Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Parlamentit për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Ai ka ironizuar deputetin e listës “Basha” Selami Jenishehri, i cili herë pas here bën xhiron e rrjeteve sociale me deklaratat e tij.
“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!”, shkruan Ilir Meta teksa shpërndan deklaratën e deputetit të Lulzim Bashës i cili tha se:
“Koalicion ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjyzi, i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasyr pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje.
Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat.”, tha Jenishehri.
Ndërsa ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili, se ka marrë me shumë sportivitet shkarkimin dhe ka reaguar ashpër ndaj largimit të Ilir Metës. Sipas Vasilit, deputetët e opozitës së re i hodhën votat sipas Edi Ramës.
“Pupacet gjithsesi nuk na zhgenjyen, i hodhen votat sipas tagjise se Edi Rames. Keqardhje e madhe, qe nje pjese te madhe te pupaceve nje perdorimsh nuk do ti shohim më.
Pupacet i moren peshqeshet e beharit dhe jane bajagi te kenaqur, ndersa shqiptaret do vazhdojne te marrin ushqime me fletoret e sevapit.
Pupacet i mbushen nja tre ore TV-te dhe ja hoqen pak ore hallin Edi Rames, po neser qe pupacet s’jane më dhe dite e muaj te gjate e presin…. ai do ta kete pisk vertet!”, shkruan Vasili.