• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kushtetuesja tallet apo nuk e ka lexuar opinonin e mëparshëm të Komisionit të Venecias për bojkotin e zgjedhjeve?! VOA e nxjerr bllof : Një përpjekje e anëtarëve të Gjykatës për t’a mbajtur veten larg çeshtjeve të nxehta politike

24/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Kushtetuesja tallet apo nuk e ka lexuar opinonin e mëparshëm të Komisionit të Venecias për bojkotin e zgjedhjeve?!  VOA e nxjerr bllof : Një përpjekje e anëtarëve të Gjykatës për t’a mbajtur veten larg çeshtjeve të nxehta politike
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën në mbrëmje që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion mbi vlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të vitit 2019. Vendimi erdhi pas një seance që zgjati mbi 9 orë.

Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga një kërkesë e Shoqatës së Bashkive për shpalljen të pavlefshme të atyre zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre. Zgjedhjet u mbajtën në datën e shpallur fillimisht me dekret nga presidenti Ilir Meta, i cili tre javë para zhvillimit të tyre, më 10 Qershor, vendosi anullimin duke firmosur një tjetër dekret për organizimin e zgjedhjeve në muajin tetor.

Zoti Meta e argumentoi vendimin e tij me situatën tejet të tensionuar politike, duke qenë se opozita kishte nisur një seri protestash dhe kishte vendosur bojkotimin e zgjedhjeve vendore. Por dekreti i dytë i zotit Meta nuk u mor në konsideratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në seancën e sotme Gjykata Kushtetuese ka dëgjuar argumentat e palëve, që nga ato të vetë Shoqatës deri të argumentat e Qeverisë, Presidencës, parlamentit, apo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Secila nga këto palë, sipas vendimit të mbrëmshëm, do të ketë të drejtë të formulojë një pyetje për Komisionin e Venecias. Ato do i bashkangjiten dhe pikave për të cilat do të kërkojë sqarime dhe vetë Gjykata. Deri në një përgjigje nga Venecia, çështja në Gjykatën Kushtetuese do të mbetet pezull.

Vendimi për t’iu drejtuar Komisionit të Veneciat duket deri diku si një përpjekje e anëtarëve të Gjykatës për t’a mbajtur veten larg një çështjeje, me një ndjeshmëri të lartë politike, për më tepër që Venecia e ka trajtuar këtë temë në opinionin e saj të Tetorit të vitit 2019, duke vlerësuar ndër të tjera se “anulllimi i zgjedhjeve vendore mund të bëhet vetëm në kushtet e një situate emergjente, e madje dhe në një situatë të tillë nevojitet një bazë specifike ligjore”.

Anëtarët e Komisionit të Venecias kanë interpretuar jo vetëm dekretet e presidentit Meta, por dhe faktin se bojkoti i zgjedhjeve nga cilado forcë politike nuk mund të jetë argument për mosmbajtjen e tyre. “Bojkoti i zgjedhjeve nga partitë politike, edhe në qoftë se ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Për ndryshe, këto parti do të merrnin fuqinë për të penguar plotësisht çdo palë zgjedhje”, vërehet në përfundimet e opinionit të Komisionit të Venecias./VOA

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In