• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush po tenton t’i rehabilitoj Afrim Qëndron e skandaleve, Damian Gjiknurin që “nuk e kalon dot oqeanin” dhe “ujkun” e tenderave Bashkim Ulaj?!

22/09/2021
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
A A
Kush po tenton t’i rehabilitoj Afrim Qëndron e skandaleve, Damian Gjiknurin që “nuk e kalon dot oqeanin” dhe “ujkun” e tenderave Bashkim Ulaj?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, një lajm shumë “i trishtë” u pubikua në mediat shqiptare, Afrim Qëndro, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i zv/kryetarit të Bashkisë Vlorë. Ai u largua mesditën e sotme nga zyra, teksa u shpreh se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky pozicion.

“Unë në fakt nuk dorëzoj vetëm detyrën si nënkryetar bashkie, kam ardhur politikisht me vendim të partisë socialiste, që në 2016, si koordinator elektoral i PS për qarkun e Vlorës. E kam kryer këtë detyrë për disa zgjedhje. Unë mendoj se e kam përmbyllur më së miri. Kemi marrë rezultate zgjedhore shumë të mira”, pohoi Qëndro.

Ndërkohë mendohet se shkaqet e largimit të tij, kanë të bëjnë me thellimin e mosmarrveshjeve mes pushtetit qëndror të kryeministrit Edi Rama dhe atij qëndror të kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është shpallur “non grata” nga Partia Socialiste, pasi refuzoi të jap dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut dhe të kandidoj si deputet nën siglën e PS së Vlorës. Refuzimi i ofertës së Edi Ramës nga Dritan Leli ka një shpjegim sipas këtij të fundit, pasi kryeministri e kishte pozicionuar kryebashkiakun në pozita humbëse në listën e kandidatëve të deputetëve në Vlorë, gjë të cilën Leli nuk e kapërdiu aspak.

Thellimi i këtyre mosmarrveshjeve mes Lelit dhe Ramës, prodhuan një “kok turku”, largimin e parevokueshëm të Qëndros nga posti i zv. kryetarit, pasi ky i fundit u pozicionua majtas, sepse nuk mund të rrinte në qendër të këtij debati kurrësesi. Por Qëndro nuk është aq “engjëll” sa hiqet, pasi problemet e tij me të kaluarën dhe ballafaqimi me ligjin, nuk i ofrojnë luksin të kundërshtoj vullnetin e partisë.

Kujtojmë për lexuesin e ekskluzive.al, se Afrim Qëndro ka një “njollë në biografi”, pasi vite më parë u shkarkua nga posti i Drejtorit të Autoritetit të Rrugëve, institucion varësie të ish-ministrit Damian Gjiknuri. Shkarkimi i tij erdhi pas shpërthimit të skandalit të “DH Albania”, i cili u shoqërua në atë kohë edhe me dorëheqjen e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci.

Kompania “Dunwell Haberman” e themeluar më 25 qershor 2018 në Delawere të Shteteve të Bashkuara – e njohur si parajsë fiskale, një muaj më pas hapi degën e saj në Shqipëri, me emrin “DH Albania”. Ekstrakti i kompanisë në QKB tregon se përfaqësuesi në Shqipëri i saj, është një ish-recepsionist 28 vjeçar, i quajtur Avdjol Dobi.

Vetëm katër muaj pas regjistrimit, DH Albania u shpall fituese e dy tenderave të njëpasnjëshëm. Ajo fitoi lotin e parë të Unazës së Re me vlerë 18 milionë euro si dhe një kontratë rreth 10 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST për ndërtimin e një linje të transmetimit të energjisë për të lidhur Burrelin me Peshkopinë. Në të dy rastet, kompania rezulton të ketë dhënë ofertë sa fondi limit i vendosur dhe kompanitë që kanë qënë pjesëmarrëse nuk kanë dhënë ofertë.

Më 16 janar, Kreu i ARRSH, Afrim Qëndro ka dëshmuar për rreth 2 orë në Prokurorinë e Tiranës për marrjen e tenderit nga kjo firmë me dokumente të falsifikuara. Hetimet vazhduan më vete, Dobi nga njëra anë dhe nga ana tjetër dhjetra zyrtarë të ARRSH, OST dhe MIE u hetuan për shpërdorim detyre. Në fund hetimet arritën të provonin vetëm falsifikimin, që ishte dokumentuar që në fillim nga media dhe që u pranua edhe nga Dobi përmes avokatit të tij.

Gjykata e Tiranës gjeti fajtor të vetëm 28-vjeçarin Avdjol Dobi, administratori i kompanisë Dh Albania, për falsifikim në përfitimin e dy tenderave me vlerë totale 3.4 miliardë lekë, ndërkohë që Prokuroria pushoi hetimet për zyrtarët e ARRSH, OST dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Afera e DH Albania me Unazën e Re u mbyll vetëm me 6 muaj burg në mungesë për ish-recepsionistin Avdjol Dobi.

Pas shkarkimit të Afrim Qëndros, edhe Damian Gjiknuri u detyrua të jap “dorëheqjen” nga posti i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, edhe pse u përfol shumë në këtë skandal, që tronditi jo pak besimin në qeverinë e Edi Ramës.

Përgjigjia nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët ia kanë vënë në dispozicion zyrtarisht qeverisë shqiptare ishte se: “Kompania “DH Albania” ka falsifikuar dokumentat që vërtetojnë eksperiencën e saj në tregun ndërkombëtar dhe bilancet që ka dorëzuar pranë autoriteteve kontraktore që kanë dhënë tenderat, por po ashtu edhe firmën e Sekretarit të Shtetit të Delaware Jeffrey W. Bullock.”

Damian Gjiknuri, duke u shprehur si ministër i MIE, këmbënguli në gjetjen e përgjegjësve të vërtetë të këtij skandali, pasi edhe ai dyshonte se pas një kompanie fantazëm e cila arrin të fitoj tendera në të tilla shifra, fshihet një person i rëndësishëm dhe jo një ish-recepsionist 28 vjeçar.

“Gjurmët” e këtij skandali të çonin drejt “ujkut” të tenderave, biznesmenit të njohur Bashkim Ulaj. Pas lidhjes së kontratës me Autoritetin Rrugor Shqiptar për lotin e parë të Unazës së Re, DH Albania, dega në Shqipëri e Dunwell Haberman vendosi hapjen e një Nipti Sekondar me vendndodhje në sheshrrotullimin Shqiponja. Një mandat arkëtimi i depozituar në QKB tregon se aplikimi për hapjen e adresës së re në kantierin e punimeve është bërë nga Gener 2, përmes një juristeje të kësaj kompanie.

Aplikimi i kryer nga Gener 2, i gjendur mes dokumenteve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve nga kompania DH Albania nuk është prova e vetme që ngre dyshime se pas DH Albania dhe dy tenderave të fituar prej saj qëndron biznesmeni Ulaj. Një rreth i ngushtë prej pesë personash, të cilët kanë kryer veprime për llogari të DH Albania janë ose punonjës të Gener 2, ose të lidhur me aksionerin e saj.

Sipas burimeve konfidenciale të portalit, edhe Damian Gjiknuri “nuk mund ta kaloj dot oqeanin”, njësoj si kolegët e tij të akuzuar për afera korruptive, të cilët ose i kanë shkarkuar ose janë larguar “me dëshirë”, për të mos ikur me turp. A thua ky reflektim nga autoritetet amerikane ka lidhje me kompaninë fantazëm që fitoi dy tendera përmes falsifikimit? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por është po aq e sigurtë se falsifikimi i dokumentave në SHBA, ose mashtrimi konsiderohet krim federal, pasi ti po ndërhyn në “xhepat” e shtetasve amerikan, e si i tillë sanksionet dhe ndëshkimet janë tepër të rënda.

Por ama, ajo çfarë kemi parë deri më tani, është rehabilitimi që po i bëhet këtyre individëve me “njollë” të theksuar në biografi, të cilët sa herë munden kapin ndonjë pozicion të rëndësishëm drejtues, sikurse Damian Gjiknuri, i cili u emërua së fundi Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe u mandatua deputet, apo dhe Afrim Qëndro zv. kryetar i Bashkisë Vlorë. Ndërsa biznesmeni Bashkim Ulaj nuk do t’ia di nëse shpallet apo jo “non grata”, mjaft që të kullufis llokmat nga tepsia e pushtetit, për sa kohë drejtësia nuk zotohet të gjykojë fajtorët e vërtetë të skandaleve, por burgos 6 muaj një ish recepsionit 28 vjeçar!/Ekskluzive.al

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In