• Kontakt
Monday, January 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush po tallet me këta?! Luli dhe Moni përballë Edi Ramës në Durrës?! Sa ide qesharake!

09/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Kush po tallet me këta?! Luli dhe Moni përballë Edi Ramës në Durrës?! Sa ide qesharake!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pragu i fushatave elektorale prodhon më shumë tituj “bombastikë”, sesa zhvillime konkrete në realitet, për shkak se të gjitha palët mbajnë gjallë interesin e qytetarëve.

Jo vetëm media është e interesuar për këtë, por edhe vetë politika, e sidomos liderët kryesorë të saj. Menjëherë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të reja, nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për më 25 prill 2021, titulli i parë me “bombastik” që është emetuar deri tani është ai për garën e Durrësit.

I pari që deklaroi zyrtarisht se do të kandidonte në qarkun e dytë më të rëndësishëm të vendit, në qytetin portin e Durrësit, ishte Kryeministri i vendit: “Unë kam marrë përsipër të kujdesem për Durrësin sepse është një zonë me rëndësi të posaçme në këtë fazë kur ne na duhet të ndërtojmë aty një shembull spektakolar të ndërtimit pas gjithë asaj tragjedie “tërmetit) që kaloi Durrësi.

Është pjesa më e dëmtuar dhe pjesa më sfiduese e rindërtimit pasi aty do të duhet të bëjmë një punë shumë të madhe. Kemi ecur shumë me projektet. Janë Emiratet e Bashkuara që do të na mbështesin financiarisht dhe me ekspertizë teknike, në mënyrë që të arrimë të bëjmë diçka fantastike në Durrës.”- deklaroi Edi Rama.

Ndërsa pas kësaj, mediat vrapuan dhe nxorën lajmin: “Në selinë e PD po qarkullojnë zërat se Basha mund të shkoje të drejtojë qarkun e Durrësit për t’u perballur direkt me Ramën. Durrësi është një qark i rëndësishëm për rezultatin e zgjedhjeve për shkak të ndryshimit të shpeshtë të shifrave elektorale ndaj parashikohet një betejë e fortë në qytetin bregdetar. Beteja do ishte më shumë sesa interesante nëse dy liderët do përballeshin “kokë më kokë”.

E si të mos mjaftonte që në Durrës do përplaskan brirët dy “deshët” e politikës, mediat fusin në lojë edhe një të tretë: Monika Kryemadhin e LSI, e ajo sipas stilit të saj tha: “Po pse jo. Nuk ka asgjë të keqe, (të garoj në Durrës) është interesante.

E gjitha do të jetë në funksion të maksimizimit të votës dhe të krijimit të oportuniteteve dhe mundësive për kandidatë të rinj, për djem dhe vajza të reja, për burra dhe gra të rinj në politikën shqiptare, të cilët kanë background profesional, por dhe kanë dëshirë për të ndryshuar dhe për tu bërë pjesë e politikës dhe e vendimmarrjes”.

Sigurisht që në fund, as Lulzim Basha nuk do të kandidojë në Durrës dhe as Monika Kryemadhi, jo e jo. Për një arsye fare të thjeshtë. Ata po i mbajnë ison një teze medaitike, por kjo nuk ka lidhje me vendimin racional për garën reale. Sepse të jesh lider i një partie politike, në fund të fundit, nuk ke përgjegjësi thjeshtë për të sfiduar Edi Ramën në Durrës. Sepse, as Kryetari i PD dhe as Kryetarja e LSI, nuk janë aty për të aspiruar fitoret politike dhe elektorale lokale. Këto të kësaj radhe, janë zgjedhje të përgjithëshme parlamentare dhe jo zgjedhje për të drejtuar Bashkinë e Durrësit.

Ka qenë një taktikë e Kryeministrit për të shpërndarë qendrat e gravitetit elektoral për të kandiduar jo në Tiranë, ku ka qenë për 3 mandate kryetar bashkie dhe ka një ndikim absolut. Por kandidoi fillimisht në Vlorë si një nga bationet e PS që kishte nevojë për një mesazh të fortë përmes pranisë atje si deputet të Nr. 1 të partisë në pushtet. Ndërsa tani, në Durrës, për arsyet që ai i ka shpjeguar më së miri vetë. Ndaj, edhe Basha edhe Kryemadhi, kanë një sfidë shumë më të madhe këtë radhë, sesa ti tregojnë kundërshtarit të tyre kryesor se e mundin apo e sfidojnë dot apo jo në Durrës.

Çështja jetike për ta, është nëse do arrijnë ose jo që ta mundin Edi Ramën në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që ta rikthejnë opozitën në pushtet. Ndaj, ideja për një garë elektorale mes Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit në Durrës, është e bukur për të qenë e vërtetë mediatikisht. Por, qesharake politikisht dhe elektoralisht. /Alpenews

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

25/01/2026
Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

25/01/2026
Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

22/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In