë globale prej 2 miliardë dozash. “Covax nënkupton mbledhjen e të gjithë shkencëtarëve, vendeve, kompanive dhe bizneseve për të siguruar vaksinën antiCovid, përballë kërkesës globale në 2 miliardë doza”, u shpreh Prodani.

Gjithashtu ajo shtoi se falë pjesëmarrjes, procedurat e tenderimit do të bëhen nga vetë instrumenti “Covax”, e se në fund të dhjetorit pritshmëritë janë që do të ketë një vaksinë, e që me anë të këtij instrumenti ne do ta sigurojmë në kohë atë. Pas diskutimeve, Komisioni i Jashtëm e miratoi këtë projektligj. Po ashtu, marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Aleancës Gavi u diskutua edhe në Komisionin e Ekonomisë.

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë prezantuan para deputetëve të komisionit marrëveshjen, ku sqaruan rëndësinë që ka miratimi i saj. Pas diskutimeve dhe pyetjeve, anëtarët e Komisionit të Ekonomisë e miratuan këtë marrëveshje. Ndërkohë që ditën e hënë, marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Aleancës Gavi do të diskutohet edhe në Komisionin e Ligjeve, i cili është komision për dhënie mendimi dhe më pas në Komisionin e Shëndetësisë, i cili nën përgjegjësinë e komisionit përgjegjës do të diskutojnë mbi këtë dhe më pas pritet ta miratojnë.

Ja si do merret vaksina nga Gates

Vaksina kundër korovavirusit do të sigurohen nga Aleanca Gavi e cila financohet nga fondacioni i Bill dhe Melinda Gates. Këshilli i Ministrave ka kërkuar që të blejë një milion e njëqind e dyzet mijë doza vaksine anti-covid duke nënshkruar një marrëveshje me “Covax Facility”.

Ajo ka prenotuar sasinë e vaksinave që nevojiten për 20% e popullsisë. Sipas aktmarrëveshjes që është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, një person do të marrë dy doza vaksine dhe sasia prej 1.14 milionë dozash do të shërbejë për rreth 570 mijë shqiptarë.

Shuma totale që Shqipëria po i jep Covax është 3.99 milionë dollarë, një shumë parash do të rrijë e “ngrirë” nga pala shqiptare deri në zbulimin e vaksinës, pasi në marrëveshje është vendosur si klauzolë që vaksina do të merret pasi të certifikohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shqipëria i është bashkuar kështu vendeve të varfra të Europës dhe mbarë botës, për të siguruar në kohë dozat e vaksinës, nëpërmjet Fondacionit Gates ndërkohë që vendet e pasura kanë rezervuar miliona doza.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In